Tema: Humoristike
Shikoni Postime te vecuara
  #4  
Te vjeter 21-08-2003, 10:39
Minifotoja e anetarit Shigjetari
Shigjetari Shigjetari eshte Jashte Linje
Anetare Nderi
 
Reg: 26-03-03
Lokalizimi: Tirane
Postime: 761
Dergoni nje mesazh nepermjet AIM tek Shigjetari Dergoni nje mesazh nepermjet MSN tek Shigjetari Dergoni nje mesazh nepermjet Yahoo tek Shigjetari
Kryesore

Pra disa vjetesh, ne kohen e emerimeve nje djale mbaroi shkollen e larte per mesues filloreje. Per fatin e tij, ai u emerua ne nje fshat malor te Skraparit. Vitet e para i kaloi me shpresen se do t'a transferonin nga fshati ne qytet. Mirepo kaluan 6-7 vjete dhe njeri nuk po kujtohej per te. Keshtuqe ai filloi te dergoje lutje ne Seksionin e Arsimit te Rrethit, per t'a transferuar, mirepo asnje pergjigje. Kur nje dite Drejtori e lajmeron se te nesermen do te vinte nje Inspektor nga Seksioni i Arsimit te Rrethit per kontroll.
Erdhi e nesermja dhe Inspektori shkoi ne klasen ku jepte mesim personi ne fjale. Ate dite do t'ju spjegonte nxenesve shkronjen C.
Mbasi i pyeti nxenesit, filloi te shpjegonte mesimin e ri.

- Nxenes te dashur mund te me thoni si ben zogu?

Dhe femijet te gjithe ne kor:

- Ciu- ciu!
- Si ben gjinkalla?
- Cerr- cerr!
- Si ben violina?
- Ciu- viu?...

E keshtu me rradhe, ai bente pyetje dhe femijet pergjigjeshin ne kor. Inspektori u skandalizua. Kur mbaroi ora e mesimit, Inspektori shume i merzitur dhe i skuqur ne fytyre i kthehet mesuesit:

- C'fare eshte kjo? Keshtu i meson nxenesit ti? Pale ke bere dhe gjithe ato lutje per t'u transferuar ne qytet! Keshtu si i meson nxenesit ti s'ke per te ardhur asnjehere ne qytet!
- Ashtu?- Ia kthen mesuesi- Atehere violina ciu-viu do te beje gjithe vitin.
__________________
Mos me thuaj me ze te mekur
Se jeta eshte nje enderr e kote
Sepse shpirti i fjetur
Eshte nje shpirt i vdekur!
Pergjigjuni me Citim