Shikoni Postime te vecuara
  #4  
Te vjeter 28-12-2003, 07:21
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
AlbShkodra AlbShkodra eshte Jashte Linje
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Kroacia

Kroacia, vend i vogėl pėr pushime tė paharrueshme

Pak vende nė botė mbartin kaq shumė diversitete natyrore dhe gjeografike nė njė sipėrfaqe tė vogėl si Kroacia. Pėr kėtė arsye, shumė njerėz e konsiderojnė Kroacinė si njė nga vendet mė tė bukura. Kroacia nėpėrmjet ndryshimeve ekzistuese midis veriut, jugut bregdetit dhe zonės kontinentale ofron aventura, varietete dhe bukuri tė rralla. Por mbi tė gjitha ajo qė e bėn Kroacinė njė vend qė tė gjithė ėndėrrojnė ta vizitojnė ėshtė mikpritja.
Sipas pozicionit gjeografik, Kroacia ėshtė vend i Evropės Juglindore, vend mesdhetar.
Si njė vend turistik, ėshtė i njohur pėr bukuritė natyrore, dhe pėr bregdetin tepėr tė thyer me rreth 1 185 ishuj tė madhėsive tė ndryshme.
Kroacia ka 2 600 orė me diell nė vit, gjė qė e bėn atė vendin mė me diell nė tė gjithė Evropėn. Falė pozitės gjeografike, ku nė njėrėn anė tė saj gjenden alpet dhe nga ana tjetėr deti Adriatik, si dhe pėr shkak tė lumenjve tė shumtė qė e pėrshkojnė kėtė vend si; Una, Kupa, Sava, Drava dhe Danubi, Kroacia ėshtė njė vend me klimė shumė tė ndryshueshme dhe me florė dhe faunė tė pasur. Zona bregdetare qė laget nga deti Adriatik si dhe kodrat me pyje tė pasura e bėjnė kėtė vend tė ketė dy lloj klimash: mesdhetare dhe kontinentale. Moti karakterizohet nga vera e nxehtė, shumė ditė me diell dhe nga dimri i butė dhe me shi. Kėshtu ishulli Hvar (ka njė temperaturė mesatare prej 8.7 oC nė janar) dhe ka 2718 orė me diell nė vit ndėrsa Dubrovnik-u ka 2584 orė. Gjėja mė karakteristike dhe mė e ēmuar e natyrės ėshtė deti blu.
Turizmi veror- Pjesa mė e madhe e ndėrtesave dhe komplekseve turistike ėshtė vendosur nė bregdet, i cili fillon nga Savudria nė veri dhe vazhdon nė Prevlaka nė jug. Gjatė sezonit tė verės turistėt mund tė qėndrojnė nė hotele tė kėndshme, apartamente si dhe kampe turistike. Natyra e paprekur dhe deti i pastėr janė diēka qė rrallė mund tė gjendet gjetkė. Sezoni i plazhit nė kėtė vend zgjat katėr deri nė pesė muaj, me njė temperaturė mesatare prej 24 gradė celcius. Plazhet e pastėr nė ishujt mė tė mėdhenj tė Kroacisė janė tė pėrsosur pėr ata qė pėlqejnė rrezet e diellit. Ishujt si: Kėrk, Cres, Brac, Hvar, Pag, Korcula, Vis dhe Kornati janė ndėr mė tė mėdhenjtė. Ka gjithashtu njė numėr gjiresh shumė piktoreskė, ku ndėr mė tė njohurit pėrmendim; Gjirin e Kvarner-it dhe atė tė Sibenik-ut.
Njė udhėtim pėrgjatė bregut ėshtė njė aventurė e paharrueshme. Mund tė fillohet qė nga Istria, gadishulli mė i madh i Kroacisė, pėr tė vazhduar me pikat e tjera shumė tė bukura turistike si: Rovinj, Pula dhe Motovun. Lista e vendeve qė ia vlen tė vizitosh ėshtė e pafund dhe tė shkruhen tė gjithė ėshtė pothuaj e pamundur, por kėtu po japim disa nga mė kryesoret. Mė nė jug janė; Opatija, Primosten, Solin, Split, Makarska dhe Dubrovnik. Secili nga kėto ka stilin dhe karakteristikat e tij dhe mund ta bėjė qėndrimin tuaj nė kėtė vend diēka tė paharrueshme. Po ashtu deti Adriatik tė ofron njė pamje interesante dhe shumė tėrheqėse, Bukuritė e tij mund tė shijohen me tragetet e shumta dhe motoskafet qė pėrshkojnė bregun.

Burimet termale – Njė numėr i madh burimesh termale dhe qendrash mjekėsore janė gjithashtu njė mundėsi e mirė pėr turistėt. Nė pjesėn kontinentale ka njė sėrė burimesh termale dhe qendra shėndeti p.sh nė; Daruvar, Lipik, Krapina dhe Tuhelj nė afėrsi tė Zagrebit. Qendra famoze shtrihen edhe pėrgjatė bregdetit.
Alpinizmi – Nė Kroaci nuk mungojnė as zonat malore. Alpinistėt kurajozė mund tė tėrhiqen nga kodrat e zhveshura pa bimėsi, ndėrsa pėr turistė tė tjerė njė udhėtim midis kodrave me pyje mund tė jetė me tė vėrtetė ēlodhės. Pikat dhe kampet e ngritura pėr kėtė qėllim tregojnė pėr njė traditė tė vjetėr aplinizmi.
Turizmi dimėror - Edhe pse Krocia ka kushte tė pėrshtatshme pėr zhvillimin e sporteve tė dimrit ky lloj turizmi nuk ka mundur ende tė bėhet fitimprurės. Zonat e skive janė lokalizuar nė Platak, liqenet Plitvice, Medvednica dhe afėr Zagrebit.
Turizmi fetar - Katolicizmi ka ushqyer gjithmonė traditėn e pelegrinėve nėpėr vendet e shenjta tė Koracisė. Kishat mė tė bukura ndodhen nė Marija Bistrica, Tėrsat afėr Rjekas , Aljma e tė tjerė.
Gjahu- Tė apasionuarit pas gjahut do tė kenė njė arsye mė shumė pėr tė kaluar pushimet e tyre nė Kroaci, ku ky aktivitet pėrbėn njė lojė tė madhe (me 70 000 derra, drera, arinj etj). Nė tė gjithė Kroacinė ka rreth 768 zona gjahu.
Tė dashuruarit pas natyrės, kur tė vizitojnė rajonin mė pyjor tė Gorski Kotar-it do ta ndiejnė veten si nė shtėpi. Pyjet mbulojnė rreth 63 pėrqind tė zonės dhe flora ėshtė e pasur me varietete tė shumta. Ndėrsa i ngjitesh kėtyre pyjeve mund tė vėzhgosh njė peizazh pėr ta pasur pėrgjithmonė nė kamerat tuaja.
Fshatrat e Kroacisė
Ka kaq shumė gjėra tė bukura pėr tė parė dhe vizituar nė Kroaci, vende qė rrallė i gjen nė ndonjė vend tjetėr. Kroacia ka rreth 300 zona natyrore qė mbrohen me ligj. Kujdesja dhe pasurimi i tyre ka filluar qė njė shekull mė parė, gjė qė dėshmon dėshirėn e madhe tė popullit kroat pėr tė ruajtur bukuritė natyrore. Kėtu po pėrmendim vetėm disa prej tyre, por ama tė gjitha vlejnė tė vizitohen. Kroacia ka shtatė parqe natyrale: ishujt Brijoni, ishujt Kornati, ishulli i Mlijetit, Ujėvarat e Kėrkas, Kanioni i Paklenicas, Liqenet Plitvice dhe mali Risnjak. Kėto parqe zėnė rreth 76310 hektarė tokė.
Peshkimi - Ujėrat e pastra tė Koracisė janė tė pasura me rreth 200 lloje peshqish. Shoqatave tė peshkatarėve iu lejohet tė peshkojnė sipas rregullave dhe nė territoret e pėrcaktuara. Gjithēka ėshtė rregulluar me ligj; sasia maksimale e peshqve tė kapur nė ditė, ndalimi i peshkimit me eksploziv apo lėndė kimike, ndalohet gjithashtu edhe peshkimi nė rezervate. Pra, nėse do t’ju pėlqente tė peshkonit, duhet tė kėrkoni mė parė informacion; ku dhe si.
Monumentet kulturore dhe historike
Kroacia ka njė trashėgimi tė pasur kulturore. Pėrveē kėsaj, gjatė rrugės sė saj historike ajo ka huazuar edhe nga kulturat e tjera. Kjo e bėn atė njė vend shumė tėrheqės pėr turistėt qė janė tė interesuar pėr historinė, arkitekturėn dhe teatrin. Shumė objekte kulturore kanė mbetur aty tė paprekura qė nga koha e grekėve romakėve dhe mesjetės: si nėpėr muzeume, kisha dhe ndėrtesa tė tjera tė vjetra me vlerė arkitekturore.
Nė shumicėn e fshatrave ndeshim rrėnojat e kėshtjellave, kishave apo xhamive tė njė kohe shumė tė hershme. Shumė kisha katolike romake simbolizojnė trashėgimninė kulturore tė popullit kroat dhe shfaqin bukurinė e vlerės historike tė kėtij vendi dhe rolin e tij nė rajon. Kisha e Kryqit tė Shenjtė nė Nin, u ngrit nė fillim tė shekullit tė XI-tė dhe nė vitin 1887 ajo u shpall si katedralja mė e vogėl nė botėn e krishterė. Kisha “The Holy Trinity” nė Split u ngrit gjithashtu midis shekullit tė IX dhe XI, Kisha e Shėn Peter-it nė Omis nė shekullin e X.
Ka disa qytete nė Kroaci qė mund tė konsiderohen muze mė vete. Kėto qytete janė tė pasur me monumente kulturore dhe urbanizmi nė qendėr tė tyre ėshtė i vjetėr dhe i konservuar me kujdes. Qytete qė i pėrkasin kėsaj kategorie janė; Pula, Motovuni, Zadari, Sibeniku, Spliti dhe Dubrovnik.
Restorantet dhe baret
Kroacia ofron njė pafundėsi restorantesh dhe baresh me ushqime dhe pije tradicionale. Bar-kafetė dhe diskoklubet ju ofrojnė mundėsi argėtimi deri nė orėt e para tė mėngjesit me muzikėn e larmishme dhe moderne.
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: gif croatia.gif (140.7 KB, 108 vezhgime)
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Pergjigjuni me Citim