Monumente kulturore Ura e Mesit, Shkodėr, shekulli XVIII
Njė monument kulture me vlera tė mėdha, simbol i qytetėrimit tė lashtė.
Nė Shqipėri ka rreth 100 ura prej guri, por Ura e Mesit ėshtė njė monument kulture me vlera tė mėdha arkitektonike dhe teknike . Bashkė me kalanė e Rozafės, ajo ėshtė objekti mė i vizituar nga tė huajt por edhe nga shqiptarėt. Ajo ka tėrhequr dhe studiues tė huaj tė cilėt e kanė quajtur njė ndėrtim elegant dhe tė guximshėm. Ura me kurriz ėshtė ndėrtuar mbi lumin Kir nė lindje tė qytetit tė Shkodrės, 8 km larg tij. Ajo lidhte krahinat e Drishtit,Shllakut e Shoshit me Shkodrėn dhe pėrmes rrugės sė vjetėr lidhet me monumente kulture tė tjera, si Ura e Pashės nė Kukės, xhamia e Prizrenit etj. Ndėrtimi i saj ka filluar nė dy faza. Nė fazėn e parė ėshtė ndėrtuar harku kryesor me hapėsirė drite 21,5 metra dhe tri harqe anash tij, dy nė anėn e djathtė dhe njė nė tė majtėn. Kjo fazė ka pėrdorur gurė tė latuar me fuga tė rregullta horizontale dhe vertikale. Nė tė dy anėt e harkut kryesor janė hapur dy dritare tė vogla shkarkuese me hark majė lundre, ndėrsa tek kėmbėt e tij pėrballė rrjedhės sė lumit, janė ndėrtuar pila nė trajtė prizmi me bazė trekėkėndėshi. Traseja e kėsaj pjese tė urės ėshtė shtruar me gurė pllakė tė vendosur kėlliē, ku ēdo njė metėr ngrihet 5 cm rreshta tėrthorė, qė i japin pendencės sė kurrizit tė harkut kryesor trajtėn e shkallares. Mė vonė meqė prurjet e mėdha pėrmbytnin pjesėt e pjerrėta nė hyrje e dalje tė urės lindi nevoja e zgjatjes sė saj. Kėshtu asaj i shtohen pesė harqe nga e majta ketėr harqe nga e djathta, duke e kthyer atė nė njė urė me 13 harqe tė mbėshtetur nė terrenin shkėmbor dhe nė pėrshtatje me tė. Ajo ėshtė ndėrtuar me gurė dhe qemer dhe nė tė nuk ėshtė pėrdorur ēimento. Harqet janė tė harmonizuar dhe me kurbaturė tė lartė. Ajo ėshtė vendosur nė aksin rrugor Shkodėr- Drisht Cukal, nė drejtim tė rrugės sė vjetėr qė tė ēon tek kalaja e Drishtit. Duke undėrtuar nė njė drejtim me lumin, ajo i ka shpėtuar goditjeve tė rij, megjithėse kjo nuk mund tė evitohet plotėsisht. Vlerat urės ia shton dhe terreni piktoresk pranė saj me shkėmbinj dhe lumin e kaltėr. Paralelisht me kėtė urė ėshtė ndėrtuar njė tjetėr, e cila pėrdoret pėr udhėtim. Duke u kthyer nė njė nga simbolet e qytetit, ajo ėshtė e pranishme nė telajot e piktorėve, nė studo fotografike, nė kartolina, kalendarė e katalogė, nė unime me bakėr gdhendjedrri etj. Gjatė vitit 2001 shumė objekte si Kalaja e Rozafės,(2400- vjeēare, rruga nė qendėr tė qytetit e shpallur Rrugė muze rruga Kol Idromeno, e njohur pėr vlerat e saj muzeale, kisha e Shirqit rreth 8 km larg qytetit e ndertuar rreth shekullit tė dhe xhamia e Plumbit e ndėrtuar nė afėrsi tė lumit Drin nė vitin 1720 u vunė nėn kujdesin e Insitutit tė Monumenteve tė Kulturės. Midis kėtyre veprave ėshtė dhe Ura e Mesit,Fototeka Marubi,e bibloteka Marin Barleti, tė cilat restaurohen me fonde te buxhetit tė shtetit.
Gjatė shirave tė kėtij viti Ura e Mesit ėshtė demtuar vetem nė njėrėn prej kėmbėve te saj, lehtėsisht e riparueshme. Megjithatė Ura e Mesit mbetet si simbol i njė qytetėrimi tė lashtė dhe si pikė referimi pėr teknikat e vjetra tė ndėrtimit me gurė. Si shkohet atje:
Ura e Mesit ndodhet pranė qendrės sė fshatit me tė njėjtin emėr 8km nė lindje ose mė shumė verilinjde tė Shkodrės. Rruga ėshtė e asfaltuar, ndonėse njė pjesė e saj ėshtė e amortizuar. Distanca e afėrt bėn qė vizitorėt tė shkojnė atje dhe me biēikleta. Peizashi shkėmbor rreth saj, shfrytėzohet nė stinėn e verės nga pushues ditorė qė bėjnė plazh nėn hijen e urės ose hidhen prej saj nė ujė. Tė dhėna teknike:
Gjatėsia 108 metėr, gjerėsia 3,40 metėr 13 harqe jo simetrike, ku mė i madhi 12 metėr i lartė dhe me hapėsirė 21,5 metėr tė gjerė. Ndėrtuar mė 1768 nga Mehmet pashtė Bushati |