Kopenhagen Kopenhageni , kryeqyteti i ftohtė i njerėzve tė mirė
Pak dekada mirėqėnieje materiale dhe kujdesi tė njė qeverie mė tepėr se atėrore, duket se e kanė rraskapitur shpirtin e racės vikinge, e cila ka mbi supe 1500 vite tė njė historie tė pavarur dhe energjike. Danezėt nga vikingė tė lindur nė liri dhe tipa tė vėshtirė u transformuan nė njė racė tė butė dhe tė ėmbėl- 1939 Kopenhagen, diplomat Britanik
Me njė histori tė pasur, evidente nė ndėrtesat historike dhe rrugėt antike, me dyzinėn e njė bote me muzeume klasike dhe galeri, koshtet e mrekullueshme tė Tivolit dhe njė monarki tė qėndrueshme, njė nga mė tė vjetrat nė botė, kryeqyteti danez ofron njė pafundėsi tėrheqjesh pėr tė gjitha shijet.
Kopenhageni nuk ėshtė muze pa jetė, por njė qytet i gjallė, modern ku e kaluara mahnitėse bashkėjeton me fjalėn e fundit tė arkitekturės. Nga ana arkitekturore, Kopenhageni ka shumė pjesė interesante, qė nga pallatet administrative tė Christianborg Slot nė ishullin Slotsholmen tek kullat skenike tė Vor Frelsers Kirk. Por mbi tė gjitha, Kopenhageni ėshtė njė nga kryeqytetet me urbanisitikėn mė tė bukur nė botė, qė reflektohet nė ndėrtesat e reja dhe dyqanet mbresėlėnės. Ai prezanton bukuritė e tij nė njė kornizė ujore, qė e bėn atė njė nga qytetet mė tė bukur tė Evropės veriore.
Kryeqyteti i Danimarkės pėr pothuaj 600 vite mbetet qyteti mė i madh nė Skandinavi. Qyteti duket si njė shėtitore pa fund kėmbėsorėsh, me dyqane tė shumta dhe mundėsi tė ndryshme argėtimi, rrugė teatrore dhe teatro tė hapura. Parku i Tivolit ofron kėnaqėsi pa fund nė njė formė mė tradicionale, ndėrsa lagja kosmopolitane latine, tė shtyn drejt kafeve aromatike. Dhe nėse ndihesh mė shumė energjik, njė hap pėr nga parku Kristiana, tė mbush me adrenalinė pėr tė ēuar mė pas nė njė shėtitje romantike deri tek Sirena e Vogėl, qė qėndron e vetmuar hipur mbi njė gurė tė madh pranė detit, nė pritje tė princit tė saj tė dashur. Njė pamje shumė e kėndshme qė tė mbush me romantizėm dhe njė nga simbolet e Danimarkės. Kryeqyteti simpatik danez mbulon pothuaj tė gjitha nevojat e njė vizitori tė huaj dhe kėtė e bėn, me aromėn dhe traditėn skandinavase. Tivoli, njė park gjigand lojėrash dhe argėtimi
Ka shumė gjelbėrim edhe nė qendėr tė qyteteve, njė mori parqesh tė mėdha dhe kopshtesh, ku mund tė shėtisėsh, tė luash apo tė pushosh. Adhuruesit e lojrave dhe argėtimeve, padyshim qė do tė drejtohen pėr nė Tivoli, parku i lojėrave dhe luleve nė qendėr tė kryeqytetit danez. Parku i famshėm ka funksionuar pėr mė shumė se 150 vite, kohė e gjatė pėr tė zgjedhur dhe kultivuar atė qė ėshtė mė e mira nė argėtimin e tė gjithėve.
