Shikoni Postime te vecuara
  #4  
Te vjeter 05-01-2004, 07:27
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
AlbShkodra AlbShkodra eshte Jashte Linje
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Bullgari

ATY KU NUK NDJEHESH I HUAJ

Njerėz qė pėrnguten. Dukuri e pazakonshme nė vendet e Europės Juglindore, ku edhe kėndohet me avash… Bullgarėt janė tė bindur se sė shpejti do tė jenė pjesė e Europės, jo vetėm si territor, por edhe politikisht. Ata kanė nisur tė shohin njė dritė diku nė horizont dhe besojnė se vėshtirėsitė do tė jenė kalimtare. Qė tė arrish diēka nė jetė, a nuk duhet mė parė tė besosh se ke fuqi qė tė bėsh kėtė?

Kur Janko Nikollov tregonte nė hartė vendet qė duhej t’i vizitonim me njė grup gazetarėsh, mė ngjante si njė epror qė i tregon ushtrisė vendet qė duhej pushtuar. Sofja, njė vend i quajtur Bansko, nė jugperėndim tė Bullgarisė, e sė fundi Pamporovo, nė malet Rodope…

Ashtu si ngjallet te njė mbret dėshira pėr pushtime tė reja, mė ishte ngjallur pasioni i kahershėm pėr tė udhėtuar dhe pėr tė vizituar vende ku s’kisha qenė mė parė.

Ē’ishte kjo zgjuarje dėshire pėr udhėtime. Ndoshta: pėrditshmėria e mbushur me strese, aq dinamike, sa ke pėrshtypjen qė humb kohė edhe kur ulesh tė drekosh. Tė “sakrifikosh” katėr ditė? Sa shumė. Disa obligime s’do tė kryhen, disa premtime s’do tė realizohen, disa letra adresuar atyre qė i konsideron si tė veēantė, s’do tė shkruhen. I bindur se ata tė kuptojnė mė mirė se tė tjerėt, i lė pėr nė fund...

E morra me indiferencė programin dhe u ktheva nė vendlindje pėr tė bėrė punėt e pėrditshme, tė zakonshme, tė mėrzitshme… Se do tė udhėtoja? Kėtė sėrish e kisha harruar … “Unė udhėtoj, d.t.th. vazhdoj tė jetoj”. Ka ca kohė qė nuk kam udhėtuar…

SOFJA, kryeqyteti i Bullgarisė, vendi i statujave, i fontanave tė vjetra dhe institucioneve tė shumta kulturore, mendohet qė tė ketė mė shumė se 1.2 milionė banorė… Se ē’ka marrė njė pamje tjetėr. Lexoj gazetat ditore dhe disa shqetėsime tė bullgarėve, pėrkundėr se janė tė ngjashme me tonat, nuk mė bėjnė pėrshtypje. Jam si njė qenie qė, pėr pak ēaste, ėshtė ēliruar nga vargonjtė e padukshėm. Pasi e di se pas njė kohe duhet tė kthehet sėrish nė gjendjen e mėparshme, shpejton qė ta shijojė sa mė shumė botėn tjetėr, ku dashurisė nuk i vėnė frerė dhe as e lodhin me nene e paragrafe… Jam njė qenie tjetėr, nė njė botė tjetėr, ku zgjohen ca pasione tjera pėr tė cilat mund tė kemi besuar se kaherė janė ndrydhur brenda nesh.

NJERĖZ QĖ PĖRNGUTEN. Gjė e rrallė pėr vendet e Europės Juglindore, ku edhe kėndohet me avash... Bullgarėt janė tė bindur se sė shpejti do tė jenė pjesė e Europės, jo vetėm si territor, por edhe politikisht. Ata kanė nisur tė shohin njė horizont tė shndėrritshėm dhe besojnė se vėshtirėsitė do tė jenė kalimtare. Qė tė arrish diēka nė jetė, a nuk duhet mė parė tė besosh se ke fuqi qė tė bėsh kėtė?

Bashkėsia Europiane ka dhėnė sinjalet e qarta se dalėngadalė po hap dyert pėr ta inkuadruar Bullgarinė nė gjirin e saj. Gazetat, sikurse “Trud”, “24 ēasa”, “Standard”, theksojnė nevojėn pėr kėtė integrim. Bullgarėt e ndjejnė se janė para njė akti solemn dhe nguten qė tė mos u ik ky rast. Nuk kanė kohė qė tė vonohen aspak… Kėtyre ditėve banorėt e Sofjes kanė lėvizur me vėshtirėsi pėr shkak tė njė greve taksistėsh…

Sofja nuk ėshtė ai qyteti i dikurshėm kur shihje pak vetura, me tė cilat voziteshin vetėm ata tė kastės komuniste. Banorėt e Sofjes thonė se tani ka probleme tė shumta me parkingjet. Sofja, nėpėrmjet tė cilit kalon vetėm njė lumė i vogėl, ėshtė njė qendėr e vėrtetė kulturore: ka 9 teatro (mė i njohur ėshtė Teatri Kombėtar “Ivan Vazov”), galeri, biblioteka, qendra tė artit kontemporan. Biblioteka Kombėtare “Kirili dhe Metodij” ka njė fond prej 3.5 milion librash. Para Universitetit “Kliment Ohridski”, ku studiojnė mijėra studentė, qėndrojnė dy statuja tregėtarėsh, qė kanė finansuar kėtė universitet nė nismėn e tij.

Sofja ka shumė parqe. “Parku i Borisit” (pėr nder tė Car Borisit III) dikur quhej “Parku i lirisė” (Gjėrat qė na mungojnė i pėrmendim mė shpesh). Njė park tjetėr quhet “Parku i mjekėve”. Njė emėr mjaft mbre_sėlėnės. Aty lartėsohen statuja mjekėsh tė nderuar nga bashkėkombasit e tyre.

TĖ HUAJT NUK SHIKOHEN ME DYSHIM. Ēdo i sapoardhur duhet tė ndahet me pėrshtypje tė mira, qė tė mos i shuhet pasioni pėr t’u rikthyer… Bullgarėt i kushtojnė shumė rėndėsi turizmit…

Nė shenjė respekti pėr mysafirėt zėvendės ministri i ekonomisė dhe turizmit Dimitar Haxhinikollov, njė burrė i sjellshėm, i cili disa herė kėrkon falje pėr njė vonesė tė vogėl, ka organizuar njė pritje. Ai ėshtė i gatshėm pėr tė dhėnė pėrgjigje nė pyetjet tona. Ai ėshtė mė kompetenti pėr tė dhėnė informacione pėrsa i pėrket turizmit.

Haxhinikollov thotė se sivjet nė Bullgari ka pasur rritje prej 15 pėrqind tė fluksit tė turistėve qė kryesisht vijnė nga shtetet ballkanike, Britania e Madhe, shtetet skandinave, Rusia etj. Ai thotė se shteti ka kujdes tė veēantė pėr sigurinė e tė huajve qė vijnė pėr pushime. Me turizmin janė ndėrlidhur 350 mijė bullgarė.

Qeveria bullgare ndan fonde nga buxheti i saj pėr zhvillimin e turizmit: kryesisht pėr pėrmirėsimin e infrastrukturės.

“Merita mė e madhe pėr shtimin e turistėve qėndron te investitorėt privatė, qė ndjekin me vėmendje atė qė quhet ekonomi e tregut”, thotė Haxhinikollov.

Nė qendrat turistike po bėhen shumė investime, ndėrsa investitorėt mė tė mėdhenj janė vetė bullgarėt. Ligjet bullgare mundėsojnė investime tė qindpėrqindta tė jashtme, pa tė drejtėn e blerjes sė tokės.

Qeveria bullgare sivjet ka ndarė disa milionė levė vetėm pėr pastrimin e plazheve nė Varna dhe Burgas. Ekzistojnė fonde qeveritare pėr reklamimin e vendeve turistike nė Bullgari. Organizohen panaire nėpėr qendra europiane. Ėshtė krijuar njė sistem informativ ku jepen tė dhėna tė shumta pėr tė gjithė tė interesuarit qė duan tė kalojnė pushimet nė vendet turistike bullgare, tė prezantuara edhe nė faqe interneti. Sikurse nė rastin tonė, organizata tė ndryshme joqeveritare organizojnė ekskursione me gazetarė vendesh tė ndryshme, tė cilėt vizitojnė vendet turistike bullgare.

BULLGARĖT SHPEJTOJNĖ pėr tė bėrė pėrgatitjet pėr sezonėn dimėrore. Nė stinėn e dimrit Bullgaria ka mundėsi pėr tė pritur 15 mijė turistė. Turizmi dimėror pėr ēdo vit shėnon rritje.

Janė tre qendra tė njohura dimėrore qė tėrheqin vėmendjen e turistėve tė huaj: Banjsko, nė Pirin, Pamporovo, nė malet Rodope dhe Borova, nė malet Rile…

Nė Bansko buldozherė tė shumtė pėrgatisin shtigjet pėr skijim. Hotelet janė gati. Janė gati fitnes sallat, fushat sportive, pishinat etj. Pritet tė arrijnė vetėm turistėt, tė cilėt, me ēmime solide, mund qė tė kalojnė ēaste qė do tė fiksohen pėrgjithmonė nė kujtesėn e tyre…

Bansko ėshtė njė qendėr e sporteve dimėrore, nė Bullgarinė jugperėndimore (nė Pirin), 150 km larg Sofjes. Njė qytezė unikale me 10 mijė banorė. Kėtu ka 32 vende arkeologjike, me rreth 200 shtėpi autentike tė arkitekturės mesjetare, qė ėshtė nėn pėrkujdesjen e UNESKO-s.

Banorėt e parė nė kėtė vend kanė jetuar qė nė kohėn e bronxit dhe hekurit, kurse periudha kur ėshtė themeluar ky vendbanim konsiderohet shekulli 9-10. Bullgarėt thonė se nė vendet si Banjsko ėshtė ruajtur shpirti autentik bullgar, nga ndikimet e perandorive tė tjera. Janė unikale rrugėt e shtruara me kalldėrm. Nė ēdo kėnd ka restorante tradicionale. Sikur kthehesh nė njė kohė tjetėr. Nė restoranet, ku gjithēka frymon bullgarēe, qė nga ushqimi deri te vetė dekori i tyre, shėrbejnė kamarieret e hirshme, herė herė tė veshura me veshje tradicionale, tė cilat tė presin me buzėqeshje. Verė, raki dhe ushqime tradicionale, sikurse “kapama”, “ēomlek” apo “banski starec”…

Nė Banjsko konsiderohet e veēanta njė kishė mesjetare, njė sahatkullė dhe muzeu, ku ruhen shumė gjėsende me vlerė.

Vendasit thonė se dimri ėshtė me borė dhe i butė, me temperratura mesatare nga -12 deri 0 gradė celsius.

Lart ėshtė maja mė e lartė Todorka (2560 m), veshur me petk dėbore, tė cilin bullgarėt e krahasojnė me Olimpin.

“Njė vend ideal”, them.

“Mė shumė se kaq. Njė vend hyjnor, i sajuar nga dora e Hyut”, shton njė koleg.

Ski –liftet moderne janė prodhimit austriak. Ti je njė I****us modern. Ti je lart. Nė njė dimension tjetėr. Ti je pjesė e njė panorame idilike, e sajuar aq mjeshtėrisht nga Hyu. Njė botė e paqtė, pa smog, larg zhurmės, larg pėrditshmėrisė sė mbushur me strese. Kjo ndoshta e ka shtyrė edhe skiatorin e njohur Alberto Tomba, tė vinte kėtyre ditėve pėr tė kaluar pushimet. Sikur paralajmėron se edhe tė tjerėt duhet qė tė ndjekin shembullin e tij…

Kėtu edhe hotelet janė ndryshe. Nė hotelthi “Belvedere” gjithēka ėshtė tradicionale. Njė ambient i pėrshtatshėm pėr tė bėrė, qoftė njė natė, jetė hedoniste…

UDHĖTIMI VAZHDON. Mė sillet ndėr mend Konradi qė ftonte njerėzit pėr tė udhėtuar drejt vendeve pėr tė cilėt kemi paragjykime. “Udhėtari nuk mendon qė vendi duhet tė zhduket. Ėshtė i ēliruar nga paragjykimet dhe derisa tė tjerėt nė shtėpi gjykojnė ai u tregon fotografitė”. Kudo shtrihet njė panoramė idilike. Sikur jeta tė ishte njė udhėtim i kėtillė!

“ARRITĖM NĖ PAMPOROVO”, thotė e hirshmja dhe e sjellshmja Ludmila Petrova, e cila shoqėron grupin e gazetarėve. Njė vend tjetėr turistik 260 kilometra larg Sofjes. Njė vend hotelesh luksozė, me qendra sportive, pishina, solariume, fitnes qendra, sauna etj. sikurse “Pamporovo”, “Elina”, “Snezhanka”, “Murgovec”. Njė ambient i veēantė, ku ia vlen njeriu tė kalojė njė natė dhe tė mos besojė se kjo do tė jetė hera e fundit...

Shpatijet janė mjaft tė pėrshtatshme pėr adhuruesit e sporteve dimėrore. Ski liftet tė shpiejnė deri lart, me njė ēmim ditor prej 12 eurosh.

Lart ėshtė maja Snezhanka (1926 m), qė nė gjuhėn shqipe do tė thotė Borėbardha. Duket se po flen. Sikur pret njė puthje princi…

Aty afėr ėshtė liqeri Smolian, njė vend i preferuar pėr peshkatarėt. Mė kujtohet njė thėnie e mikut tim: “Peshkatarėt janė krijesat qė kanė kuptim tjetėr pėr kohėn”. Janė mėsuar tė presin dhe pritja i ka bėrė mė tė fisėm, mė tė heshtur, mė indiferentė ndaj marrėzive tė kėsaj bote. Nė jetė gjithmonė i kam ēmuar ata qė kanė ecur nė anėn e kundėrt tė rrjedhės sė gjėrave, ashtu sikurse peshkatarėt ecin nė drejtim tė kundėrt nga rrjedh uji. Me vete kemi edhe njė kameraman, qė e di artin e peshkimit. I vjetėr pėr nga mosha, por mė i riu nė shpirt.

MBRETĖRIA E SHPELLĖS. Nė afėrsi tė Pamporovės, gjendet shpella e Jagodinės (ose siē e quajnė bullgarėt Jagodinska). Njė shpellė mjaft interesante. Tek hyn brenda ke pėrshtypjen se futesh nė njė dimension tjetėr dhe sė shpejti do tė takosh qenie parahistorike. Aty nuk ka vizatime. Ndoshta koha i ka fshirė pėrgjithmonė. Aty janė gjetur skelete njerėzish parahistorikė, fosile kafshėsh tani tė zhdukura (arinj shpellash, leopardė dhe hiena). Me kėto shpella ndėrlidhen mjaft legjenda interesante. Njėra prej shpellave ka njė emėr interesant: “Fyti i Djallit”.

NJĖ BALADĖ E DHIMBSHME. Njė gojėdhanė nxiti speleologėt tė bėnin gėrmime pėr tė vėrtetuar nėse kishte diēka tė vėrtetė nga ajo qė pėrfolej me vite nė popull. Legjenda thoshte se nė kėtė shpellė ishin vrarė disa tė rinj nga fshatrat pėrreth… Shkencėtarėt gjetėn trupat e disa njerėzve, ashtu siē thuhej nė legjendė. Njėri ndėr ta ishte edhe Koljo Sbirkovi nga njė fshat aty afėr, i vrarė nga komitėt (disa ēeta komitėsh nė kohėn e sundimit turk kishin qėllime idealiste pėr tė bashkuar Bullgarinė, kurse disa tė tjera kishin dalė pėr qėllime tė ulėta).

Mbi vrasjen e Nikollės nga komitėt ka dy variante, ashtu siē ndodh zakonisht nė Ballkan, ku pėr njė ngjarje ekzistojnė disa tė vėrteta: sipas njėrit ai kishte qenė spiun turk. Varianti i dytė thotė: Nikolla kishte pasur njė duqan dhe u kishte dhėnė “veresi” komitėve, kur kishte harxhuar tė gjithė paratė e kishin vrarė. Kushedi? Mbeti vetėm njė kėngė e dhimbshme, njė baladė, njė perlė (si ato perlat qė mund t’i shohėsh brenda nė shpellėn e Jagodinės) ku pėrmendet edhe korbi, ai korb i zi, qė kumton lajme tė zeza, sikurse te poema e Edgar Allan Po-sė, sikurse te baladat shqiptare tė nizamėve; ai korb i zi qė sillet rreth kufomave dhe kryen ritualin makabėr duke ua hėngėr sytė dhe mishin. Ai korb, tė cilin e pėrmend edhe nėna e Nikollės, si te kėnga, qė nisa ta pėrkthej:


Ku ke humbur im bir
E kėrkon nė gjithė Turqinė- dhe s’e gjen
Pyet nė gjithė Bullgarinė – dhe s’e gjen

E ėma e Nikollės udhėtonte
Oborr mė oborr
E lodhur flokėt shkulte
Dhe Kolėn e kėrkonte

Bir Nikollė, Nikollė
Nėse je pėrmbi dhe
Mė dėrgo njė letėr t’bardhė
Njė bilbil kėngėtar dėrgomė

Nėse je diku nėn dhe
Mė dėrgo njė letėr t’zezė
Njė korb tė zi dėrgomė

Bulēeja qan nė saraje
Dhe yt bir po qan nė djep
Konēeja njė zė se ē’lėshon
Dhe kopenė s’ka kush e mbledh…

HEREN TJETĖR, kur do ta takoj Janko Nikollovin, do t’ia them gjithēka kam menduar nė ato ēaste derisa ai mė fliste pranė hartės nė zyrėn e tij. Duke ia treguar vendet nė hartė, do t’ia pėrshkruaj ato ēaste qė kanė pushtuar njė pjesė tė kujtesės sime. Do t’i them se katėr ditė nuk ishin tė mjaftueshme pėr tė shijuar gjithė ato bukuri magjepsėse. Do t’i them se ia paska vlejtur qė s’i kisha kthyer letrat, sepse tani kisha se ēfarė t’u shkruaj gjithė atyre qė arsyetojnė pakujdesinė time. Do t’i them se ato katėr ditė ishin tė pakta, por madhėshtore, ashtu si gjėrat e ēmueshme, qė, fatkeqėsisht, na humbin shumė shpejt, pėr tė na mbetur vetėm kujtimet qė, po nuk i shėnuan nė fletė tė bardhė, i marrin me vete nė varr.

(Salajdin SALIHU ''Lobi'')
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg 5131.jpg (37.3 KB, 172 vezhgime)
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Pergjigjuni me Citim