Hjuit: Mos u entuziazmoni pėr Rafterin
Lejton Hjuit, numri 2 i tenisit australian, ka thėnė nė njė intervistė pėr shtyp se tifozėt australianė tė tenisit nuk duhet tė shpresojnė shumė pėr njė rikthim tė plotė tė Patrik Rafterit nė konkurrim. Ish-kampioni i U.S Openit, Rafter, ėshtė rikthyer nga tėrheqja pėr tė luajtur nė ēift me mikun e tij Xhoshua Igėll nė turneun e Adelaidės dhe nė grand slemin "Australia Open" gjatė kėtij muaji. Por Hjuiti tha se miku i tij, Rafter, nuk po e mendonte seriozisht njė rikthim tė plotė nė konkurrim dhe se rishfaqja e tij e shkurtėr mund tė acarojė tifozėt e tij tė shumtė. "Unė nuk e di pse Pati po luan nė ēift. Njerėzit duhet tė mėsohen ta shohin pėr pak kohė, sepse ai do tė zhduket sėrish," - tha Hjuiti duke buzėqeshur.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |