Shikoni Postime te vecuara
  #4  
Te vjeter 15-01-2004, 22:26
Minifotoja e anetarit Administratori
Administratori Administratori eshte Jashte Linje
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,058
Faqe ne Ditar: 2
Stuhitė diellore

18 Nov 2003, 14:08 UTC

Energjia diellore, kaq e efektėshme dhe e dobishme, njė ditė mund tė bėhet e rrezikėshme pėr planetin tonė. Dielli nė vetvete ėshtė njė furrė gjigande bėrthamore nga e cila ēdo vit ēlirohen masa tė zjarrta tė cilat pengohen tė hyjnė nė atmosferėn e tokės nga njė shtresė e padukėshme mbrojtėse, shtresė pėr tė cilėn shkencėtarėt thonė se po vjen duke u dobėsuar. Ritmet e dobėsimit tė kėsaj shtrese mbrojtėse janė tepėr tė larta, dhe shkencėtarėt ende nuk janė nė gjendje tė thonė pėrse ndodh kjo.

Flakėt diellore janė gazra tė ngarkuara me elekricitet qė dalin nga dielli nė formė shpėrthimesh tė fuqishme mijėra herė nė vit. Flakėt diellore tė kohėve tė fundit ishin mė tė fuqishmet tė regjistruara ndonjėherė nga astronomėt.

Shkencėtari Andrew Coates pranė laboratorit tė hapėsirės Mullard nė Angli, thotė se dielli nė vetvete ėshtė njė furrė termo bėrthamore qė ēliron sasi tė shumta materialesh tė rrezikėshme nė formė shpėrthimesh tė fuqishme. Nė disa raste kjo masė gazesh qė vėrshon drejt tokės ėshtė nė madhėsinė e malit Everest.

Planeti ynė mbrohet, nga kėto stuhi tė hapėsirės, nga njė shtresė e padukėshme magnetike, por qė po vjen duke u dobėsuar. Gjeologu John Shaw pranė universitetit tė Liverpulit nė Angli thotė se ndryshimet qė i janė shkaktuar kėsaj shtrese gjatė 300 vjetėve tė fundit janė mė tė madhe sesa ndryshimet e ndodhura gjatė 5 mijė vjetėve tė fundit.

Shkencėtarėt mendojnė se fusha magnetike po dobėsohet dhe mund tė arrijė nė njė pikė kur fusha magnetike mund tė ndryshojė drejtimin, dhe kur kjo tė ndodhė, shigjeta e busullės do tė tregojė jugun nė vend tė veriut, ndėrsa kafshėve, qė orientohen nga njė busull e brendėshme natyrale, do t’u duhet kohė t’i pėrshtaten njė ndryshimi tė tillė. Ndėrkohė qė kjo fushė magnetike ndodhet nė periudhėn kalimtare, ajo do tė vazhdojė tė dobėsohet ndoshta deri nė 90 pėrqind.

Nė kėtė mėnyrė, thotė shkencėtari Coates, mburoja e planetit do tė prishet dhe rrezatimi diellor dhe galaktik mund tė godasė drejt pėrdrejt atmosferėn tonė dhe rrezatimi nė tokė do tė rritet. Kjo do tė ēonte nė njė shtim tė rasteve tė kancerit si dhe do tė sillte ndėrprerje tė vazhdueshme tė komunikimeve satelitore.

Por dobėsimi i kėsaj mburoje magnetike ka edhe njė anė pozitive. Aurorat, shfaqja natyrale me drita, mund tė fillojnė tė ndodhin ēdo mbrėmje, madje edhe nė vende ku nuk janė parė ndonjėherė mė parė. Shkencėtarėt thonė se kėto janė vetėm parashikime dhe njerėzimi ka ende qindra vjet kohė pėr t’u pėrgatitur pėr to.


Misioni nė Mars
6 janar 2004


Shkencėtarėt e agjencisė amerikane tė hapėsirės, Nasa po i gėzohen suksesit tė rrallė tė misionit nė Planetin Mars. Pas njė udhėtimi prej 500 milionė kilometrash, sonda amerikane Spirit u ul tė shtunėn e kaluar nė planetin e kuq dhe thuajse menjėherė filloi tė dėrgojė nė tokė fotografi tė planetit. Fillimisht sonda dėrgoi fotografi bardh e zi qė tregonin sipėrfaqen e sheshtė tė planetit Mars dhe mė pas filluan tė mbrinin fotografitė me ngjyra qė tregonin vendin e uljes sė sondės. Sonda Spirit u ul nė sipėrfaqen e Marsit tė shtunėn, pak para mesnatės, e mbėshtjellė me jastėkė ajri, pėr tė mbrojtur pajisjet e saj delikate nga dėmtimet e mudėshme. Spirit ėshtė sonda e parė robot nga dy tė tilla qė do tė eksplorojnė sipėrfaqen e Marsit pėr 90 ditė, duke mbledhur dhe analizuar mostra tė gurėve tė planetit si dhe do tė kėrkojnė tė dhėna pėr gjurmė uji, element kyē ky pėr jetėn. Shkencėtarėt e NASA-s mendojnė se nga analizimi me imtėsi i gurėve tė Marsit mund tė dalė se shumė kohė mė parė, ky planet ka qėnė i ngrohtė dhe me lagėshti, kushte tė pėrshtaėshme pėr ekzstencėn e jetės. Sonda e dytė, e quajtur Opportunity do tė ulet nė anėn tjetėr tė Marsit pas tri javėsh. Ulja me e sondės amerikane nė Mars cilėsohet nga shkencėtarėt si njė suskes i rrallė. Ajo vjen pas dėshtimit tė njė misioni tė ngjashėm nga ana e Agjencisė evropiane tė hapėsirės nė prag tė vitit tė ri.
Ndėrkohė, njė anije orbitale ka hyrė tashmė nė atmosferėn plot pluhur e gaz tė njė komete, ku Nasa shpreson se do tė mbledhė e sjellė nė tokė grimca atmosferike tė mbetura qė nga periudha e krijimit tė sistemit tonė diellor afro 4 presje 6 miliardė vjet mė parė. Shkencėtarėt gjithashtu mendojnė se pluri yjor pėrmban molekula organike tė nevojshme pėr jetė, molekula tė cilat kometat kanė lėshuar nė planetin tonė miliarda vjet mė parė. Agjencia amerikane e hapėsirės ka planifikuar qė anija e hapėsirės tė sjellė nė tokė edhe 72 fotografi tė brendėsisė sė kometės me sipėrfaqe prej 5 kilometrash katrorė.

******************************************


Shkencėtarėt e kėtij observatori pėrpiqen tė kapin ndonjė sinjal nga Sonda e parė evropiane qė pritej tė ulej nė Mars qė mė 25 dhjetor. Ata qėndrojnė pranė aparateve ditė e natė, por deri tani pa sukses Edhe njė pėrpjekje nga ana e sondės amerikane Odisei e cila ndodhet nė orbitė, nuk pati sukses pėr tė kapur ndonjė sinjal tė sondės evropiane Beagle 2.

Gjatė historisė sė misioneve tė shumta pėr uljen e sondave nė planetin Mars, vetėm tre kanė qėnė tė suksesshme, qė tė treja tė dėrguara nga Agjencia amerikane e hapėsirės.

Sonda Beagle 2 ishte parashikuar qė tė hynte nė atmosferėn e Marsit tė enjten e kaluar nė orėn 3 e 45 minuta sipas grinuiēit dhe tė ulej nė sipėrfaqen e planetit tė kuq 7 minuta mė vonė. Shkencėtarėt shpresonin se sonda do tė ulej me pak vonesė, por kur sonda amerikane Odisei nuk mundi tė kapte ndonjė sinjal, shpresat sikur u pakėsuan.

Zyrtarėt thonė se sonda Beagle, e rėndė 67 kilogram dhe me pėrmasat e njė automobili mund tė jetė ulur nė sipėrfaqen e Marsit por me antena tė shtrira nė drejtim tė kundėrt me sondėn Odisei. Ata gjithashtu thonė nė mos marrjen e sinjaleve tė sondės Beagle mund tė ketė ndikuar edhe klima tepėr e ftohtė e planetit Marsit duke bllokuar pėrhapjen e frequencave tė transmetimit nga ana e sondės.
Pergjigjuni me Citim