Siēilia, Ishulli i qetėsisė dhe i bukurisė sė hapur
toka e natyrės bujare, e dritės sė qartė, e ujėrave dhe pyjeve, e kopshteve dhe luleve tė portokallit erėmirė. Ishulli i ekzistencės sė pastėr dhe kontrastuese. Ishulli i miteve dhe legjendave. "Jam i lumtur qė munda tė kem nė shpirtin tim panoramėn e Siēilisė, kėtij ishulli tė bukur dhe unik, tė pastėr autentik dhe tė plotė
J.W. Goethe Njė trekėndėsh magjik nė mes tė detit blu. Njė tokė e vizituar nga fenikasit, grekėt, romanėt, bizantėt, arabėt, normanėt. Tė gjithė kanė lėnė nė ishull fragmente tė vogla ose tė mėdha tė kulturės sė tyre. Edhe sot mund tė admirohen tempujt grekė, mozaikėt romanė, ndėrtesat e shkėlqyera arabo-normane. Pak gjeografi
Siēilia ėshtė ishulli mė i madh i Mesdheut dhe ėshtė rajoni mė mesdhetar i Italisė. Ngushtica e Mesinės, e gjerė mė pak se 3 kilometra, e ndan nga pjesa e gadishullit dhe kanali i Siēilisė e ndan nga Afrika nė njė distancė prej 140 km. Ishulli ka formė trekėndėshi me dy brinjėt e gjata qė lagen nga Mar Tirreno nė veri dhe nga Kanali i Siēilisė nė jug, dhe brinja mė e shkurtėr laget nga deti Jon nė lindje.
Qė nga dyndja muslimane, ishulli u nda nė tre lugina tė mėdha: Val Mazara nė perėndim, Val Demone nė verilindje, Val di Noto nė juglindje. Siēilia pėrmban nė territorin e saj njė numėr ishujsh tė vegjėl: Eolie o Lipari dhe Ustica nė bregun verilindor nė Mar Tirreno, Egadi nė perėndim nė distancė tė vogėl nga brigjet e Trapanit, Pelagie dhe Pantelleria nė jug tė kanalit tė Siēilisė. Kurse nė jug shtrihet ishulli i Lampeduzės qė shėnon edhe pikėn mė jugore tė Italisė.
Ndėrsa ndarja administrative konsiston nė 9 provinca : Agrigento, Caltanissetta, Catania, Enna, Messina, Palermo, Ragusa, Siracusa, Trapani.
Siēilia dhe ishujt e saj u bėnė njė rajon me Autonomi vetėqeverisjeje nė vitin 1946 me Palermon si kryeqytet; dhe parlamentin e vet e ka patur qė nga viti 1947. Popullsia ėshtė mė shumė se 5,1 milionė, me njė dendėsi 190 vetė pėr km2. Europė, Afrikė dhe Azi, nė njė ishull
Tė organizosh ose tė zgjedhėsh itinerare turistike nė Siēili do tė thotė, para sė gjithash, tė dish tė vlerėsosh morinė e opsioneve tė mundshme tė kėtij ishulli, duke filluar qė nga ato arkeologjike, historike dhe nga pushimet e paharrueshme falė karakteristikave gjeografike dhe traditės.
Gjithēka ėshtė e mundur, sepse Siēilia ka shekuj histori pėr tė ofruar, duke filluar qė nga gjurmėt arkeologjike, dėshmi e gjallė e pranisė sė jetės nė kėtė rajon edhe nė periudhat parahistorike, pėr tė vazhduar mė pas me tė gjitha format ekspresive, me tė cilat njeriu i atėhershėm ka dashur tė dėshmojė dhe transmetojė tek pasardhėsit ekzistencėn e tij. Dyndjet e popujve tė tjerė gjatė historisė
Nuk duhet nė asnjė mėnyrė tė harrojmė dyndjet e shumta nė ishull, qė nga grekėt qė ishin tė interesuar pėr pjesėn lindore tė Siēilisė nė shekullin e VIII para Krishtit. Gjurmėt janė shumė tė dukshme nė Sirakusa dhe Agrixhento, pėr tė kaluar pastaj nė periudhėn bizantine, mė pas arabe qė i dha njė zhvillim tė madh bujqėsisė, nė atė normane qė filloi nė fund tė vitit 1000. Kjo e fundit ėshtė pjesėrisht e kritikueshme, sepse betejat e tyre pėr pushtimin e ishullit, sollėn shkatėrrim total tė vlerave artistike dhe kulturore tė mėparshme, por qė i dhanė atij njė aspekt politik tė bazuar nė aleanca tė forta me kishėn dhe modelet e reja konstruktive, tė sjella nga besime tė ndryshme qė mbėrritėn aty. Siēilia, disa thenie
Siēilia ėshtė mė shumė se ishull.
