Shikoni Postime te vecuara
  #5  
Te vjeter 22-08-2003, 23:17
Minifotoja e anetarit Administratori
Administratori Administratori eshte Jashte Linje
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,031
Faqe ne Ditar: 2
Plazhi i Shėngjinit, njė mrekulli sidomos pėr fėmijėt

Legjenda dhe gojėdhana thotė: “nuk ka njė lezhian me flokė tė krehun”. Kjo si pasojė e erės sė detit Adriatik qė vjen drejt brendėsisė sė tokės me erėn e jodit dhe freskinė e ujit. Natyra ka bėrė shumė mrekulli nė tokėn shqiptare duke kombinuar sirenat me shtojzovallet. Dhe njė perlė e detit Adriatik ėshtė dhe Shėngjini. Ai shtrihet nga fillimi i portit dhe mbaron nė fund tė Kunes, qė ėshtė mė ujė tė ėmbėl. Ka njė shtrirje bregdetare prej 8 kilometrash dhe njė klimė shumė tė preferueshme nė kohėn e verės, duke kombinuar hijshėm natyrėn mesdhetare me freskun e malit dhe tė gjelbėrimit.

Pjesa mė e preferuar ėshtė Kompleksi “Dora”, qė ėshtė ndėrtuar nė qendėr tė qytetit, aty ku dikur ka qenė kampi i punėtorėve. Aty ndėrpritet plazhi dhe nė krahun tjetėr ėshtė njė tjetėr plazh natyror, i quajtur Vait. Nė kėtė vend ka njė bukuri tė rallė natyrore, por akoma nuk ėshtė investuar asgjė, pėr t’i siguruar pushuesve njė qėndrim tė rehatshėm. Shumė i njohur qė nė kohėn e diktaturės ėshtė edhe plazhi i Talies, ku rėra ėshtė e zezė dhe kokėrmadhe dhe deti mė gjithė karakteristikat e Adriatikut.

Pushuesit nė Shėngjin mund tė nxihen, por pėrgjithėsisht ato nuk digjen. Dhe kjo ndoshta ėshtė karakteristika mė e bukur e plazheve krijuar nga natyra rrėzė maleve. Ka ditė tė veēanta qė ka pak erė. Bregu ranor ėshtė shumė i gjerė me rėrė, qė shkon deri 130 metra. Rėra ka njė pėrmbajtje tė madhe tė jodit dhe ėshtė shumė e shkrifėt. Nuk ka pėrzierje me lėndė tė huaja, dhe shkundet menjėherė. Bregdeti ėshtė i cekėt, rreth 60 metra, ku mund tė lahen fėmijėt pa asnjė lloj problemi dhe thellėsia e detit vjen graduale. Mė pas vjen njė breg i dytė i cili vazhdon rreth 200 metra nė lartėsinė e njeriut.

Pėrveē kushteve tė pėrmirėsuara sot shteti ka marrė masa shumė tė rrepta pėr tė patur njė qetėsi harmonike dhe tė sigurt gjatė kohės sė plazhit. Policia ėshtė gjithnjė e pranishme nė bregun e detit, dhe qetėsia ėshtė ideale pėr njė pushim adeguat pėr familjet dhe pėr tė rinjtė. Dikur kanė qenė problem mushkonjat, sot ato evitohen para fillimit tė plazhit, dhe zakonisht si drejtuesit e hoteleve edhe pronarėt e dhomave kanė marrė masa paraprake pėr eleminimin e tyre. Nė pjesėn mė tė madhe banesave dhe sigurisht nėpėr hotele janė marrė tė gjitha masat pėr furnizim me ujė dhe me energji elektrike gjatė gjithė periudhės sė pushimeve.

Peshkimi ka qenė shumė i zhvilluar, por tashmė ai ėshtė mė i ralluar. Kjo gjė i ka bėrė shumė mirė rritjes sė numrit tė peshqve. Peshku mė i zakonshėm nė Shėngjin ėshtė levreku, koca, karkaleci. Njė pjesė e peshkut shkon dhe jashtė. Shėngjini ka reth 3000 banorė, por sigurisht popullsia rritet nė kohėn e verės. Njė dhomė merret me 20000-25000 lekė pėr 15 ditė. Bimėsia ėshtė e mbjellė. Ajo ėshtė pyllėzuar nė kohėn e diktaturės dhe gjatė viteve tė demokracisė pėrgjithėsisht i ka shpėtuar zjarreve dhe dėmtimeve tė qėllimshme. Gjatė dimrit fryn era e veriut . Bregdeti ėshtė i rrethuar nga Mali i Shėngjinit, qė ėshtė me tė vėrtetė diēka pėrrallore dhe qė mund tė ketė shumė perspektivė vitet e ardhshme. Kryesore ėshtė ndėrtimi i njė teleferiku dhe ndėrtimi i njė rruge. Kjo do sillte njė frekuentim mė tė madh tė kėsaj bukurie njerėzore dhe natyrore. Klima nė pėrgjithėsi ėshtė e butė dhe nė pėrgjithėsi nė Shėngjin dhe kur bie borė ajo shkrin brenda njė kohe tė shkurtėr. Porti i Shėngjinit funksionon. Tani ėshtė ndėrtuar pjesa e Kalatės pėr tė zgjeruar thėllėsinė e portit dhe kjo do jetė njė nga sukseset mė tė mėdha nė kėtė zonė, pėr faktin se do mundet tė lidhė turistėt e huaj me kėtė vend tė mrekullueshėm

Njerėzit
Qytetarėt e Shėngjinit kryesisht jetojnė me tė ardhurat e emigracionit. Gjithashtu me peshkim, ka shumė tė punsuar nė port dhe njė pjesė punon vetėm nė stinėn e verės me pushuesit. Tashmė ka shumė familje qė kanė krijuar klientė tė pėrhershėm si nga Kosova, Maqedonia dhe nga Shqipėria. Tashmė dhe qytetarėt e Shėngjinit e kanė kuptuar qė e ardhmja e tyre ėshtė turizmi. Ato janė njerėza tė mirė, tė butė dhe shumė tė qetė.

Ku mund tė akomodohesh
Objektet kryesore janė qendra turistike “Dora“, hotel “President”, hotel “Ermiri”, ish pallati i pionierėve ėshtė rikonstruktuar si dhe njė hotel tjetėr “Kumanova”. Shėngjini frekuentohet shumė nga tiransit dhe veriu i Shqipėrisė, por dhe nga qytetarė tė tjerė tė Shqipėrisė. Nė fakt kush vjen pėr herė tė parė nė Shėngjin kthehet gjithnjė si pėr kuzhinėn dhe pėr natyrėn e mrekullueshme dhe pėr mikpritjen e vendasve.

Kohėt e fundit plazhi frekuentohet dhe nga shumė shqiptarė tė Maqedonisė. Por Shėngjini ėshtė njė vend qė mund tė frekuentohet dhe nė fundjave, ose dhe thjesht pėr njė darkė. Me rrugėn e re qė ėshtė bėrė Tiranė – Shėngjin, 65 km, ėshtė vetėm njė orė, dhe kjo ka ndihmuar shumė nė rritjen e klientelės.

Kuzhina
Kryesisht nė lokalet e Shėngjinit gatuhet peshku. Supa e peshkut ėshtė karakteristike e gatimit dhe bėhet me pjesė tė peshkut. Ėshtė njė supė e lehtė dhe shumė e ushqyeshme. Karkaleci bėhet dhe i zgarės dhe i lyer me vezė. Gjithashtu pėrdoren shumė dhe frutat e detit. Ajo shoqėrohet me raki dhe me verė. Mė parė pėrdorej vera e Kallmetit, por kryesisht sot pėrdoret vera e Durrėsit.

Plazhi i Shėngjinit ka veti tė veēanta kurative pėr pushuesit. Duke qenė me njė pėrmbajtje jodi tė lartė ai kuron pjesėn mė tė madhe tė sėmundjeve tė reumatizmės, dhe ėshtė i kėshilluar nga tė gjithė specialistėt. Gjithashtu pėr fėmijėt e vegjėl ėshtė i kėshilluar nga pediatrėt.

Shėngjini ka njė karakteristikė tė veēantė. Duke qenė pranė Lezhės, qytetit ku ka varrin Skėndėrbeu, heroi kombėtar shqiptar dhe ku ėshtė bėrė dhe Besėlidhja e Lezhės, tė gjithė turistėt qė vijnė me pushime nė Shėngjin, kalojnė njė mbasditė nė kėrkim tė historisė sė heroit mė nė zė tė Shqipėrisė. Lezha ėshtė 5 km larg Shėngjinit dhe ka njė kala shumė interesante. Po nga Lezha mund tė shkohet pėr nė Shkodėr qė ėshtė 45 km dhe ku mund tė shihet dhe kalaja e Rozafės. Gjithashtu nga Lezha mund tė shkohet nė Krujė qė ėshtė pėrsėri rreth 45 km.
Pergjigjuni me Citim