Ideja e nje barazie midis femrave dhe meshkujve eshte mese e kontrolluar nga deshira per te zene poste te barabarta, merita dhe pjesmarrje ne vendime te rendesishme. Nje thenie e vjeter popullore thote: "Zoti e krijoi femren per te mbajtur nen fre mashkullin, per ti dhene atij nje katalizuese te veprimeve te tij shpesh te pershpejtuara". Por barazia qe femrat kerkojne duhet te jete e rezervuar, se ne shume momente apo situata kritike, nuk arrijne te bejne ate qe vertet duhet bere. Shpesh femrat jane me te irrituara dhe histerike se meshkujt, por dhe meshkujt shpesh ne situata te veshtira kalojne nen ekstrem dhe behen gjakenxehte. Le te themi se natyra ka krijuar nje veper arti persa i perket dy sekseve, nje mjet i mrekullueshem qe arrin te balancoje vetveten ne momentet me dramatike. Femra pa mashkullin nuk arrin kurre ate qe deshiron te beje, sikurse mashkulli pa karakterin e femres nuk arrin te jetoje. Eshte nje jete me te mira dhe fryte reciproke, por kjo sdo te thote, qe hapat e nje revolucioni te tere te arrihen brenda nje dekade. Gjerat e mira behet ngadale-ngadale, -thote populli. Le tja leme kohes dhe te shpresojme qe pozicioni i dyja paleve te jete ai, qe vertet arrin te siguroje nje harmoni, pershtatje, bashkejetese dhe evolucion perparimtar ne shoqeri dhe jete. |