Qilimi fluturues, karruseli, shfaqje tė hapura pėr publikun, lojėra karnavale, restorante e fast-foode. Pėr ata qė adhurojnė muzikėn ka shfaqje me valle tradicionale popullore, ndėrsa nė njė holl, orkestra dhe trupat e baletit ekzekutojnė pjesė tė muzikės klasike ndėrkombėtare. Dhe pasi tė jeni kolovitur nė lojėrat e shumta, tė keni admiruar lulet shumėngjyrėshe, tė keni zbrazur kuletėn nėpėr kioskat me shumė e shumė gjėra tė shijshme nė kėndin verior tė parkut Tivoli, nė mėnyrėn mė tė qetė argėtimi vazhdon me njė shėtitje nė pazarin Stroget, njė zinxhir i gjatė pėrbėrė prej pesė rrugėve, tė mbushura me dyqane dhe restorante, si dhe me njė pafundėsi teatrosh tė hapur. Kėshtjella e Hamletit, misteret e saj
Danimarka mund tė quhet ndryshe shteti i kopshteve dhe kėshtjellave. Kronborg ėshtė njė nga kėshtjellat mė tė rėndėsishme tė Rilindjes nė tė gjithė Evropėn veriore, nė tė cilėn ėshtė ambientuar njė nga tragjeditė mė tė famshme, Hamleti. Ēdo vit qindra mijėra turistė vizitojnė kėshtjellėn e mrekullueshme. Shumė tė ftuar tė huaj e lidhin kėshtjellėn e Kronborg-ut me dramėn e Shekspirit dhe Hamletin, princin e Danimarkės. Ndėrsa pėr vizitorėt danezė, kėshtjella ėshtė njė monument historik dhe kombėtar. Mė 30 nėntor tė vitit 2000, Kronborg iu shtua dhe listės sė trashėgimisė botėrore tė UNESCO-s.
Njė histori tjetėr interesante lidhet me arrestimin e mbretėreshės sė Danimarkės. Princesha Caroline Mathilde ishte vetėm 15 vjeē kur u martua me mbretin Christian VII nė 1766, mendėrisht i sėmurė. Martesa ishte e palumtur dhe ajo krijoi njė lidhje intime me doktorin e mbretit, njėkohėsisht pretendent pėr fronin, Friedrich Struensee. Kur u zbulua nė vitin 1772, Caroline Mathilde u arrestua si bashkėpunėtore e tij dhe u burgos nė Kronborg. Pėr pesė muaj me radhė ajo ka qėndruar nė dhomėn kullė, afėr dhomės sė mbretėreshės dhe vetėm pas katėr muajsh u lirua dhe u detyrua tė largohej nga vendi. Legjenda , Si e zgjodhi Shekspiri kėshtjellėn pėr tė vendosur tragjedinė tij
Princi Hamlet u pėrmend pėr herė tė parė para 800 vitesh nė historinė e Danimarkės, nga Saksonėt. Legjenda u ritregua nga Christian Pedersen, versioni i tė cilit u shtyp nė vitin 1514. Ky botim e pėrhapi legjendėn pėrtej kufijve tė Danimarkės. Nė Angli u shkruajt nga Thomas Kyd, ku version i ri i kėsaj pjese e transformoi Hamletin rreth viteve 1590 nė njė dramė hakmarrjeje.
Ndoshta i frymėzuar nga versioni i Kyd-it Uiliam Shekspir shkroi "Historia tragjike e Hamletit dhe princit tė Danimarkės dhe Kėshtjella e Elsinorit rreth viteve 1600, duke ringjallur princin legjendar sakson. Shekspiri ishte i pari qė e lidhi legjendėn me Elsinorin dhe kėshtjellėn, kjo ndoshta sepse qyteti ishte njė nga mė tė rėndėsishmit nė botė nė shekullin e 17-tė. Elsinor ishte pika kyēe e trafikut tė anijeve dhe mė pas, ai u bė njė qendėr kulturore falė kėshtjellės mbretėrore Kronborg. Nuk dihet nėse Shekspiri e kishte vizituar Elsinorin. Por ėshtė fakt qė shumė aktorė anglezė e skocezė, kanė luajtur pjesė tė ndryshme nė Kronborg dhe nė qytetin e Elsinorit. Ata mund ti kenė folur Shekspirit pėr kėshtjellėn vezulluese Kronborg dhe qytetin Elsinor, tė cilat e kanė frymėzuar atė pėr tragjedinė e Hamletit.
