Para shume kohesh nje nuse e re e sapomartuar jetonte vetem me te shoqin. I Shoqi shkonte cdo dite ne are, ndersa ajo merrej me punet e shtepise, lante, gatuante. Mirepo ajo kishte shume turp qe t'a shikonte i shoqi duke ngrene. Keshtu qe sa here qe shtrohej sofra ajo nuk afrohej. Megjithese i shoqi e ftonte te hante bashke me te, ajo nuk pranonte. Gruaja sapo ikte i shoqi ne are skuqte nente kokrra veze me gjalp dhe i hante. Kaluan pak kohe dhe burrit i beri pershtypje se si mund te jetonte e shoqja pa ngrene. Nje dite burri vendosi t'a pergjonte te shoqen. U ngrit ne mengjes, u la hengri megjesin dhe u nis gjoja per ne are. Pa e pare gruaja aji u ngjit ne traret e catise, nga ku mund te shikonte te gjitha veprimet e te shoqes. Gruaja e sigurt se ishte vetem ve tiganin ne zjarr dhe ne nje tas thyen nente kokrra veze. Kur pa pritur degjon nje zhurme ne oborr dhe del me vrape te shikoje. Ne kete kohe burri zbret nga traret dhe i thyen dhe nente kokrra veze te tjera dhe u ngjit perseri larte. Gruaja u kthye brenda i skuqi vezet dhe u ul te hante. Mirepo ajo mundi te hante vetem gjysmen e vezeve te skuqura. Kjo gje e shqetesoi gruan dhe duke menduar me ze te larte tha:
- Une o jam semure, o do semurem! Se une nente kokrra veze i kam ngrene perdite!
Atehere burri zbret nga traret dhe i thote:
- Ti nuk je semure e as do te semuresh, se une te shtove edhe nente veze te tjera!
Dhe i jep nje dru te mire te shoqes, se ciles i doli turpi per te ngrene me te shoqin.
__________________ Mos me thuaj me ze te mekur
Se jeta eshte nje enderr e kote
Sepse shpirti i fjetur
Eshte nje shpirt i vdekur! |