Shikoni Postime te vecuara
  #5  
Te vjeter 27-01-2004, 14:07
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
AlbShkodra AlbShkodra eshte Jashte Linje
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Kluzh-Napoka, zemra e Transilvanisė

Transilvania ndoshta ėshtė provinca mė romantike dhe mė inspiruese rumune. Vetė emri i saj pėr ata qe e kanė vizituar zgjon pamje tė maleve tė larta, tė lumenjve tė pastėr, pamje nga shtėpi tė vjetra me njė arkitekturė tė veēantė, tė kishave tė ndėrtuara nga druri dhe tė katedraleve madhėshtore, tė kėshtjellave legjendare dhe tė historisė problematike...

Ndoshta kur do tė lexoni kėtė shkrim nė fillim do tė lindė pyetja se ku mė saktė gjendet Transilvania? Pėrgjigjja ėshtė: shtrihet nė pjesėn qendrore tė Rumanisė, e rrethuar me malet Karpate, tė cilat kalojnė nė mes tė kėtij shteti. Ndoshta pėr shumicėn e njerėzve Transilvania ėshtė e njohur mbi legjendėn e Grof Drakulės. Bėhet fjalė pėr legjendėn e njė sunduesi tė asaj kohe, grof Vlladi, i cili ka qenė mjaft i vrazhdė me ata qė e kanė thyer ligjin dhe i ka dėnuar ata me vdekje, ndėrsa trupat e tyre i ka lėnė tė ngulur nė hunj rreth kėshtjellės. Qė atėherė ka lindur legjenda pėr Grofin gjakpirės Drakula dhe vampirėt qė shėrbyen si inspirim nė mijėra filma dhe libra.

Qyteti mė i madh Kluzh-Napoka ( org. Cluj Napoca ) shtrihet nė njė rrafshinė nė qendrėn e Transilvanisė, nė njė largėsi prej 320 kilometrave larg Bukureshtit nė veriperėndim tė tij. Si qytete tjera tė mėdha janė Brashov dhe Sibiu, qė gjenden pėrgjatė fillimit tė shtrirjes sė pjesės jugore tė Karpateve.

Kluzh-Napoka ėshtė qendra mė e madhe urbane e kėsaj province. Bėhet fjalė pėr njė qytet prej 330 mijė banorė dhe qytet pėrplot me institucione kulturore, monumente historike dhe fetare, si dhe qytet ku punojnė mė shumė universitete dhe institute shkencore... Bėhet fjalė, siē thonė banorėt e kėtij qyteti me mburrje, pėr “gjashtė universitete”. Ndoshta shumica e tyre janė tė vogla dhe pėrbėhen vetėm prej disa fakulteteve dhe instituteve teknike, mirėpo sipas banorėve tė Kluzhit ato janė ardhmėria dhe bukuria e kėtij qyteti.

I vendosur nė rrugėn qė lidh Bukureshtin me kryeqytetin hungarez Budapest, tanimė Kluzhi ka arritur tė zhvillohet nė njė qendėr tė vėrtetė dhe tė pėrballojė izolimin gjeografik, prej ku edhe rrjedh emri i tij. Pėrkatėsisht, bėhet fjalė pėr prejardhjen e emrit Cluj. Sipas njė gjuhe tė vjetėr latine qė ėshtė pėrdorur nė kėtė regjion, fjala “cluj-clus” rrjedh prej fjalės “clusum” qė d.m.th. “i mbyllur”. Kjo pėrputhet me pozitėn gjeografike, sepse vendi ėshtė i rrethuar me njė varg malesh tė bukura. Mė vonė qyteti ėshtė i njohur edhe pėr nga emri i tij gjerman, Klausenburg, si dhe ai hungarez Koloszvar.

Kryeqyteti historik i Transilvanisė ėshtė njėherit edhe qyteti i dytė mė i madh nė Rumani, ėshtė dhe qendėr e njė regjioni tė rėndėsishėm bujqėsor dhe pėrplot me pasuri natyrore. Prejardhja e qytetit besohet tė jetė nga njė qytezė e vogėl romako-daciane. Qyteti u themelua nga kolonistėt gjermanė nė shekullin 12 dhe u zhvillua nė qendėr kulturore mesjetare. U shpall si qytet i lirė mė 1405 nga mbreti hungarez. Mė vonė ai i takoi perandorisė Austro-Hungareze, ndėrsa nė vitin 1920 territori i tij iu bashkėngjit shtetit tė Rumanisė. Gjatė luftės sė dytė botėrore Cluzhi edhe njė herė u bė pjesė e Hungarisė, kur forcat hungareze e morėn pushtetin mbi qytetin, ndėrsa pas Luftės sė II-tė Botėrore u bashkua me fqinjin Napoka, prej ku edhe i mbeti emri i sotėm Kluzh-Napoka.

Si figurė e rėndėsishme nė historinė e qytetit pėrmendet “Mihajl trimi”, i cili gjatė viteve 1599-1600 shpalli veten “princi i Vallaēisė, Transilvanisė dhe tėrė Moldavisė”, mirėpo siē thonė tė dhėnat historike qė mund tė gjenden nė qytet, kjo pjesė e historisė sė kėtij vendi zgjati shkurt, sepse ai u vra nė vitin 1601. Nė qendėr tė kėtij qyteti sot gjendet njė bustė me figurėn e tij tė hipyr mbi kalė dhe njė flakė simbolike qė nuk shuhet kurrė. Sheshi ku ėshtė vendosur busti e mban emrin e tij dhe ėshtė mjaft bukur i rregulluar dhe i mirėmbajtur. Ai pėrben njė ndėr atraksionet kryesore turistike tė kėtij qyteti.

Nė kohėn moderne pėr shkak tė arsyeve praktike qyteti u zgjerua dhe u nda nė 13 kuarte, qė nė vete kanė dallime tė mėdha, sidomos dallime nė ndėrtim, ku nė disa prej tyre, si nė Giorgeni mund tė hasni banesa klasike tė ndėrtuara nė stilin e banesave tė shteteve ish- socialiste, ndėrsa nė kuarte si ai i Qendrės, qė njėherit ėshtė edhe me mė pak banor prej 16.000 banorė, mbretėron ndėrtimi i paprekur me shekuj. Nė kohen moderne Kluzh njėherit njihet edhe si qytet i zhvillimit, ku pėrpos kompanive tė mėdha vendase tė dhėnat statistikore thonė se nė qytet ka tė regjistruara edhe njė numėr impresiv prej 2,700 kompanive tė huaja investitore nė kėtė vend. Sipas banorėve lokalė, kjo ėshtė njė ndėr arsyet kryesore qė mė nė fund nė vitin 2007 duhet qė vendin e tyre ta bėjnė pjesė tė vėrtetė tė familjes evropiane.

Simbioza kulturore dhe fetare

Nė vetė qendrėn e qytetit ėshtė shumė tėrheqėse tė shihet edhe simbioza e dy religjioneve kryesore tė popullsisė qė jeton nė kėtė qytet, ku njėherit ėshtė edhe simbiozė e dy komuniteteve kryesore. Bėhet fjalė pėr komunitetin rumun, tradicionalisht me religjion ortodoks dhe atė hungarez, kryesisht me religjion katolik. Sipas disa tė dhėnave, komuniteti hungarez ėshtė nė minoritet, ndėrsa sipas disave ai pėrbėn mbi 50 % tė banorėve tė Kluzh-Napokės.

Duke shėtitur nė qendėr tė qytetit, e vogėl ėshtė mundėsia qė tė mos ngelni i habitur nga madhėsia e katedralės katolike tė Shėn Mihailit, qė shfaqet si njė ndėrtesė madhėshtore nė sytė e ēdo vizitori tė kėtij qyteti. Rreth kėsaj katedrale ndėrlidhen shumė legjenda qė kanė tė bėjnė me mėnyrėn se si ajo u ndėrtua. Ajo qė mund tė shihet nga pamja e jashtme e saj ėshtė se hyrja nuk ėshtė nė mėnyrė simetrike e vendosur nė qendėr tė saj, shpjegohet me njė legjendė se ndėrtimi i saj ka zgjatur aq shumė kohė sa qė nė fillim ėshtė gabuar planifikimi i hyrjes dhe me kohė planet janė ndryshuar, kėshtu qė vendosja e hyrjes ka pėsuar ndryshim. Disa, bile thonė se kjo ėshtė njė ndėr katedralet e rralla ku hyrja a madhe nuk ėshtė e vendosur nė njė pozitė qendrore. Menjėherė para saj, nė njė hapėsirė tė rregulluar mirė, gjendet busti i mbretit hungarez Matias Corvinius, i cili pėr tė parėn herė e shpalli kėtė qytet si tė lirė. Figura e tij ėshtė e vendosur nė njė kalė dhe ėshtė i rrethuar nga ushtarėt e tij, ku sipas banorėve, simbolizon triumfialitetin e tij si mbret.

Katedrala e Shėn Mihailit ėshtė e ndėrtuar nė njė stil qė rrjedh prej shekujve 14 dhe 15. Nė brendi mund tė shihet njė ndėrtim madhėshtor, njė art i veēantė i ruajtur me kujdes, ku koha sikur nuk ka lėvizur...

Menjėherė para bustit kemi njė lokalitet arkeologjik, ku besohet tė ketė pasė varreza tė vjetra rumune. Sipas banorėve, gjetja e kėtyre varrezave nė kohėn e sistemit komunist qė sundoi kėtė vend pėr mbi 50 vjet ka pasur edhe simbolikėn e njė lloj dėshmie pėrmbi atė se kush ishin banorėt e parė tė kėtij regjioni: rumunėt apo hungarezėt.

Katedralja, busti dhe lokaliteti arkeologjik gjenden nė sheshin kryesor tė qytetit "Piata uniri" dhe janė tė rrethuara me banesa te ndėrtuara me nje stil tė bukur dhe nė njė kėnd gjendet edhe ndėrtesa e komunės sė qytetit. Kjo ndėrtesė dallon nga ndėrtimi i saj i bukur dhe lė njė pėrshtypje tė njė pallati tė ėndrrave....

Duke ecur disa qindra metra mė poshtė, nė qytet mund tė hasni edhe njė tempull tjetėr fetar qė pa dyshim se do t’ua kishte tėrhequr vėmendjen. Bėhet fjalė pėr katedralen ortodokse. Edhe gjatė natės kjo kishė grandioze ėshtė mjaft mirė e ndriēuar dhe brendia e saj tė lė pa fjalė... Ēdo gjė ėshtė dekoruar me kujdes tė madh dhe lė pėrshtypje tė njė kulture pa dyshim tė pasur. Kjo katedralė ėshtė e vendosur nė sheshin "Piata avram iancu" dhe para saj gjendet busti i tij.

Pėrveē kėtyre dy objekteve, nė brigjet e maleve qė rrethojnė qytetin gjenden edhe mbeturinat e kishės mė tė vjetėr ortodokse rumune, ndėra nė qytet takojmė edhe njė sinagogė, e cila ėshtė ngritur nė shekullin XX si tempull memorial pėr komunitetin hebraik qė ka jetuar nė kėtė qytet. Gjithashtu me bukurinė e saj lė pėrshtypje edhe kisha greko-ortodokse "E ringjalljes", qė ėshtė e ndėrtuar nė stil barok tė shekullit tė 18-tė.

Thonė qė ka edhe njė xhami, por atė nuk arritėm ta gjejmė e as ndonjė shpjegim se ēka do tė kėrkonte njė objekt islamik nė njė vend tė banuar plotėsisht nga katolikė e ortodoksė. Si shpjegim mė tė afėrt gjetėm se ky objekt ka ngelur gjatė kohės kur vendi gjendej nėn sundimin osman dhe ėshtė krijuar nė pajtim me ideologjinė osmane qė tė ndėrtojnė xhami nė ēdo pjesė ku ata do tė jenė prezent. Ndoshta kjo dėshmon qartė dashurinė e kėtyre banorėve ndaj kulturave dhe religjioneve tė ndryshme qė deri mė sot kanė arrritur t'i ruajnė.

Po qė se jeni nga ata qė u impresionojnė bukuritė e natyrės, atėherė pa dyshim qė pėrshtypje tė madhe do t'u lėrė rrjedhja e lumit Soma nė mes tė kėtij qyteti. Pėrgjatė saj nė qytet shtrihet edhe parku qendror i qytetit. Parku ėshtė i rregulluar me shije dhe ofron njė pushim nga atmosfera urbane dhe njė pamje tė mrekullueshme nė rrjedhėn e lumit.

Arsimi dhe kultura

Nė pasurinė kulturore tė qytetit mund tė numėrojmė teatrin e qytetit, qendrėn kulturore studentore, operėn e qytetit, operėn rumune, si dhe diēka tė jazhtėzakonshme: parkun botanik tė qytetit, qė ėshtė njė bukuri e rrallė qė mund tė shihet. Gjithashtu inspirojnė me bukurinė e tyre edhe muzeu kombėtar i historisė, muzeu etnografik i Transilvanisė, muzeu i artit, muzeu zoologjik, si dhe diēka qė nuk ėshtė muze por luan njė rol tė tillė: "Bastioni i Tejlorit", qė ėshtė njė kėshtjellė qė ka shėrbyer nė mbrojtjen e qytetit.

Ajo qė mė shumė lė pėrshtypje dhe qė nė fillim edhe tė befason ėshtė fakti se nė qytet punojnė gjashtė universitete dhe falė tyre ka 5 kampuse apo vendbanime studentore pėrplot me studentė nga tė gjitha viset e Rumanisė, por edhe jashtė saj.

Nė fakt, vetėm dy prej tyre janė mė tė mėdha, ndėrsa tjerat mund tė thuhet se pėrbėhen vetėm prej disa akademive ose fakulteteve, por gjithsesi sipas standardeve rumune nė arsim ato mbajnė titullin universitet.

Ato janė universiteti "Babes-Bolyai", Universiteti i i Mjekėsisė dhe Farmacisė, akademia e muzikės "Gjorgj Dima", universiteti i arteve vizuale "Jon Andreesku", Universiteti i shkencave Agronome dhe Veterinarisė, si dhe i fundit, por njė ndėr mė tė mėdhenjtė, Universiteti Teknik i Kluzh-Napokės.

Tė rinjtė dhe jeta e natės

Do tė ishte njė mėkat i vėrtetė sikur tė vizitonit Kluzh-Napokėn dhe tė mos e shijonit jetėn e tė rinjve nė kėtė qytet, qė si zakonisht zhvillohet nė orėt e vona tė natės e deri nė ato tė mėngjesit.

Karakteristikė e klubeve tė kėtij qyteti ėshtė se gati tė gjitha gjenden nė hapėsira tė bodrumit dhe nėn tokė, mirėpo nga biseda me ta mund tė kuptohet se kjo ėshtė shumė normale pėr kėtė qytet... Klubet si Karma, Diesell, Music Pub, por edhe restoranet si Rolland Garos, ofrojnė zbavitje pėr ēdo shije, por kryesisht pėr shijen e studentėve qė i mbushin ato pėrplot. Aty mund tė gjeni tė rinj, por edhe mė tė rritur, por ajo qė ėshtė me rėndėsi, tė gjithė kujdesen pėr njė disponim mė tė mirė dhe zbaviten secili nė mėnyrėn e vet. Siē mund tė hetohet, shumica sillen nė mėnyre mjaft tė mirė ndaj tė huajve dhe ofrojnė ndihmė nė ēdo hap. Kjo lė pėrshtypje tė mirė. Mirėpo standardi financiar i studentėve nė Kluzh-Napoka nuk ėshtė i lartė.

Pozitive ėshtė se edhe ēmimet nėpėr kėto klube nuk janė tė larta, pra dhe harxhimet studentore. Kampuset studentore ofrojnė vendosje tė studentėve me ēmim prej vetėm 20 euro nė muaj dhe si duket kjo ėshtė njė impuls i madh pėr shumicėn e kėtyre tė rinjve pėr tė studiuar.

Kjo vlen edhe pėr sa i pėrket standardit tė pėrgjithshėm tė popullsisė. Nė qytet shumica e veturave qė mund tė hasen janė tė tipit Dacia tė prodhuara nė Rumani dhe si duket njerėzit nuk janė tė impresionuar nga sende luksoze. Mund qė shpesh t’i dėgjosh duke u ankuar se nuk fitojnė aq sa duhet, mirėpo ajo qė tė gjithė pajtohen pa pėrjashtim ėshtė se tanimė ėshtė shumė mė mirė seē ishte para disa viteve. Sipas njerėzve nė Kluzh-Napoka, pas rrėnimit tė sistemit komunist standardi ka rėnė shumė poshtė dhe njerėzit mezi kanė pasur pėr bukė, mirėpo me kohė shteti i tyre ėshtė zhvilluar dhe tanimė ata nuk e ndiejnė aq shumė atė krizė. Kjo siē duket nė fjalėt e secilit kėtu nė ta ka mbjellė njė optimizėm pėr tė ardhmen e tyre.

Tė gjitha kėto impresionojnė dhe kur tė krahasohet me pasuritė e tjera kulturore qė mund tė hasen nė kėtė qytet dhe disa prej tyre tė pėrmendura mė lart, atėherė nė tė vėrtetė mund tė kuptohet ajo se pse pėr disa shkrimtarė, por edhe pėr banorėt e kėtij qyteti, Kluzh-Napoka ėshtė "zemra e Transilvanisė"...
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg 5170.jpg (44.4 KB, 143 vezhgime)
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Pergjigjuni me Citim