Shikoni Postime te vecuara
  #3  
Te vjeter 28-12-2003, 07:08
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
AlbShkodra AlbShkodra eshte Jashte Linje
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Budapesti

BUDAPESTI, njė eksperiencė pėr gjithė jetėn

Doni tė dini si ėshtė Budapesti?
Me pak fjalė ėshtė i pakrahasueshėm, i magjishėm, emocionues e plot surpriza. Qytet historik, por asnjėherė i palėvizshėm. Kultura, tradita, jeta plot energji, pulsojnė nė ēdo kėnd tė tij. Njė tėrėsi e ekuilibruar me dimensione tė vogla e tė mėdha, tė sė shkuarės dhe tė sė ardhmes, falė elegancės, qetėsisė dhe dinamizit.
Budapesti, perla e Lindjes
Pėrgjigje mė tė qartė pėr pyetjen nėse duhet tė vizitoni apo jo Budapestin, e ofron vetė ky qytet kur demostron dy pjesėt e tij Pesti dhe Buda, tė ndara nga lumi Danub dhe tė lidhura nga shumė ura elegante, 7 automobilistike dhe 2 hekurudhore. Nga tė dyja anėt e lumit mund tė admirohen perlat e trashėgimnisė botėrore. Nė majė tė kodrės ngrihet Pallati Mbretėror i Budės, njė lagje mesjetare, me ndėrtesa tė ulėta tradicionale qė tė japin pėrshtypjen e qyteteve tė vogla mikėpritėse. Kodra e kėshtjellės ėshtė krenaria e hungarezėve, simbol i historisė dhe identitetit tė tyre. Ndėrsa nga ana tjetėr e lumit shtrihet Pesti, njė metropol lirie dhe dinamizmi, me institucionet zyrtare, pallate tė dekoruara dhe vende tė magjishme ēlodhjeje dhe argėtimi.
Nė anė tė lumit nė hyrje tė Pestit ndodhet njė nga simbolet e qytetit, Pallati i Parlamentit, njė nga mė tė mėdhenjtė nė botė, me mė shumė se 700 dhoma, me njė arkitekturė fanatasike tė viti 1907, gjithēka e gdhendur nė detaj si nė njė kėshtjellė rėre. Nė oborrin pėrpara tij dy luanėt e mėdhenj, janė rojet besnike qė nga koha e perandorisė sė madhe Austro-Hungareze. Pallati madhėshtor me ngjyrė vishnje, duket sikur po i gėzohet historisė qė e vėshtron nga ana tjetėr e lumit.
Pasuria natyrale dhe arkitekturore organizohen nė njė tėrėsi monumentale me emrin Budapest, kryeqytet i Danubit. Atmosfera dhe panorama e rrugėve pėrgjatė Danubit u krijua nga kalėrimi me kuaj nė shekullin e XIX-tė dhe XX-tė, epokė kur Budapesti u bė njė nga metropolet mė tė zhvilluara, mė dinamikė dhe mė tėrheqės.
Por edhe tani, nė mileniumin e ri ėshtė bėrė edhe njėherė teatri i mundėsive, i dinamizmit dhe ndryshimeve tė shpjeta e tė pabesueshme. Bashkėjetesa e tė shkuarės me tė ardhmen, forcės dhe faljes, shenjat e kudoshfaqura tė ndryshimit, ndėrtojnė karakterin e sotėm tė Budapestit, tėrheqės dhe i papėrsėritshėm, pėrshtypje qė ēdo vizitor e mbyll nė zemrėn e tij dhe e ruan nė kujtesė.

Budapesti ėshtė zemra e Hungarisė, shtėpia e 20 pėrqind tė popullsisė hungareze. Asnjė qytet tjetėr hungarez nuk i afrohet Budapesit pėr nga madhėsia, bukura dhe rėndėsia. Qyteti ėshtė njė miks i ndėrtesave tė vjetra dhe tė reja, shumė nga ndėrtesat historike, kishat muze dhe shtėpitė e personaliteteve tė shquara, janė ngritur nė fund tė viteve ‘800 kur udhėhiqnin austriakėt.
Ndėrtesat e zbukuruara u kujtojnė vizitorėve kryeqytetin austriak, Vienėn. Ndėrtesat mė tė reja tė ndėrtuara gjatė regjimit komunist kanė tė njėjtėn pamje, uniforme dhe tė mėrzitshme.
Budapesti ėshtė njė qytet shumė i madh dhe kuriozitetet nuk mund tė shuhen duke e pėrshkuar nė kėmbė. Transporti nė Hungari ėshtė i shumėllojshėm dhe nga mė modernėt. Ka disa linja metrosh, tramvaje, autobuzė, minubuzė, trena dhe taksi. Kudo gjen tabela dhe harta tė Budapestit ku shėnohen me ngjyra tė ndryshme, linjat qė duhet tė marrėsh pėr tė vizituar vendet qė do.
Ēfarė nuk duhet tė humbisni nga Budapesti
Nuk mund tė kuptohet njė vizitė nė Budapest, nėse nuk viziton Kėshtjellėn e Budės dhe lagjen e saj. Njė pjesė tė madhe tė kodrės sė Kėshtjellės e zė Pallati Mbretėror, i cili u shkatėrrua plotėsisht gjatė pushtimit turk. Otomanėt vendosėn aty disa topa tė mėdhenj qė me dy tė shtėna mund tė shkatėrronin gjithė qytetin. Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore pjesa e brendshme e pallatit u dogj, por mė pas u rindėrtua nė vitin 1970 dhe nė tė gjenden Galeria Kombėtare, Muzeu Historik i Budapestit, Biblioteka Kombėtare dhe Muzeu i Arteve Bashkėkohore.
Lagjia e Kėshtjellės ėshtė njė nga pikat mė tė bukura pėr shėtitje romantike. Pallatet elegante tė silit barok dhe zopf janė kujtime nga pushtimi turk. Kisha Mattia ėshtė njė dėshmi tjetėr e kėtij pushtimi, ndėrsa muret janė zbukurar me afreske dhe portete tė shenjtėve, Krishtit dhe Shėn Mėrisė, xhamat janė tė zbukuruara me pashallarė tė rrethuara nga gra qė u shėrbejnė. Nė krah tė saj dhe nė qendėr tė sheshit ėshtė monumenti i stilit barok i Holy Trinity (simboli i atit, birit dhe shpirtit tė shenjtė), nė krahun tjetėr ngrihet Bastioni i Peshkatarėve, njė kėshtjellė e vogėl prej guri tė bardhė me shumė rrugica, shkallė tė gurta dhe pika vrojtimi.
Sheshi i Heronjve dhe Muzeu i Arteve tė Bukura
Pėrgjatė rrugės Andrassy, rruga e parė metropolitane me tė vėrtetė elegante, pėrveē vilave tė bukura tė pėrfaqėsive tė huaja gjendet edhe Teatri i Operas, ndėrtim i hershėm zbukuruar me afreske tė piktorėve mė tė famshėm tė asaj epoke. Teatri i Operas dhe Akademia e Muzikės janė sinonimi i elegancės, por nuk mungojnė edhe pubet, teatrot, klubet e natės qė ofrojnė argėtim pa fund pėr tė gjithė.
Rruga Andrassy mbyllet me Sheshin e Heronjve ku ndodhen dy muzeume: i Arteve tė Bukura dhe i Artit Modern, dy ndėrtesa tė mėdha tė silit klasik tė vendosura pėrballė njėra tjetrės. Ėshtė pėr tė pėrmendur Muzeu i Arteve tė Bukura, njė nga mė tė mirėt nė Evropė, pasi mban koleksione tė manitshme tė skulpturave greko-romake, por edhe piktura nga emra tė mėdhenj si Rafaelo, Tiziano, Veronese, Rembrandt.
Nė qendėr nė hapėsirėn midis dy muzeve lartėsohet monumenti Milenium, ku paraqiten me mjeshtėri tė gjithė heronjtė kombėtarė hungarezė. Portetet e tyre tė punuara nė bronx, paraqesin heronjtė legjendarė nė pozicione luftimi, hipur mbi kuaj dhe karoca me shpata nė dorė.
…Shėtitja pėrgjatė lumit, urat dhe Ishulli i Margaritės
I parė nga lart ēdo qytet, tė jep njė pamje tjetėr tė tijėn. Nė rastin e Budapestit, pamja ėshtė krejt speciale, sepse bukuria e tij qėndron nė harmoninė e bukurisė natyrore dhe asaj arkitektonike. Panorama ndryshon nga kėndvėshtrime tė ndryshme, nga kodrat, urat kishat dhe kullat dhe tė gjitha janė njėsoj tėrheqėse.
Nė majė tė njė kodre ėshtė vendosur Statuja e Lirisė, monument tipik komunist me lartėsi 14 m. Urat mbrojtėse rreth e qark monumentit si dhe ujvara poshtė tij, falė sistemit modern tė ndriēimit ofrojnė njė spektakėl tė mahnitshėm. Ura e Elisabetės, njė nga mė tė dėgjuarat, u ngrit pėr nder tė mbretėreshės sė vrarė mė 1898 dhe e rindėrtua nė 1964 me harqe moderne dhe statuja nė tė dyja anėt.
Ishulli i Margaritės, quajtur kėshu pėr nder tė vajzės sė flijuar nė tė nga i ati,shtrihet midis dy urave Margarita dhe Arpad dhe ėshtė parku mė i bukur i Budapestit. Nė tė mund gjeni pėrveē shtėpisė muze, shumė bare, restorante dhe motele me pishina. Nėse doni tė pėrshkoni ishullin, do tė gjeni biēikleta me qera dhe udhėtimi pėrgjatė tij do tė jetė i paharrueshėm.
….Qyteti i burimeve termale dhe jetės sė natės
Dy gjėrat qė do tė hasni mė shpesh nė Budapest janė burimet termale dhe klubet e natės. Kryeqyteti i Hungarisė ka njė pasuri burimesh termale unike nė shkallė botėrore. Nė 14 vende shpėrthejnė rreth 123 burime termale. Banjoja termale Lukacs ėshtė pishina mė e preferuar e artistėve hungarezė, ndėrsa banjoja Gellert ėshtė njė nga mė elegantet.
Klubet e natės janė po kėshtu shumė tė pėrhapura, ato gjenden edhe nė mes tė qytetit anės rrugėve kryesore, por edhe nė kodrėn e kėshtjellės dhe nė periferi. Pėrveē tyre ka edhe shumė restorante me muzikė, klube xhazi etj.
Kuzhina hungareze ėshtė shumė e mirė dhe e pasur. E veēanta e saj ėshtė pėrdorimi i tepėrt i esencave djegėse. Pėrsa i pėrket pijeve, askush nuk mund tė largohet nga ky vend pa blerė njė shishe Unicum, pija e famshme kurative hungareze. Restorantet ku mund t’i shijoni tė gjitha kėto janė tė shumtė, por pėr ata qė tė ngrėnit e quajnė sfidė, eskperienca nė restorantin Fatal, me porcione tė jashtėzakonshme ushqimi, do tė jetė e paharrueshme.
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg budapest1.jpg (70.8 KB, 115 vezhgime)
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Pergjigjuni me Citim