II
Kur dyzet dimra ballin te ta thajne
Dhe te ta fishkin gjithe bukurine,
Kur zhele do te bjere nga cdo ane
Ky petk qe sot ty ta stolis rinine,
Kur te te pyesin:"Valle ku ka ikur
Ai thesar i shtrenjte i bukurise?"
Te thuash:"Ja ketu ne syte e fikur",
Do t'ish nje turp i madh i kotesise.
Por sa do mburreshe ate dite sikur
T'u thoshe:"Ja, ky djale c'ma ndriti pleqerine!
Ky bir ka trasheguar ate nur
Qe m'iku perngahere me rinine!"
Dhe kur n'acar te pleqerise'te ngrish,
Gjakun te nxeht'ne dej ndiesh serish.
__________________ Mos me thuaj me ze te mekur
Se jeta eshte nje enderr e kote
Sepse shpirti i fjetur
Eshte nje shpirt i vdekur! |