Tema: Humoristike
Shikoni Postime te vecuara
  #5  
Te vjeter 25-08-2003, 09:23
Minifotoja e anetarit Shigjetari
Shigjetari Shigjetari eshte Jashte Linje
Anetare Nderi
 
Reg: 26-03-03
Lokalizimi: Tirane
Postime: 761
Dergoni nje mesazh nepermjet AIM tek Shigjetari Dergoni nje mesazh nepermjet MSN tek Shigjetari Dergoni nje mesazh nepermjet Yahoo tek Shigjetari
Kryesore

Nje burre i vjeter qe i kishte vdekur gruaja ishte goxha i pasur. Pasuri te cilen e kishte vene me pune. Kishte dy djem te martuar qe jetonin secili me vete. Mirepo nuset e dinin qe plaku kishte para keshtu qe, secila nga nuset perpiqej, si e si ta merrnin plakun qe te jetonte ne shtepine e tyre, qe te mund t'i merrnin parate. Me ne fund njera nga nuset e kandisi plakun qe te vinte te jetonte ne shtepine e tyre. I sherbente plakut, e ushqente me gjithe te mirat deri sa arri ti t'ia merrte te gjitha parate. Kur plaku ngeli pa asnje kacidhe nusja e deboi nga shtepia dhe plaku bridhte rrugeve te fshatit si nje qen i rrahur. Kur nje dite e takoi nje miku i tij dhe kur e shikon ne ate gjendje i thote:

- C'te ka ngjare miku im?!
- Nusja e djalit pasi me mori gjithe parate, me perzuri nga shtepia.
- Eja ne shtepine time se do te ndihmoj une qe te kthehesh prape atje. - I thote miku.

Keshilla e mikut ishte qe plaku te merrte nje qyp, dhe ca monedha floriri qe ia dha miku i tij, dhe kur te shikonte qe aty prane do te kalonte nusja e djalit, ai te bente sikur numronte monedhat duke i hedhur ne qyp. Dhe keshtu beri. Kur e pa nusja e djalit shtangu dhe e pyeti:

- Te kujt jane keta florinj?!
- Te mite moj nuse!- ia kthen plaku me qesendi.
- Po ku i gjete?!
- I kam pasur prej kohesh te fshehura diku!

Dhe nusja filloi nga lajkat.

- Po sa qenke dobesuar more baba! Sa pis qenke bere!
- A nuk vjen ne shtepi qe te jetosh me ne!
- Mire thote- plaku- une do te vij ne shtepi por florinjte do t'i merrni kur une te vdes!
- Mire!- thote nusja.
Dhe plaku jetoi ne shtepine e djalit derisa vdiq. Dhe nusja i sherbeu e lau dhe e pastroi me mendimin se do te merrte florinjte kur te vdiste plaku.
__________________
Mos me thuaj me ze te mekur
Se jeta eshte nje enderr e kote
Sepse shpirti i fjetur
Eshte nje shpirt i vdekur!
Pergjigjuni me Citim