Zbulo Siēilinė dhe ke zbuluar botėn.
Shoqėria e parė multikulturore nė planet.
Siēilia ėshtė rajoni mė kozmopolitan i Italisė dhe Europės, e sunduar nga aziatikėt, afrikanėt dhe europianėt.
Siēilia ėshtė bardh e zi dhe miliona hijėzime gri.
Nuk ka vend tjetėr nė tokė si Siēilia.
Ky ishull ėshtė vend unik plot art, arkeologji, histori, folklor dhe peizashe impresionuese.
Siēilia ėshtė pothuaj njė komb mė vete.
Siēilia ėshtė Europė, Afrikė dhe Azi nė njė ishull. 30 shekuj histori nė stilet klasike, romane, gotike dhe baroke.
Zoti e krijoi Siēilinė, ishullin e diellit, vendin e plazheve tė parajsės dhe maleve tė magjishėm, mrekullinė mė tė madhe natyrore. Brigjet e Sicilisė janė tė arta me orkide portokalli dhe limoni. Plazhet dhe lokalitetet
Siēilia mund tė ofrojė me tė vėrtetė shumė pėr turistėt, nisur nga bagazhi i saj historik, kulturor dhe social, pasuritė kulturore si muzetė dhe kishat. Prej kohėsh Siēilia ka qenė shumė e vizituar, falė statusit tė saj si ishulli mė i madh i Detit Mesdhe edhe pėr praninė e arqipelagėve tė vegjėl qė e rrethojnė dhe gjallėrojnė, si mbretėri tė pushimeve detare.
Nė tė vėrtetė, bukuria e detit, shembull tipik i jetės dhe pasioneve, i legjendave dhe metaforave me ngjyrat e tyre, bukuria e brigjeve dhe plazheve, ka shtuar edhe mė shumė hijeshinė e kėtij ishulli. Bukuria e tre deteve qė lagin brigjet e ishullit, diversiteti i tyre, vulosin rėndėsinė e ishullit si vend turistik. Nė jug, Afrika me brigjet tuniziane, pasuron ishullin me elementė folklorikė tipikė tė njė kulture tėrėsisht tėrheqėse.
Bukuria e peizazheve natyrore, butėsia e klimės, pasuria me bimėsi dhe njė sistem hotelesh tė mrekullueshėm e bėjnė vizitėn siēiliane tė paharrueshme.
Plazhet mė tė njohura publike janė Porto Empedocle, Carini nė perėndim tė Palermos, afėr Ishullit tė Femrave, Castellamare del Golfo, Palermo dhe sidomos Trapani e Cefalł tė njohur edhe si tė frekuentuar nga personazhe tė famshėm botėrorė.
Ishulli i Siēilisė perėndimore afėr Trapanit. Lipari, ka disa plazhe nė kėta ishuj. Tė mėdha por shumė tė populluara janė plazhet jashtė Palermos, nė pjesėn perėndimore tė Malit Pellegrino.
Kėshtjellat e epokave tė ndryshme, muzetė e panumėrta, historia e ishullit, janė motive po aq tė rėndėsishme pėr ta vizituar. Ndėrsa pėr argėtimin, muzikėn, netėt pasionante, nuk mund tė them gjė tjetėr veēse: Ku mund ti gjeni mė mirė se nė Itali?! Etna, asnjė se di me saktėsi se kur mund tė shpėrthejė pėrsėri..
Njė nga bukuritė mė tė mėdha natyrore tė Siēilisė ėshtė mali i saj mė i lartė, Etna. Nga grekėt e lashtė, mali Etna, ishte zona e perėndisė sė zjarrit dhe shtėpia e monstrės me njė sy, e njohur si Ciklopi. Me njė lartėsi prej 3350 metra, ky mal ėshtė vullkani mė i lartė aktiv nė tė gjithė Europėn. Pamja e tij ndryshon pas ēdo shpėrthimi dhe llava, me kalimin e viteve, ka shtruar rrugėn e saj deri nė breg.
Mbi 1200 m2 tė sipėrfaqes sė Etnas janė mbuluar me llavė tė dendur. Etna ofron ski nė muajt e dimrit dhe ēlodhje nėn pemėt e shumta gjatė verės. Ka edhe maja tė tjera mė tė ulėta nė kodrat e Etnės dhe shpella shumė interesante. Meqėnėse Enta ėshtė vullkan aktiv me llavė relativisht tė freskėt dhe njė sėrė vatrash, askush nuk e di me saktėsi se kur do tė jetė shpėrthimi tjetėr i tij.
Njė varietet shumė i madh speciesh druri, pisha dhe lisa tė lartė mbulojnė sipėrfaqen e tij, por nuk mungojnė edhe shkurret dhe bimėt mė tė ulėta. Pemėt e pėrhershme rreth Etnas ndryshojnė ngjyrė nė vjeshtė, duke krijuar njė paradė spektakolare hijezimesh me ngjyra tė ndryshme. Akullorja ėshtė shpikur pikėrisht kėtu
Nuk ka asnjė mėdyshje qė kuzhina ėshtė njė nga tėrheqjet mė kryesore nė Siēili. Ndodh qė e kemi shijuar ushqimin siēilian edhe pa ardhur kėtu. Kur pėrmend kuzhinėn italiane, menjėherė mendja tė shkon tek pasta dhe picat. Por kuzhina siēiljane, me dietėn e saj mesdhetare, i transformon kėto nė njė nga kėnaqėsitė mė kulmore. Caponata, njė sallate shumė e shijshme me ullinj, e cila shėrben pėr tė hapur oreksin.
Ishulli njihet pėr kuzhinėn me prodhime deti, por edhe prodhimet e mishit janė shumė tė pėlqyera, sidomos mishi i qengjit edhe i pulės. Ndėrsa ėmbėlsirat janė tė mrekullueshme. Kasata ėshtė specialiteti mė i njohur si dhe akullorja siēiliane ėshtė e shkėlqyer. Nė fakt, ka mundėsi qė akullorja tė jetė shpikur pikėrisht kėtu gjatė periudhės romane. Merrej borė nga mali Etna dhe me aromatikė tė ndryshėm servirej pėr elitėn e atėhershme. Siēilia, roja detare e Mesdheut
Duke u pėrballur nė vazhdimėsi me masa tė mėdha klandestinėsh shqiptarė, kurdė apo singalezė, nė plazhet e tyre, siēilianėt janė mėsuar tashmė me flukse tė huajsh. Kėshtu ata vazhdojnė tė jetojnė, duke mėnjanuar paragjykimet dhe komentet mbi situatėn aktuale, njė eksperiencė antike dhe e rrėnjosur thellė nė historinė e tyre.
Kilometra tė tėrė brigjesh tė hapura nė det pėr shekuj me radhė e kanė prezantuar ishullin italian si portėn e lindjes. Njė rrugė pėr bizneset fitimprurėse, por edhe si ana e kundėrt e medaljes, pėr pushtuesit, tė arratisurit, piratėt dhe ēdo loj mysafirėsh tė tjerė, tė mirėpritur ose jo.
Kur kanė mbėrritur shqiptarėt e parė nė brigjet italiane?
Tė parėt nga vendi i shqiponjave, siē e quajnė italianėt shpesh Shqipėrinė, ata qė e adoptuan edhe Siēilinė si atdheun e tyre nuk ishin bijtė konfuzė tė regjimit tė Tiranės, nė fillim tė viteve 90, por arbėreshėt, qė arritėn nė shekujt XV dhe XVI, nė fillim pėr tu shpėtuar turqve, pastaj pas vdekjes sė Skėnderbeut.
Mozaiku i gjuhėve mė pak tė folura nė Siēili, vlen mė shumė sesa ēdo libėr historik, sepse bėn evident kompleksin, pėrzierjen tėrheqėse tė qytetėrimeve tė ndryshme qė, nė tė mirė e nė tė keqe, pėrbėn stofėn e kėtyre rajoneve si Pulja, Siēilia dhe Kalabria. Veēojmė kėtu qė nė ishull ka vende ku prej shekujsh flitet shqip.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |