Plane tė reja pėr misionet amerikane nė hapėsirė Plane tė reja pėr misionet amerikane nė hapėsirė
Presidenti Bush paraqiti plane pėr njė seri tė re misionesh amerikane nė hapėsirė, tė cilat mė nė fund mund tė pėrfshijnė edhe fluturime nė Mars. Presidenti Bush tha se agjencia amerikane e hapėsirės NASA ka njė pėrqendrim tė ri dhe objetiva tė qarta pėr tė vazhduar eksplorimin e sistemit diellor me njė brez tė ri anijesh tė hapėsirės.
Ne zgjedhim tė eksplorojmė hapėsirėn, sepse duke bėrė njė gjė tė tillė ne pėrmirėsojmė jetėn dhe shpirtin tonė kombėtar, prandaj le tė vazhdojmė udhėtimin, tha presidenti.
Sė pari nė rendin e ditės sė presidentit pėr eksplorimin e hapėsirės ėshtė pėrfundimi i Stacionit Ndėrkombėtar tė Hapėsirės deri nė vitin 2010. Zoti Bush tha se synon tė pėrmbushė angazhimin e Shteteve tė Bashkuara ndaj 15 vendeve partnere dhe tė ripėrqendrohet nė fushėn e kėrkimeve drejt kapėrcimit tė ndikimeve tė fluturimeve me njerėz nė hapėsirė.
Mjedisi i hapėsirės ėshtė i dėmshėm pėr qeniet njerėzore. Rrezatimi dhe mungesa e forcės sė rėndesės pėrbėjnė rreziqe pėr shėndetin e njeriut dhe ne kemi shumė pėr tė mėsuar rreth ndikimeve tė tyre afatgjatė para se ekuipazhe me njerėz tė mund tė rrezikojnė nėpėr boshllėqet e hapėsirės pėr muaj tė tėrė para se tė kthehen pėrsėri nė tokė, tha presidenti.
Pėrfundimi i Stacionit Ndėrkombėtar tė Hapėsirės do tė kėrkojė qė NASA tė dėrgojė pėrsėri nė hapėsirė disa prej anijeve tė hapėsirės, tė cilat kanė mbetur nė tokė qė prej katastrofės sė vitit tė kaluar tė anijes Columbia dhe vdekjes sė ekuipazhit tė saj prej 7 astronautėsh.
Deri nė fund tė kėtij dhjetėvjeēari presidenti Bush tha se e gjithė flota e anijeve pėr vajtje -ardhje nė hapėsirė do tė ndalojė fluturimet pas njė shėrbimi prej gati 30 vjetėsh. Vendin e saj do ta zėrė njė brez i ri anijesh hapėsinore, i quajtur Automjeti i Ekuipazhit tė Eksplorimit, i cili, tha presidenti, duhet tė jetė gati pėr tu lėshuar deri nė vitin 2014.
Presidenti tha se astronautėt do ti pėrdorin kėto automjete pėr tė udhėtuar nė stacionin e hapėsirės dhe pėr tu kthyer nė hėnė ndoshta qė nė vitin 2015. Pas njė sėrė vėzhgimesh me robot nė hėnė, zoti Bush tha se astronautėt mė nė fund do tė krijojnė njė farė baze pėr kėrkime shkencore dhe njė vend lėshimesh pėr eksplorime tė mėtejshme, pėrfshirė edhe njė udhėtim nė Mars.
Nisja e anijeve tė rėnda dhe karburantit nga graviteti i tokės ėshtė njė ndėrmarrje e kushtueshme. Anijet e hapėsirės tė montuara dhe tė furnizuara nė hėnė mund tė pėrdorin shumė mė pak energji, duke ulur nė kėtė mėnyrė koston, tha presidenti.
Ndryshe nga gara e hapėsirės gjatė viteve tė luftės sė ftohtė, presidenti Bush tha se hapėsira tani ėshtė mė shumė se njė udhėtim, tė cilin Shtetet e Bashkuara synojnė ta bėjnė me vende tė tjera nė frymėn e bashkėpunimit e tė miqėsisė.
Njė gjė e tillė mund tė eliminojė njė pjesė tė konsiderueshme tė shpenzimeve tė programit, i cili vetėm gjatė 5 vjetėve tė ardhshėm do tė kushtojė 12 miliardė dollarė. Shtėpia e Bardhė thotė se pjesa mė e madhe e kėtij fondi do tė vijė nga riorganizimi i 11 miliardė dollarėve tė buxhetit tė tanishėm tė NASA-s prej 86 miliardė dollarėsh.
Rusia ka lėnė gjithashtu tė kuptohet se planifikon tė rifillojė programet pėr eksplorimin e hėnės dhe tė Marsit.
Japonia dhe India kanė gjithashtu plane pėr eksplorimin e hapėsirės.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |