Kalimthi nė Zvicėr Hem shqiptar, hem turist?! Sipas njė tė dhėne tė paverifikuar, zyrtarisht nė kėtė vend jetojnė rreth 180 mijė shqiptarė nga tė gjitha trojet etnike. Tė ardhur prej ēdo vendi dhe tė ēdo moshe, tė hershėm e tė vonshėm, pėrbėjnė njėrin prej komuniteteve mė tė numėrta tė tė huajve nė konferederatėn helvetike. Shqiptarėt si ēdo komunitet tjetėr jetojnė fisnikėrisht dhe punojnė vyeshėm. Ndonėse herė pas here ata janė nė shėnjestėr tė disa ksenofobėve qėllimkėqinj. Ndonėse ata kohėve tė fundit do tė tė thonė: mirė janė punėt nė Zvicėr nėse ke tre vllezėr nė Amerikė!
Nė momentin kur punonjėsit e sjellshėm tė konsullatės zvicerane nė Montreal mė dhanė vizė njėjavėshe pėr qėndrim nė Zvicėr, mendova se m'u plotėsua njė prej ėndrrave tė kahmotshme: tė jem nė Zvicėr si turist. Gjatė gjithė udhėtimeve tė mia nė Zvicėr, gjithsej pesė ose gjashtė herė, kam ndarė mendimin se Zvicra nuk mund tė jetė njė vend turizmi pėr njė shqiptar. Jo vetėm pėr mua, por mendoja pėr askend prej neve tė mesmit. Mė duket se dita- ditės Zvicra po zė vendin e kahershėm tė Turqisė, ku asokohe rrallė shkonte ndonjė shqiptar aty pėr turizėm, por vizitat ishin ose vizitė farefisit, ose punė e tregti. Nė anekdotėn qė mė sė miri ilustronte kėtė fenomen e qė mund lehtė tė pėrshkruajė vendin dhe domethėnien qė ka Zvicra e sotme pėr shqiptarėt, tregohej pėr njė njeri shqiptar qė nė tė arriturit nė Stamboll ishte prezantuar si turist dhe insistonte qė ky ishte qėllimi i udhėtimit tė vet aty. Njė dyqanxhi i atyshėm me pėrvojė tė njohjes sė shqiptarėve nuk i kishte besuar atij dhe pabesueshmėrinė e tij e kishte shfaqur me fjalinė qė edhe pėr njė kohė si dilemė do tė vazhdojė tė mbetet e vėrtetė: hem shqiptar, hem turist?! Pas disa pyetjeve tė parashtruara vėrtet kishte dalė puna se heroi i anekdotės kishte pasė udhės t'i vizitojė dy-tre farefis nė Stamboll, mandej nė ardhje e sipėr kishte sjellė pak ēaj pėr shitje dhe nė kthim do tė furnizohej me pak tesha pėr t'i shitur nė vendlindje.
Me mua ndodhi si nė kėtė anekdotė dhe kėte e vėrejta me tė arritur nė aeroportin e Cyrihut. Aeroport ky ndoshta ku pėr tė parėn herė janė bėrė prononcime tė fluturimeve nė shqip. Kjo mund tė ketė ndodhur nė kohėn kur prej Prishtinės nuk fluturonte gjė, prej aeroportit tė Tiranės pak, kurse nė aeroportin e Shkupit ende thuajse ēdo gjė ishte nė alfabet cirilik! Nė kėtė aeroport e pashė se mbetem sėrish njė shqiptar, por nuk jam mė turist. Mė pritėn tė afėrm, pashė fytyra tė njohura dhe shumė e shumė shqiptarė qė vinin e shkonin. Kur edhe m'u kujtuan tė gjitha punėt qė mund t'i kryej rrugės, kuptova se po tė shkruaja njė udhėrrėfim, ai nuk do jetė i qėlluar, qoftė edhe sa kėta rreshta subjektive. Zvicra
Zvicra vazhdon tė mbetet vendi pėr tė cilin mė shumė di kur je jashtė tij, por kjo nuk pengon qė tė dimė mė shumė nga faktet elementare pėr njė vend aq tė bukur.
Kryeqyteti i kėtij shteti ėshtė Berna, kurse qyteti mė i madh Cyrihu. Mbi 60 % tė Zvicrės ėshtė me zona gjeologjike tė para-alpeve, kurse tjetra juri dhe rrafshnaltė. Ka klimė tė llojllojshme, por koha di tė ndėrrojė shpesh gjatė njė dite dhe ose vishesh sipas kalendarit ose bart me vete pjesė nga garderoba personale. Me njė sipėrfaqe prej 41'300 km2, ky vend nė katėr anėt e tij kufizohet me pesė vende tjera dhe ate: Gjermani, Austri, Liechtenstein, Itali, dhe Francė. Distanca mė e madhe e veri-jugut ėshtė 220 km, kurse ajo lindje-perėndim 350 km. Zvicra ka liqene tė mėdha, lumenj tė gjatė dhe male tė larta. Pėrveē shumė begative kėto i japin vendit njė pamje magjepse dhe e bėjnė njė vend tė njohur pėr turizėm, sidomos pėr turizėm dimėror, me vendet ndėr mė tė mira pėr skijim nė botė. Pėrveē kėsaj alpinizmi dhe ngjitja pėr nė malet e larta e bėn ate tė frekuentuar prej turistėve anekėnd botės edhe nė sezonėn verore.
Deri mė tash Zvicra ėshtė shteti mė i vogėl federal nė botė, ai pėrbėhėt prej 23 kantoneve dhe 3 kantoneve gjysmautonome. Zviceranėt kanė festuar qė para dhjetė viteve 700-vjetorin e zanafillės sė autonomisė sė tyre shtetėrore zvicerane, qė daton nga viti 1291 me bashkimin e tri kantoneve tė cilėt formuan konfederatėn zvicerane. Prej atėherė nė Zvicėr funksionon njė demokraci e kahershme. Ky shtet ėshtė i njohur si njė shtet neutral, qė tregon se nuk ishte i involvuar nė asnjė luftė botėrore. Zvicra udhėhiqet nga 7 ministra federalė dhe nė te nuk ka kryetar klasik, por njė lloj kryesie. Gjithmonė nė gara tė ndryshme tė dijes pyetja mė e vėshtirė mbetet ajo pėr emrin e kryetarit tė Zvicrės. Kjo pėrgjigje ėshtė e panjohur edhe pėr shumė prej popullatės zvicerane qė dita-ditės bėhet mė e painteresuar politikisht dhe tė cilėt edhe pse kanė tė drejtė bashkėvendosje nė tė gjithė lėmenjtė e jetės, ata zgjedhin rrallė ta pėrdorin kėtė tė drejtė. Kėte e tregon edhe fakti se pėr zgjedhje tė parlamentit qė pėrbėhet nga dy dhoma parlamentare, kishte shumė pak jehonė ndėr votues. Njė kėsi gjėje qė duket se argumenton qėndrimin sė tė uriturit dhe tė varfėrit mė shumė merren me politikė, tregon edhe mė shumė se njė funksionim i shoqatave dhe asociacioneve qytetare, siē ėshtė rasti nė shtete funksionale si Zvicra, zbut ndikimin e politikės dhe nevojėn e qytetarėve pėr t'u marrė me te.
Nė Zvicėr jetojnė mbi 7 milionė banorė nga tė cilėt 20 % janė tė huaj. Nga katėr gjuhėt zyrtare nė Zvicėr dominon gjermanishtja, e cila flitet nga 65 % e popullatės. Ka edhe kantone ku fliten dy deri nė tri gjuhė. Me ligje tė posaēme janė tė rregulluara gjuhėt zyrtare, kurse me po ato ligje ėshtė e siguruar edhe mbrojtja e gjuhės origjinale zyrtare tė ndonjė kantoni. Sipas njehėsimeve zyrtare, 41.8% janė tė krishterė romak, 33% protestantė, 4.3% myslimanė, kurse tė tjerėt u pėrkasin besimeve tjera ose janė tė padeklaruar nė aspekt tė pėrkatėsisė ndonjė konfesioni. Shqiptarėt
Sipas njė tė dhėne tė paverifikuar, zyrtarisht nė Zvicėr jetojnė rreth 180 mijė shqiptarė nga tė gjitha trojet etnike. Tė ardhur prej ēdo vendi dhe tė ēdo moshe, tė hershėm e tė vonshėm, pėrbėjnė njėrin prej komuniteteve mė tė numėrta tė tė huajve nė Zvicėr. Shqiptarėt si ēdo komunitet tjetėr jetojnė fisnikėrisht dhe punojnė vyeshėm. Ndonėse herė pas here ata janė nė shėnjestėr tė disa ksenofobėve qėllimkėqinj, tė cilėt mundohen t'i prezantojnė nė publikime tė ndryshme si kriminelė, vetė sukeset e shqiptarėve nė Zvicėr janė demantim mė i qartė pėr pavėrtetėsinė e kėtyre tė dhėnave. Nga shqiptarėt aty tani ka biznismenė, studentė, punėtorė social dhe shoqata e asociacione qytetare, tė cilėt si gjithė zviceranėt tjerė, vendas dhe tė huaj, me aq sa munden kontribuojnė pėr prosperitetin e shtetit ku jetojnė dhe punojnė.
Ėshtė tejet vėshtirė tė jepet njė profil i pėrbashkėt pėr shqiptarėt nė Zvicėr, ngase ata tani dallojnė mes vete shumė, edhe pse ka disa stereotipe me tė cilat popullarisht identifikohen shqiptarėt e Zvicrės. Disa nga ato pėrshkruajnė se shqiptari i Zvicrės zakonisht jeton nė Cyrih, punon njė punė tė zakonshme, ka mendjen tė bleje njė M3, jeton me familjen, shkon shpesh me ndėgju muzikė tallava etj. Kėto stereotipe, si dhe paragjykimin qė kanė pėr to familjarėt dhe tė afėrmit e tyre qė jetojnė nė vendlindje, se ata tė Zvicrės kanė para, qė nė bisedė e sipėr vėrehet se mė sė shumti ju pengon ata mundohen ta heqin nga vetja. Ata me tė drejtė shpjegojnė se standard i lartė domethėnė qė edhe nevojat esenciale pėr jetesė kushtojnė shumė, fakt ky qė e bėn tė vogėl mundėsinė e kursimit. Qiratė e larta tė banimit, shtimi i papunėsisė dhe tėrheqja e familjes nė Zvicėr kanė bėrė qė njė pagė tanimė nuk mjafton pėr njė familje mesatare shqiptare. Krejt kėto ata i shprehin me kahmoti tė thėnėn se: mirė janė punėt nė Zvicėr nėse ke tre vllezėr nė Amerikė! Organizimi
Te shqiptarėt e Zvicrės dita-ditės vėrehet njė pėrmirėsim i kualitetit tė organizimit tė jetės sė tyre sociale dhe kulturore. Ajo qė vėrejta prej afėr ishte organizimi i jetės fetare nė qendra tė ndryshme kombėtare-fetare nė Zvicėr. Kėto institucione tė mirėfillta pėrveē qė organizojnė jetėn fetare tė mėrgatės shqiptare nė Zvicėr, ato janė pika tė dalluara ku shqiptarėt mblidhen dhe tubohen pėr shumė gjėra me rėndėsi pėr jetėn e tyre nė kėtė vend, por edhe pėr ndihmė apo qarje halli pėr brengat e vendlindjes.
Nga katėr qendrat qė arrita t'i vizitoj gjatė qėndrimit tim pesėditėsh, fitova pėrshtypjen se kėto institucione funksionojnė mirė. Ky funksionim ekselent dhe llojllojshmėri e aktiviteti nė to, para se gjithash dukej se ėshtė rezultat i punės sė palodhshme tė aktivistėve nė gjithė kėto qendra. Ato mund dukshėm tė pėrmirėsohen nėse ndihmohen nga institucionet amė nė vendlindje duke i ikur ndonjė lloj interferimi qė mund tė shkaktojė jofunksionalitet. Para se gjithash mendohet nė ndihmėn qė mund tė sigurojnė bashkėsitė islame tė Kosovės, Maqedonisė dhe Shqipėrisė me kuadro dhe kėshilla tė ndryshme, por duke mos u imponuar atyre kritere apo direktiva tė cilat jo vetėm qė nuk vlejnė dhe nuk pėrkojnė me realitetin e shtetit ku jetojnė, por edhe qė dukshėm mund tė ndikojnė nė mosefikasitetin e mėtejshėm tė kėtyre institucioneve. Nga biseda me aktivistė tė ndryshėm nė kėto qendra pėrveē qė vėrehej zelli i tyre pėr aktivitetet sociale, lehtė mund tė kuptoheshin edhe problemet qė i hasin kėto vatra, por ata duhet tė jenė objekt i njė studimi tė veēantė qė do tė bėnin vetė ato qendra nė publikimet qė doemos duhet tė shtojnė volumin e tyre pėr t'i shpjeguar publikut dhe pėr tė shėnuar gjithė pėrvojėn e prezencės sė tyre dhe suksesin e arritur me aktivitetin e vet.
Pasi qė kalova disa ditė tė kėndshme tė dimrit, nė muhabet tė kėndshėm me njerėz tė mirė, mu ashtu siē netėt e dimrit e kėrkojnė, u ktheva nė vendin pėr ku shpresoja qė njerėzit dhe punėt t'i gjej mė mirė seē i kam lėnė. Nė Shkupi, nė qytetin i cili pėr shumė shqiptarė brenda dhe jashtė, nė Zvicėr e gjetiu, ėshtė dhe mbetet mesi i dynjasė. (Ramadan Ramadani ''LOBI'')
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |