Shikoni Postime te vecuara
  #8  
Te vjeter 05-01-2004, 14:23
Minifotoja e anetarit kureshtari
kureshtari kureshtari eshte Jashte Linje
Veteran/e
 
Reg: 21-09-02
Lokalizimi: L10Nj4
Postime: 188
Kryesore

Sinqerteti, nje fjale shume e vlefshme dhe e cilesueshme ne nje cift. Eshte teper e rendesishme per te patur harmoni, dhe per te forcuar lidhjen ndermjet ciftit. Por a eshte mese e domosdoshme? Mendoj se shpesh sinqeriteti eshte presion i ushtruar ndaj partnerit per te qene ne disa raste jo ai qe eshte, dhe shpesh sinqeriteti i tepert eshte buke e mykur, jo gjithmone ne nje cift duhet te dihet gjithcka, jo gjithmone ne nje cift duhet te tregohet apo rrefehet gjithcka. Nese nje cift eshte i dashuruar, i lumtur, ne harmoni dhe qe eshte me e rendesishmja ne sinkronizim me njeri tjetrin lidhur mbi cdo situate sado e veshtire qofte ajo, nje sinqeritet i tepruar do te ishte fatale per nje lidhje te tille. Te jesh i sinqerte nuk do te thote te jesh me i sinqerti nga te gjithe, por do te thote te jesh i sinqerte ne ate mase dhe ate nivel ku sinqeriteti nuk e tejkalon masen e tolerances. Pra, sinqeriteti ne cifte eshte i nevojshem, por aspak i domosdoshem! Persa i perket pyetjes se si mund te kuptohet nese njeri nga partneret eshte apo jo i sinqerte, mendoj se koha e tregon fytyren e vertete te gjithsecilit. Shpesh sinqeriteti barazohet me genjeshtrat apo manipulimet qe i ben jetes se tij nje individ i caktuar, ne syte e partnerit apo shoqerise; duhet theksuar se sinqeriteti eshte teresia e cdo veprimi apo mendimi.

Disa citime qe me pelqejne:

"Fjalet e embla nuk jane shume te rendesishme, edhe kur ata jane te nevojshme, me e rendesishme eshte sinqeriteti qe eshte ne harmoni me vetveten dhe fjalimet e tij vijne nga zemra."

“Nese nje fjale vjen nga zemra ajo do te zere vend ne zemer, dhe nese ajo vjen nga gjuha ajo nuk arrin as tek veshet!”

"Sinqeriteti dhe ndershmeria te bejne te lendueshem, behu megjithate i sinqerte dhe i ndershem." (Nene Tereza)
__________________
Ti Shqiperi me jep nder,
me jep emrin shqipetar,
zemren ti ma gatove,
plot me deshire dhe me zjarr!
Pergjigjuni me Citim