Tragjedia Hamlet u shfaq nė kėshtjellė pėr tė kujtuar 200 vjetorin e vdekjes sė Uilliam Shekspirit. Shumė nga rojet e kėshtjellės u pėrdorėn pėr figurantė. Skena u vendos nė kullėn e telegrafit, nė kėndin jugperėndimor tė kėshtjellės. Tragjedia ėshtė luajtur dhe mė pas nė kopshtin e kėshjellės dhe nė zona tė ndryshme brenda fortesės. Tė gjitha kompanitė teatrore finlandeze, suedeze, norvegjeze, amerikane, irlandeze dhe gjermane, kanė pėrdorur kėtė kėshjellė pėr versionin e Shekspirit, nė gjuhėn e tyre.
Nė kėshtjellėn e Hamletit mund tė shkohet me disa linja urbanesh, ose me tren nga stacioni qendror i Kopenhagenit deri nė qytetin Elsinor. Nga stacioni i trenit tė Elsinorit, pėr tek kėshtjella janė rreth 15 minuta nė kėmbė, mjaft tė ndjekėsh rrjedhėn e ujit, derisa tė shohėsh kėshtjellėn. Portreti i Shekspirit ėshtė nė gur nė hyrje tė kėshtjellės. Kronborg qė atėherė njihet me emrin kėshtjella e Hamletit dhe Elsinori si qyteti i tij. Muzeu kombėtar - udhėtim nė historinė daneze
Kopenhageni ka njė numėr tė konsiderueshėm muzeumesh. Njė nga mė tė vizituarit pėr tė gjithė ata qė dėshirojnė tė kuptojnė thellė historinė e dhe kulturėn daneze ėshtė Muzeu Kombėtar, Nationalmuseet, vendosur midis Tivol-it dhe Slotsholmen. Aty ndodhet koleksioni mė i madh i historisė daneze qė nga periudha Paleolitike, njė nga pjesėt mė tė preferuara tė muzeumit, deri nė mesin e shkekullit tė XIX-tė. Ny Carlsberg Glyptotek, njė muze tjetėr afėr Tivolit, u ndėrtua nė shekullin e XIX-tė nga baroni i birrės Carl Jacobsen. Nė tė gjenden tė ekspozuara vepra tė artit grek, egjiptian, etrusk dhe roman. Para disa vitesh, me zgjerimin e muzeut janė vendosur aty vepra tė piktorėve si Gauguin, Renoir, Monet and Degas. Pėrveē ndėrtimeve historike, qyteti ka gjithashtu edhe struktura tė reja dinamike, qė vlejnė tė adhurohen si monumente, psh zgjatimi i Librarisė Mbretėrore, qė njihet ndryshe si Diamanti i Zi. Njė muze tjetėr i rėndėsishėm dhe i bukur ėshtė Muzeu i Artit Modern. Slotsholmen, ishulli i vogėl qeveritar
Nuk ėshtė Manhatan, por njė ishull i vogėl nė qendėr tė qytetit qė lidhet me Kopenhagenin nga njė numėr urash tė vogla. Quhet ndryshe shtėpia e qeverisė. Banorėt e kėtij ishulli janė kryesisht politikanė dhe qeveritarė. Por Slotsholmen tėrheq edhe vizitorė, tė cilė janė kuriozė tė shohin zyrat qeveritare tė kompleksit Christiansborg Slot. Pallati origjinal u ndėrtua nė vitin 1730, pėr tė zėvendėsuar kėshtjellėn e vjetėr tė Kopenhagenit me njė kompleks ndėrtesash, kur pėrfshihen dhoma e parlamentit. Sallonet mbretėrore tė pritjes, qė ilustrojnė madhėshtinė e periudhės sė rilindjes, pėrdoren pėr banketet mbretėrore me pėrfaqėsuesit e lartė tė shtetit. Pallati ėshtė ngritur mbi rrėnojat e dy kėshtjellave tė vjetra. Njė vizitė nė komunitetin e lirė Kristiania
U themelua shekullin e XVII-tė si njė qendėr tregtie dhe si njė tokė lidhėse e kryeqytetit danez me vizitorėt jo miqėsorė nga kontinenti europian. Ky vend i rrethuar nga kanale tė shumta, ėshtė streha e njė sėrė artistėsh dhe hipish. Njė nga objektet mė me vlerė tė kėsaj lagjeje ėshtė Kisha e Shenjtė e gjatė 95 m, nga spiralja me shkallė e sė cilės admirohen panorama tė mrekullueshme tė qytetit. Nė veri tė kėsaj lagjeje ndodhet dhe muzeu naval i mbretėrisė daneze, ku ekspozohen 300 modele anijesh qė nga anijet e vikingėve, deri tek ato modernet e shekujve tė fundit. Nė pjesėn lindore jeton njė komunitet i vetėquajtur progresiv qė mban tė njėjtin emėr Kristiania. Nė fillim zona ka qenė njė kamp ushtarak i braktisur qė u pushtua nė vitin 1971 nga pionierė ambiciozė, qė pretendonin pėr njė shtet tė lirė. Edhe pse nuk e ka arritur anjėherė pavarėsinė dhe ka luftuar pėr njė kohė tė gjatė me pasojat e pashmangshme tė pėrdorimit tė pakufizuar tė drogės sė rėndė, Kristiania gėzon statusin e njė enklave pa taksa dhe tė njė ambjenti ku arti lulėzon. Kopenhagen, model civilizimi
Jeta e natės nė Kopenhagen ėshtė shumė e pasur me variacione. Pėr tė mundur tė ftohtin e madh, (nė gusht temperatura arrin vetėm 20 gradė dhe kjo ėshtė koha e plazhit), danezėt bėjnė njė jetė nate shumė aktive. Klubet e natės, diksot, klubet e xhazit apo rrymave tė tjera muzikore janė tė panumėrta. Danezėt investojnė pėr njė gjallėri tė jetės seksuale, duke mirėpritur dhe lidhur martesa me race tė tjera, tė zezė apo tė verdhė. Njėkohėsisht aty ėshtė legalizuar edhe martesa midis personave tė tė njėjtit seks.
Nė ēdo dy hapa rrugė mund tė shohėsh vajza ose djem danezė, qė kryesisht janė shumė tė bardhė, bjond me sy bojėqielli tė shoqėruar me afrikane dhe japonezė, apo lindorė tė tjerė. Nėpėr rrugėt kryesore ka njė mori klubesh nate, klubesh gay apo lezbikesh, ku njerėzit janė tė lirė tė argėtohen.
Pėrsa i pėrket rymave muzikore, Kopenhageni ka famė ndėrkombėtare pėr klubet e xhazit, ka gjithmonė rradhė tė madhe jashtė klubit dhe kėngėtarė nė moshė shumė tė re, i kėndojnė mrekullisht bukur perlat e muzikės xhaz. Mund tė pėrmendim kėtu Copenhagen Jazz House me shfaqje tepėr cilėsore, nė njė atmosferė intime. Por nuk mungojnė edhe klubet e rokut apo bluzit. Ushqimi danez, njė shije e ēuditshme
Shumė vizitorė ankohen pėr ushqimin danez, kjo sepse danezėt parapėlqejnė ti pėrziejnė kripėn dhe sheqerin. Nuk mund tė jesh kurrė i sigurt, se ajo qė ke pėrpara ėshtė e kripur apo e sheqerosur, e ėmbėl apo e hidhur. Por kjo ndodh mė shpesh nė restorante luksoze, psh nė DAgnlehterre, i cili bėn pjesė nė vargun e hoteleve mė tė mirė nė botė. Nė pjata shumė tė mėdha tė hapura tė seviren katėr salcėra tė ndryshme nė formė cilindrash tė vegjėl tė vendosur nė mes, zbukuruar me ca fije dhe me ndonjė gjethe apo ndonjė kokėrr, qė nuk mund ta cilėsosh se kujt frut i pėrket, dhe kjo ėshtė dreka mė e shtrenjtė.
Ata qė janė mėsuar tė hanė shumė, mund tė vazhdojė tė mbushin stomakun e tyre me bukė dhe pakot e vogla tė gjalpit. Nė restorante mė tė thjeshtė, hahet mė mirė dhe porcionet janė normale. Edhe prodhimet e detit janė shumė tė pėrdorura, por danezėt e preferojnė peshkun me sheqer. Ushqimi mė i mirė nė Danimarkė ėshtė padyshim djathi; nuk numėrohen llojet e tij dhe shijet janė nga mė fantastiket. Danezėt kanė njė traditė tė pasur edhe nė gatimin e bukės, e cila mbushet herė mė hudhra, herė me karrota, herė ėshtė e zezė herė e bardhė, por tė gjitha me njė shije dhe erė shumė tė mirė.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |