Shikoni Postime te vecuara
  #14  
Te vjeter 23-01-2004, 15:16
Minifotoja e anetarit BISHA E PYLLIT
BISHA E PYLLIT BISHA E PYLLIT eshte Jashte Linje
Moderator/e
 
Reg: 27-12-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 1,983
Dergoni nje mesazh nepermjet AIM tek BISHA E PYLLIT Dergoni nje mesazh nepermjet Yahoo tek BISHA E PYLLIT
Kryesore

Gazeta nr. 08

PYLL: Arratiset nje person, i cili qe kur eshte larguar para pese ditesh nuk eshte kthyer akoma...

Sipas nje njoftimi qe morem kohet e fundit nga polici e pyllit, mesohet qe para pese ditesh nje person te jete larguar nga shtepia, dhe me pas nuk eshte pare me te kthehet pas, qe prej largimit!
Anetaret e familjes se tij jane shume te shqetesuar, dhe nuk ka lene vend ne pyll pa e kerkuar, qe naten e pare, por nuk kane arritur qe ta gjejne!
Te nesermen ne mengjes, sa po eshte vene ne dijeni policia per kete problem, eshte vene nje numer i konsiderueshem policesh, ne kerkim te personit te humbur ne fjale, dhe qe prej kater diteve, policia vazhdon kerkimet akoma, por nuk po e gjejne dot personin.
Sipas familjareve ata dyshojne qe personi i familjes se tyre te jete grabitur nga njerez qe merren me trafikimin e qenieve te gjalla, dhe mundet qe personi i grabitur te kete perfunduar ne nje nga shtetet fqinje!
Te dhenat fizike te personit, jane si me poshte:
Emri :- Gomar i lindur nga Gomarja
Mosha :- Rreth te 30-tave
Ngjyra :- I zi, me buze te bardha, dhe me veshe te gjate, pak me shume se gomaret e zakonshem.

Gjithashtu ju bejme te ditur qe diten e humbjes gomari ka qene i veshur me nje somar prej druri ngjyre llullaqeje, ne koke mbante nje kapele Adidass, me nje pale syze dielli, dhe ne kemben e pare te djathte ka pasur nje ore Orient, te cilen e kishte blere me rastin e fejeses, para dy javesh!

Ju lutemi, kush ta kete pare apo do ta shohe ndonjehere personin e humbur ne fjale, te njoftoje familjen e tij ne kete
nr. tel. 067 25 000 00
Ndersa nr. i postes se policise eshte : 0900 1000000000001.

Gjithashtu, personi qe mund ta gjeje i pari do te shperblehet nga nje shume lekesh, prej 10 000 $.
Leken e vena ne dispozicion jane te dhurate e vjehrrit te personit te humbur...
__________________
Mallkuar qoftė,
ky Kurbeti i zi,
qė na i zhyti zemrat,
thellė nė plogėshti!!!...

Modifikuar per here te fundit nga BISHA E PYLLIT : 23-01-2004 ne 15:29.
Pergjigjuni me Citim