Librazhd : Gjeli ben veze !!!!!!!!!! Nė Librazhd njė gjel ka bėrė vezė, madje dy herė mė tė madhe se veza e zakonshme. E zonja e shtėpisė Zenepe Valla tregon se Gjeli hermafrodit prej tri ditėsh qėndronte i shkėputur nga tufa. Sipas tė moshuarėve kjo ėshtė njė shenjė e ligė, qė paralajmėron fundin e botės. Nė Elbasan dhe nė trevat rreth tij, kėto ēudi po bėhen tė zakonshme.
E pabesueshme, por kėtė radhė ėshtė e vėrtetė. Nė Librazhd gjeli ka bėrė vezė, madje dy herė mė tė madhe se vezėt e zakonshme tė pulave. Ngjarja e rrallė ka ndodhur nė familjen e Llazi Vallės me banim nė njė lagje periferike tė qytetit Librazhd. Ēudia qė qėndron nė kufiijtė e irreales bėhėt akoma mė e besueshme, kur mėson se i zoti i shtėpisė ka punuar si veteriner. E zonja e shtėpisė, Zenepe Valla tregon se qė prej 3 ditėsh gjeli, qė do tė paralajmėronte mrekullinė, apo mallkimin nuk ishte mirė. Ai qėndronte i shkėputur nga tufa, "i mėrzitur" madje i turpshėm sepse e kishte "kuptuar" biseksualitetin nė vetvete, njė gjė tepėr e rrallė kjo pėr sojin e tij. Por pasi ka bredhur i vetmuar pėr tre ditė gjeli hermafrodit ka hipur nė furrik. Pasi ka bėrė vezėn tortoruese ai nuk ka zbritur qė andej. Ndoshta ka dashur tė fshehė gjurmėt pėr ēka ka bėrė, ose duke "e kuptuar" feminilitetin e tij ka qėndruar ta ngrohė vezėn pėr tė lindur zog, fenomen i shpjeguar shkencėrisht bazuar nė instiktin e riprodhimit. I zoti i shtėpisė, Llazi Valla e pėrjashton mundėsinė e kryqėzimit tė gjelit me gjela tė tjerė. "Unė jam specialist dhe askush nuk mund tė mė mbushė mendjen pėr tė kundėrtėn". Gjeli ka qėndruar i vetėm dhe ka lindur vezėn e pabesueshme, shton ai mė tej. Zenepe Valla, 65 vjeē duke shqyer sytė dhe duke shkitur faqet nga habia shprehet e alarmuar se kjo ėshtė njė shenjė e ligė qė paralajmėron fundin e botės. "Diēka e keqe do tė ndodhė. Kėshtu kanė thėnė mė tė moēmit", shton e frikėsuar e moshuara. Ndėrkohė gjeli, ndonėse me turp ka filluar tė bashkohet me tufėn. Nuk ėshtė hera e parė qė ndodhin ēudi tė tilla nė zonėn e Librazhdit dhe mė gjerė deri nė Elbasan. Pak vite mė parė u bė e ditur se nė njė fshat pranė Librazhdit, polli njė mushkė, fenomen ky i paparė dhe i padėgjuar ndonjėherė edhe pėr faktin se shkencėrisht nuk mund tė ndodhe kurrė njė gjė e tillė. Nė njė fshat tė Elbasanit 5 vite mė parė njė fėmijė ka lindur me njė krah nė mes tė shpatullės. Po nė kėtė qytet dy vjet mė parė ka lindur njė viē me dy koka, qė u shit tek disa tė huaj 25 mijė dollarė. Duke u nisur nga kėto fakte tė pabesueshme qytetarė tė ndryshėm, mes tyre dhe intelektualė, po hedhin hipotezėn se nė trevėn e Librazhdit ēudi tė tilla mund tė hasen dhe nė njerėz!. Fatos Alliu ''Korrieri''
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |