Strasbourgu Magji dhe aromė Krishtlindjesh nga Strasbourgu
Strasbourg, qytet magji, kryeqėndra e Evropės, qyteti i Katedrales mė tė bukur nė botė, kryeqendra e guzhinės evropiane.
Strasbourg, kryeqyteti intelektual, artistik dhe ekonomik i Alzasės. Strasbourg ka fuqinė, atmosferėn dhe tėrheqjen e njė kryeqendre pa patur pėrmasa tė tilla gjeografike dhe demografike. Eshtė njė qytet qė nuk tė lodh kurrė sepse sa herė kthehesh nė tė gjen diēka tė re pėr tė parė dhe diēka thelbėsore pėr tė thėnė.
Qendėr ku kanė selinė Kėshilli i Evropės dhe Parlamenti Evropian, Strasbourg ėshtė njė qytet ideal pėr tė organizuar njė kongres apo seminar me rėndėsi dhe famė ndėrkombėtare. Nė planin kulturor, pasuria e koleksioneve tė Muzeve te Strasbourgut, shkėlqimi lirik i Operas sė Rhinit, programet ambicioze tė teatrove janė tė njohura dhe tė vlerėsuara nė tė gjithė botėn.
Njė qytet i lashtė, i kompozuar me njė dekor harmonik, ku elementet mė tė vyer janė Katedralja dhe Petite France. I njohur nė mbarė botėn pėr gastronominė e tij, Strasbourg ėshtė gjithashtu kryeqendra e atyre qė dėshirojnė tė hanė mirė si e famshmja foie gras- kremi prej melēie pule apo viēi, verėrat e Alzasės, ēokollatat, rakia prej rushi, tė cilat kėnaqin oreksin e atyre qė dinė tė hanė mirė, tė ardhur nga e gjithė bota.
Urdhėroni nė Strasbourg nė ēdo stinė tė vitit dhe zbuloni hotelet mė tė mira, baret dhe kafenetė e kėndėshme, shėtisni me anije mbi kanalin qė formon lumi Rhin dhe zbuloni njė qytet magjik gjatė natės.
***
Si tė shkoni nė Strasbourg? Asgje mė tė lehtė se kjo nuk ka. Me avion, tren apo autoveturė, qyteti ėshtė vendosur nė mėnyrė ideale nė kryqėzimin e rrugėve komunikuese mė tė rėndėsishme tė Evropės.
Ka nga ata qė harrojnė se Strasbourg ėshtė gjithashtu kryeqyteti i Evropės, i Evropės politike sigurisht dhe kjo nuk ėshtė pak pėr njė qytet me 400.000 banorė qė parizienėt ende e quajnė provincė
Me mbarimin e Luftės sė Dytė Botėrore, mė 1949 u hodh ideja e pajtimit evropian qė ēoi nė krijimin e Kėshillit tė Evropes. U zgjodh Strasbourg si qendėr e tij nisur nga pozicioni i tij strategjik por edhe nga historia e lavdishme e pajtimit tė Francės me Prusinė, ku ai i kaloi francezeve pas luftės sė parė botėrore. Sot Kėshilli i Evropės, organizatė ndėrqeveritare politike, grupon 40 demokraci: Shqipėrine,Gjermaninė, Andorėn,Austrinė, Belgjikėn, Bullgarinė, Qipron, Danimarkėn, Spanjėn, Estoninė, Ish Republikėn Jugosllave tė Maqedonisė, Finlandėn, Francėn, Greqinė, Hungarinė, Irlandėn, Islandėn, Italinė, Letoninė, Liechtensteinin, Lituaninė, Luksemburgun, Maltėn, Moldavinė, Norvegjinė, Hollandėn, Poloninė, Portugalinė, Rumaninė, Britaninė e Madhe, Rusinė, San Marinon, Sllovakinė, Slloveninė, Kroacinė, Suedinė, Zvicrėn, Republikėn Ēeke, Turqinė dhe Ukrainėn.
Tė gjitha kėto vende formojnė asamblenė parlamentare pėr tė debatuar mbi pėrdorimin e drejtė tė demokracisė. Strasbourg pret gjithashtu Parlamentin Evropian, i vendosur nė vitin 1997 nė njė ndėrtesė tė re, madhėshtore gjysėm ciklike ultramoderne tė ndėrtuar posacėrisht pėr Parlementin Evropian. Ai
prźt gjithashtu Gjykatėn dhe Komisionin Evropian tė tė Drejtave tė Njeriut, organ gjyqesor i Kėshillit tė Evropės krijuar me 1959. Kėshtu Strasbourg ndan sė bashku me New Yorkun dhe Gjenevėn privilegjin e tė qėnit qendėr e organizatave ndėrkombėtare pa qenė kryeqyteti i vendit.
Qyteti i dytė diplomatik nė Francė, pret sot 71 perfaqėsi diplomatike dhe konsullore.
Jeta
Tė jetosh nė Strasbourg ėshtė si tė zhytesh perhere nė njė banjė artistike dhe kulturore tė nxehtė. Ēdo ditė qyteti buzė Rhinit propozon njė spektakėl, njė ekspozitė, njė koncert, njė festival
Tė krijosh , tė interpretosh, tė tregosh, tė kalosh
Pėr tė prekur, argėtuar, pėr tė ngjallur mendime dhe pėr tė cuar drejt tė pakapshmes kufijtė e imagjinatės.
Ja roli pėrparėsor i Artit dhe Kulturės nė Strasbourg.
Katedralja e Strasbourg.
Kanė thėnė pėr tė:
Stendhal: Katedralja e Strasbourgut ėshtė njė nga monumentet mė mbresėlėnės qė kam parė ndonjeherė.
Goethe: Sa mė shumė admiroj fasadėn e katedrales, aq mė shumė mė pėrforcohet pėrshtypja e parė qė krijon falė njė harmonizimi tė pėrkryer tė lartėsisė me bukurinė.
Viktor Hugo: Portat e kishės janė tė bukura sidomos porta e stilit roman. Ka mbi fasadė figura tė mrekullueshme personash tė hipur mbi kuaj, trėndafili i madhėrishėm i prerė nė mes, e gjithė pamja e kishės, njė poemė e thurur me hir. Por triumfi i vėrtetė i kėsaj katedraleje ėshtė kėmbana dhe shtiza .ėshtė njė ndėrthurje gurėsh me kurorėn dhe kryqin e saj. Eshtė magjia qė vjen nga kombinimi i gjigandjes me delikaten. Kam vizituar Chartres, Anvers, poė mė mbetej pa parė Strasbourgu
Nga kėmbana pamja ėshtė e admirueshme. Ke Strasbourgun nė kėmbėt e tua, qytet i lashtė me catitė e qėndisura, me shumė kisha me njė pamje kaq piktoreske sa asnjė qytet tjetėr nuk tė ofron.
Katedralja e Strasbourg ngrihet mbi njė shesh tė madh tė kalldrėmtė si nė Mesjetė. Ajo mbėshtetet nė themelet e njė kishe tė lashtė rheniane e ndėrtuar me 1015 nga abati Ėernher, i familjes se Hasbourgeve. Shkatėruar nga njė zjarr, ajo u zėvėndėsua me katedralen e re. Kaluan pothuajse tri shekuj qė themelet e hedhura nė 1176 tė mbaronin me shtizėn nė majė mė 1439. E lartė 142 metra bėri qė Notre Dame e Strasbourg tė konsiderohej si ndėrtea mė e lartė kristiane deri nė shekullin e 19-tė.
Tregu i Krishtlindjeve
Nė palcė tė dimrit, hajdeni tė ngroheni nė Strasbourg. Atmosfera qė mbretėron qė nga 30 Nėntori nė Strasbourg ėshtė e vecantė, e jashtėzakonėshme.
Sidomos nė mbrėmje, ku qyteti zhytet nė atmosferėn blu tė natės qė magjia mbretėron: vitrinat shkėlqejnė, dekorimet zbukurojnė fasadat, erėrat orientale tė sjellin ndėrmend femijėrinė, kėngėt e Krishtlindjeve jehojnė nga zemra e kishave, pantomimat ngrejne moralin tek gjithkush qė kalon nėpėr kėtė treg.
Kjo ndodh nė Strasbourg dhe ėshtė e paharrueshme.
I mrekullueshmi Christkinddelmarik
Ky treg i Krishtlindjeve ėshtė kaq i vecante, dhe shtrihet nė shumė sheshe tė qendrės sė qytetit dhe kjo ndodh sivjet pėr 426-tėn herė. Dhe banorėt e Strasbourg i mbeten besnikė si kurrė ndonjėherė. Qindra artizanė i propozojnė vizitorėve dhurata origjinale dhe objekte tradicionale pėr tė dekoruar bredhin e tyre. Gjen gjithshka: xhingla-mingla, ėmbėlsira,verė tė nxehtė, erėza, petulla
Njė bredh i madh sa dhe ngjarja.
Pėrfytyroni njė bredh tė lartė me shumė se 30 metra qė ėshtė vendosur nė qendėr tė qytetit nė tė famshmen Place Kleber. Ata qė e kanė parė nje vit mė parė e kujtojnė ende sot. I dekoruar si traditė nga artistja Antionette Pflimlin, ai simbolizon madhėshtinė dhe paqen e qytetit.
Vatha e madhe e Provincės
Njė udhėtim i paharruar nė zemėr tė Provincės tė shekullit 19-tė, falė efekteve vizuale, zanore . 300 shenjtorė tregojnė jetėn e qyteteve dhe fshatrave dhe ju ftojnė tė dėgjoni tregimet tradicionale.
Tregu i Bredeleve kolendrave
Prodhimi i kolendrave, ėmbėlsirė e vogėl ėshtė bėrė tashmė pjesė e traditės sė festimit tė Krishtlindjeve tė Alzasės. Nė forme ylli, zilke, njeriu apo bredhi, ato shpėrndajnė aromat e kanellės dhe lajthisė sė bluar nė rrugėt e qytetit. Shijojini dhe nuk keni pėr ti harruar kurrė.
Koncertet e Krishtlindjeve
Nuk ka Krishtlindje tė gėzuara pa muzikė tė bukur: pėr ju Strasbourgu pasqyron tė gjithė shpirtin e tij. Orkestra dhe kore, klasike dhe jazz,
mė shumė se 50 koncerte ofrohen nė atė periudhė.
Krishtlindjet e fėmijėve
Mė llupėsit nuk do tė harronin kurrė tė merrnin pjesė dhe tė shijonin Shėtitjen e Cokollatave, njė shėtitje e gėzuar me anije rreth Strasbourg.
Dhe nė stacionin e trenit tė Strasbourg fėmijėt kanė takim me Plakun e Krishtlindjeve, nė galerinė e bukur tė En-verre, ku ftohen tė dėgjojnė pėrrallat e mrekullueshme dhe tė marrin tramvajin pėr njė udhėtim argėtues dhe nė trenin e Babagjyshit tė Krishtlindjeve animimet teatrale ju presin.
Monumentet e Strasbourgut
Pallati Rohan
Pallat i lashtė i peshkopėve tė Strasbourgut qė ka marrė emrin nga familja qė pėrmbushte funksione tė larta fetare nga 1704 deri nė 1789. Ndėrtimi i tij ėshtė bėrė nga 1731 deri mė 1742. Nga viti 1898 ky pallat ėshtė shėndruar nė seli tė muzeve bashkiake. Mė 11 gusht 1944 ndertesa u dėmtua rėndė nga njė bombardim i aviacionit amerikan.
Dogana e vjetėr
Qė nga shekulli i 12-tė Strasbourg specializohet nė tregėtinė transit dhe ky trafik ėshtė rritur deri nė shekullin e 16-tė. Kėtu ndėrtohen shumė anije dhe ajo shėrben gjithashtu pėr prodhime qė duhet tė tatimohen dhe tė rihidhen nė shitje. Nė gusht 1944 edhe kjo ndėrtesė u dėmtua rėndė nga bombardimet. U restaurua mė 1956 dhe qė atėhere pėrdoret si restorant dhe seli e ekspozitave tė ndryshme tė qytetit.
Kisha Shėn Tomas
Kisha mė e madhe e qytetit pas katedrales paraqet njė aspekt me tė vėrtetė kishtar. Eshtė njė nga ndėrtesat e stilit gotik mė tė bukurat e qytetit. Ka statuja tė bukura dhe nė shekullin e 18-tė, absida u modifikua dhe u shėndrua nė njė varr tė bukur me skultpura pėr Marshallin Saxe, heroin e luftrave koloniale.
Petite France (Franca e vogel)
Pranė qendrės sė qytetit, pas taracės panoramike tė Vaubanit ajo ndahet nė pesė krahė drejt veriut duke formuar njė gji nė kanalin e Rhinit. Njihet si lagja e lėkurpunuesve, tani qoshe e restoranteve nė modė dhe e romantikėve qė vizitojnė qytetin.
Arti i tė gatuarit
Arti i tė jetuarit shpesh identifikohet me artin e tė ushqyerit, ata kanė sė bashku njė bashkėjetesė tė pėrkryer. Pjata dhe ushqimet e pėrgatitura me produktet e tokės sė Alzasės janė unike nė llojin e tyre. Strasbourg ėshtė shumė I njohur pėr verėrat e tij,birrėn dhe choucroute (ushqim I pėrgatitur me lakėr turshi, salcice vici dhe proshuta tė ndryshme, tė pėrgatitura nė enė balte)Por edhe specilitete tė tjera tė kujtojnė gatimet e kohės sė shkuar. Kėto gjellra shijohen nė tė ashtuquajturat ėinstub, restorante tipikė tė Strasbourgut tė vendosura nė njė atmosferė intime dhe ambjent tepėr te ngrohtė . Fama gastronomike e Strasbourgut ka themele tepėr tė fuqishme , ku pėmendet e famshmja mėlci pule apo derri e pėrgatitur nė tym dhe qė shėrben si garnityrė e shumė pjatave. Nė kėto restorante hahet mirė, si nga pikpamja e cilėsisė ashtu edhe e sasisė. Cdo pjatė shoqėrohet me verėrat dhe birrėn e famshme Krohnenburg, butet e tė cilės happen mė 1 mars.
Verėrat qė kėshillojmė janė :
Sylvaner, mė e lehtė, serviret me proshuta, sallatra ose peshk
Rieslingu,ose Pinoti qė degustohen me choucroutėn, shpendėt ose mishrat e pjekur
Sė fundi, aroma e kadifenjtė dhe shija me aromė frutash e Geėurztraminer ose Muskatin qė shoqėrojnė mrekullisht pasticerinė e Strasbourgut, e njohur pėr tortat me fruta dhe cokollatė. Brioshėt me rrush tė thatė, kolendrat e Krishtlindjeve, e famshmja buka Stolle dhe galeta e mbretėrve me paranė Brenda qė konsumohet ditėn e ujit tė bekuar.
Strasbourg ka njė numėr impresionues restorantesh si Hani i Illit, restoranti i Krokodilėve, tė famshmėt ėinstub-qoshet ku pihet verė qė reflektojnė mė sė miri artin e tė jėtuarit nė Strasbourg, vera shėrbehet nė poce balte gjithė ditėn dhe shoqėrohet me meze tė lehta.
Shtėpia tipike qė daton nė shekujt 15 dhe 16-tė ka njė morfologji tė vecantė: njė cati e mbuluar me tjegulla tė sheshta, fasadė me kulm dhe fole pėllumbash, korniza tė theksuara druri nėpėr dritare dhe ballkone tė zbukuruara nė brendėsi me dru tė gdhendur. Ballkone tė lulėzuar nė tėgjitha stinėt edhe pse klima nė dimėr ėshtė tepėr e ashpėr.
Kostumi tradicional ėshtė shprehje e foklorit tepėr tė gjallė me fustanin plot fjongo dhe kapucėt me dantella. Nė oborrin e Kėshtjellės sė Rohanit, nė korrik dhe nė gusht njė shfaqje vallėzimesh foklorike lejon tė zbulohen valet dhe shumėllojshmėria e kostumit te Alzasės. Strasbourg ofron vizionin e njė bote tėmrekullueshme, mbushur me magji, bukuri, mistere dhe bashkėjėtesė pėrzihen nė intimitet.
Informacione tė dobishme:
- email :
- telefon : 03 88 52 28 28
- Zyra e turizmit : Office de Tourisme de Strasbourg et sa Région - 17, Place de la Cathédrale - 67082 Strasbourg cedex
- nė rast urgjence :
![[email address]](http://forumi.parajsa.com/?emailimage=7f68316f6a6c968b3a3d0aef90273c6f)
- téléphone : 03 88 60 90 90
- probleme administrative : Centre Adminsitratif - 1, Place de l'Etoile BP1049/1050F - 67070 Strasbourg