Shikoni Postime te vecuara
  #11  
Te vjeter 14-01-2004, 18:03
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
AlbShkodra AlbShkodra eshte Jashte Linje
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

NOVELA E KADARESĖ NDĖR FILMAT MĖ TĖ MIRĖ TĖ VITIT 2003

Pas "Globit tė Artė", filmi brazilian "Prapa diellit" nderohet nė Kejp Taun tė Afrikės sė Jugut. Filmi i huazuar nga novela e shkrimtarit tė njohur Ismail Kadare, ngjarjet e tė cilit zhvillohen nė Brazil, tregon historinė rrėnqethėse tė dy vėllezėrve.

Pasi ėshtė vlerėsuar me njė nga ēmimet mė prestigjoze tė kinemasė "Globit tė Artė", tanimė filmi i pėrshtatur nga novela e shkrimtarit Shqiptar renditet nė 15 filmat mė tė mirė tė vitit. "Prilli i thyer" i Ismail Kadaresė, tanimė i shndėrruar nė filmin "Prapa diellit" (Behind the sun) tė regjisorit brazilian, Walter Salles. Nė ceremoninė e zhvilluar nė Kejp Taun, ėshtė bėrė pėrzgjedhja e 15 filmave mė tė mirė tė vitit nė Afrikėn e Jugut. Ajo qė ka drejtuar pėrzgjedhėsit e filmave qė tashmė janė futur nė historinė e kinemasė pėr vitin 2003, janė historitė qė shfaqen nė mėnyrė vizuale nė njė tablo tė gjerė dhe qė arrijnė tė shkaktojnė njė ndryshim kuptimplotė nėpėrmjet interpretimit tė tyre. Ata janė tė tėrė tė ndryshėm nga njėri- tjetri, por tė bashkuar nė njė qėllim tė vetėm: tė sjellin nė jetė dramėn nė mėnyrė spektakolare dhe zbavitėse, duke stimuluar meditimin dhe evokuar nga ana tjetėr pasionin.

RENDITJA

Pas vlerėsimit tė filmit "Prapa diellit" do tė renditen filmi i njohur "Mbreti i Unazave: Rikthimi i mbretit", "Orėt", "Chikago", "Unaza", "Qyteti i Zotit", "Adaptimi", "Nė Amerikė", "Duke notuar me rrymėn", "Dashuri e vėrtetė". Filmi i huazuar nga novela e shkrimtarit tė njohur Ismail Kadare, ngjarjet e tė cilit zhvillohen nė Brazil, tregon historinė rrėnqethėse tė dy vėllezėrve, tė cilėt ndodhen "tė burgosur" pėr shkak tė njė gjakmarrje midis familjes sė tyre dhe fqinjėve tė tyre mbi pronėsinė e njė plantacioni sheqeri. Filmi trajton natyrėn destruktive tė dhunės, e cila gėrryen zemrėn dhe shpirtin e njeriut nė shpresėn pėr paqe. Mė pas renditja do tė vazhdojė me filma tė tjerė tė njohur pėr kinemanė botėrore si: "Dragoi i Kuq", "Pianisti", "Larg nga qielli" dhe "Vėllazėria e ujkut".

"Prapa diellit" (Behind the sun) titullohet filmi i regjisorit Walter Salles dhe Arthur Cohn, drejtor i ekipit tė produksionit. Filmi bazohet nė librin "Prilli i thyer", shkruar nga shkrimtari shqiptar dhe novelisti me famė evropiane, Ismail Kadare. Me ngjarjet e vendosura nė zonat moēalore tė Brazilit nė vitin 1910, "Prapa diellit" flet pėr historinė e dy familjeve tė ndrydhura nga njė gjakmarrje vrastare, qė zgjat prej brezash tė tėrė. Filloi si njė zėnkė mbi njė copė tokė, por tashmė ėshtė shndėrruar nė njė seri raprezaljesh qė po merr jetėt e tė rinjve nga tė dyja familjet. Nė njėrėn prej familjeve, djali mė i madh i mbetur gjallė, i torturuar nga ideja e njė vdekjeje dhe i inkurajuar nga i vėllai i tij mė i vogėl, ai fillon tė merret me trajtimin e spirales sė dhunės. Kjo ndodh pikėrisht nė kohėn kur njė vajzė e bukur qė kishte ardhur me njė trupė cirku endacake, kalon pranė pragut tė tij.

KRITIKĖT MBI FILMIN

New York Daily News / Jack Mathews:
Historia frymėzohet nga njė novelist shqiptar dhe nga tragjeditė greke tė Eskilit. Ajo mbetet akoma njė tregim i fuqishėm i dashurisė vllazėrore dhe humbjes sė pafajėsisė.

Los Angeles Weekly / Ernest Hardy:
Kjo tragjedi qė vihet re tek "Prapa diellit", bėn qė momentet e dėshirės pėr tė jetuar tė reflektohen mė thellė dhe mė fuqishėm nė njė film qė ėshtė njėri nga mė tė mirėt e vitit.

Los Angeles Times / Kevin Thomas:
Kinematografia e shkėlqyer e Carvalhos, ekipi i Antonio Pintos dhe kasti i pėrkushtuar, shfaqen nė mėnyrė tė admirueshme nė kėtė film poetik dhe tė pakompromistė.

Los Angeles New Times / Luke Y. Thompson:
I bukur pėr t'u parė dhe universal nė temėn qė trajton nga ēdo pikėpamje.

Chicago Tribune / Mark Caro:
Kur njė kulturė ofron pak mė shumė se vdekja pėrmbi vdekjen, vlerėsimi mbi bukurinė e jetės sė pėrditshme ėshtė mė sė miri njė pėrgjigje pėr kėto karaktere qė realizuesi i filmit mund tė sillte.

Village Voice / Jessica Winter:
Subjekti i filmit ėshtė dashuria midis vėllezėrve nė tė gjitha eksremet e saj, trajektorja e saj ėshtė e paevitueshme, dhe pėr mė shumė, zbritja e saj finale i'a del tė tė mbajė tė mbėrthyer.

Variety / David Rooney:
E mbushur me konsum dhe xhiruar nė mėnyrė tė shkėlqyer nė rajone shumė tė goditura, thellė nė moēalet e Brazilit verilindor, filmi gjykon nė njė mėnyrė inapologjitike kthesėn tregėtare tė arenės artistike ndėrkombėtare me ekzotikėn e saj fshatare dhe ndjenjėn e mbimbushur me imagjinatė poetike, duke i dhėnė asaj dicka tė barazvlefshme me frymėmarrjen madhėshtore.

TV Guide / Ken Fox:
Regjisori Salles ėshtė njė mjeshtėr i tregimit tė historive, dhe shtrati ku rrjedh filmi ėshtė i pamatė.

Time / Richard Shickel:
Ky film ėshtė disi mė i largėt emocionalisht sesa filmi tjetėr i Salles, "Central Station". Por ėshtė shumė i bukur dhe i jep njė mesazh tė fuqishėm njė bote nė tė cilėn kombet ashtu si kėto familje, ngatėrrohen nė gjakmarrje absurde.

San Francisco Chronicle / Edward Guthmann:
Njė alegori e fuqishme.

Boston Globe / Renee Graham:
Ky ėshtė njė film, qė gėrmon thellė nė motivet dyfishe qė drejtojnė jetėt. Nga njėra anė cikli vdekjeprurės qė mbyt progresin, dhe nga ana tjtėr kurajoja pėr tė zgjedhur jetėn.

New York Post / Jonathan Foreman:
Njė fabul e fotografuar kėndshėm dhe plot diell.

USA Today / Claudia Puig:
Ky tregim ka dy anė. Ai ėshtė shpresėdhėnės nga njėra anė dhe nga ana tjetėr tragjik, herė-herė edhe melodramatik.

New York Times / A.O.Scott:
Ndjehet aroma e dhunės sė errėt e pėrzierė me gjendjen e notave romantike qė shkon drejt sentimentalizmit. Zoti Salles, gėzon besimin e njė tregimtari qė tė ēon gjatė rrėfimit, tė dyshosh rreth audiencės sė tij, tė cilėn ai pėr kėtė shkak edhe e tejkalon.

Film Threat / Chris Barsanti:
Njė film me njė histori pa doreza e treguar me kaq potencė sa saqė fluturimet e saj tė rastėsishme nė qiellin qė mbart simbolizmin, interpretohen nė mėnyrė shumė tė thjeshtė.

Chicago Sun-Times / Roger Ebert:
Pėrmban thjeshtėsi dhe forcė nga tragjedia klasike greke, por ajo ēfarė mė bėn tė padurueshėm ka qenė tėrhqja qė ai ofron nėpėrmjet gjakmarrjes "burrėrore" midis dy familjeve.