Shikoni Postime te vecuara
  #2  
Te vjeter 22-12-2003, 14:58
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
AlbShkodra AlbShkodra eshte Jashte Linje
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Perėndimi i mesėm

Ngjyrat e vendit, diellit dhe reklamave

Qytetet e mėdha nė Amerikė janė vetėm pjesė e kėtij shteti. Megjithatė nuk mund tė thuhet se e njihni Amerikėn e vėrtetė pėrderisa nuk niseni nėpėr tė me tren, autobus ose veturė – zgjedhje e juaj. Tek atėherė do tė kuptoni se atė qė do ta shikoni ndėrmjet rrokaqiejve tė lartė, duke blerė nėpėr shitoret e mėdha dhe duke shėtitur nėpėr korridoret e muzeve, ėshtė larg prej jetės sė vėrtetė tė pjesės dėrrmuese tė amerikanėve. Ky rrėfim ėshtė pėr njė udhėtim nėpėr perėndimin e mesėm, prej Kanzas Sitit e deri nė Las Vegas, me njė veturė tė vogėl tė kuqe dhe me hartė nė tė cilėn nė mėnyrė tė posaēme janė shėnuar kampet.

Katerina SPASOVSKA

Perėndimi i mesėm ėshtė, nė fakt, pjesė qendrore e Amerikės e njohur si “plain states” ose nė pėrkthim shtete tė rrafshta. Dhe me tė vėrtetė janė tė rrafshta. Kėtu bėjnė pjesė pjesa mė e madhe e Misurit, Ilinoisi, Okllahoma, Kanzasi, njė pjesė e Kollorados (mos u befasoni), Teksasi, Nju Meksiko, e tjera nėpėr tė cilat nuk kam kaluar qė t`ju rrėfej pėr to.

Njė pjesė e kėtyre shteteve gjenden edhe nė diēka qė banorėt lokalė e quajnė “qarku biblik”. Ky ėshtė vendi i baptistėve; njerėzit janė konservativė, shumica janė tė bardhė, dhe nėse e keni fatin qė t`ju pihet birrė tė dielėn mund tė mbetni tė eshtur pasi qė nuk do tė mund ta bleni.

Pėr Kanzasin thuhet se ėshtė zemra e Amerikės jo vetėm pėr shkak tė faktit se gjendet nė qendėr tė shtetit, por edhe pėr shkak tė faktit se aty edhe sot e kėsaj dite ėshtė atraksioni mė i madh i rodeove, ndėrsa nėpėr rrugė ende mund tė shikoni kaubojė tė vėrtetė (vetėm pa revole).

Prej aeroportit morėm njė veturė dhe me tė dalur u ndalėm sa pėr tė blerė sanduiēe nė restorantin Artur Brajant. Restoranti nė fakt ėshtė njė kantinė me vetėshėrbim, ndėrsa nė dritaren e vogėl ku porositet sanduiēi (vetėm ajo gjendet nė meny) shprehesh se ēfarė mishi dhe sa gramė dėshiron.

Doemos duhet tė vendosni se ēfarė dėshironi tė porositni para se tė ndaleni nė kėtė dritare, pėrndryshe mund t`ju ndodhė qė t`ju pėrzėnė. Nėse nuk ėshtė pėr shkak tė sanduiēeve, tė cilat me tė vėrtetė janė tė shkėlqyeshme veēmas nėse nė to ka salcė djegės – specialitet i shtėpisė, atėherė mysafirėt me siguri vijnė pėr shkak tė sjelljes sė pahijshme tė nikoqirėve, tė cilėn e shpėrblejnė me bakshishe tė mėdha.

Sanduiēin e gėlltitėm duke ndejtur nė tryezat e vogla nė hapėsirėn e vetme tė restorantit duke i shikuar fotografitė nėpėr mure ku mund tė shihen shumė fytyra tė njohura tė cilat pėrshėndeten me pronarin ose duke pritur rend,

Nė mesin e tyre ka edhe disa kryetarė. Tė punėsuarit do t`ju tregojnė se ēdo kandidat politik rregullisht kalon nė restorant pėr fushatėn e tij dhe shėtitet nėpėr rrethinėn e cila pėrndryshe ėshtė njė ndėr lagjet e Kanzas Sitit, e banuar me popullatė zezake dhe ėshtė njė ndėr mė tė varfėrat.

Nėse keni kohė shėtitni nėpėr qendrėn e K.S. – ky ėshtė njė qytet i bukur me qendėr interesante dhe bare tė mira pėr xhaz dhe kantri muzikė.

Vendi i magjistarit Oz

Autostradat nė Amerikė janė vende tė rrezikshme pėr tė vozitur me qė tė gjithė vozisin mbi 120 kilometra nė orė, e veēmas kamionėt e mėdhenj tė cilėt me shpejtėsi jonormale dhe pa kurrfarė mundimi ju vendosin nė sanduiē. Nga kjo perspektivė duken shumė tė rrezikshėm.

Pėr t`u kėnaqur nė rrethinėn dhe vozitjen dolėm nga autostrada te Viēita dhe vazhdojmė nė drejtim tė Kolorados Jugore nėpėr fushat e Kanzasit. Kėtu fillon aventura e jonė e vėrtetė. Rruga ėshtė e ngushtė, e vjetėr dhe e drejtė si pushkė dhe pėrfundon atje ku pėrfundon horizonti. Ashtu siē kaloni nėpėr kodrat e vogla ai ėshtė para jush. E para juve ka vetėm fusha dhe kohė pas kohė ndonjė tel qė shėnon fundin e njė fushe dhe fillimin e njė fushe tjetėr tė tillė.

Vetėm kohė pas kohe hasni nė liqene mė tė mėdha artificiale tė cilat gjatė verave shumė tė nxehta shėrbejnė pėr ujitje dhe freskim. Nė bregun e njė liqeni tė tillė u ndalėm pėr tė pushuar. Mezi ia arritėm qė ta ngrisim tendėn e vogėl pėr shkak tė erės. Mė nė fund e ngritėn tendėn pranė veturės me qė vetėm ashtu mund tė ishim tė sigurtė se nuk do tė fluturojmė si nė rrėfimin pėr magjistarin Oz, i cili vjen po ashtu nga Kanzasi.

Rekomandohet qė kur tė niseni nė rrugė nėpėr kėto shtete tė rrafshta tė Amerikės tė pyetni nėse ka mundėsi pėr tornado me qė nuk janė tė rrallė, nė masė tė konsiderueshme janė tė fuqishme, ndėrsa shpeshherė janė edhe tė befasishme.

Nuk ėshtė pėr t`u ēuditur qė shkatėrrojnė gjithēka para vetes me qė nė kėtė pjesė tė Kanzasit 80 pėr qind e shtėpive janė tė ndėrtuara prej druri dhe janė tė vjetra tė cilat do t`i kishte marrė madje edhe era e jonė, e lėre mė tornado.

Kalojmė nėpėr qyteza tė vogla ku rrallėherė vijnė turistė dhe nuk ėshtė ēudi qė nikoqirėt me qėllime tė mira na pyesin se kush jemi dhe prej ku vijmė.

Male, lumenj dhe parqe nacionale

Me afrimin drejt kufirit me Kolloradon peizazhi rreth nesh bėhet gjithnjė e mė i verdhė dhe mė i thatė dhe fillon t`i ngjajė shkretėtirės. Tani veē mė nuk janė tė pranishme fushat e grurit vetėm bari i verdhė nė tė cilin kullosin kope tė lopėve.

I tillė ėshtė peizazhi edhe nė 200-300 kilometrat e parė nga Kolloradoja dhe veēmė tė ngopur nga rrafshina mezi presim tė arrijmė deri te Puebllo, njė vend mė i madh nė hartė prej tė cilit fillojnė malet.

Kėtu gjenden edhe shitoret mė tė mėdha prej ku mund tė furnizohemi me rezerva, ujė dhe drunj pėr zjarr. Kampi tė cilin arritėm ta gjejmė nė errėsirėn ishte gjysmė i egėr dhe e shfrytėzojnė peshkatarėt tė cilėt vijnė kėtu pėr tė peshkuar peshq me miza tė vogla.

Nė errėsirė lumi mundet vetėm tė dėgjohet. Mėngjesi nėpėr male ka njė dashuri tė posaēme veēmas nėse ju kanė zgjuar shakatė peshkatare, aroma e kafesė dhe vezė tė fėrguara me dhjamė derri.

Nėse nuk e keni ditur, peshku mė sė miri peshkohet nė mėngjes dhe nėse ėshtė e domosdoshme qė tė jetė qetė nė lumin kjo nuk do tė thotė se doemos duhet tė jetė qetė edhe pak mė lartė se lumi. Si shpėrblim qė ju kanė zgjuar aq herėt, fqinjėt ofrojnė nėj kafe tė fortė pėrderisa kėnaqeni nė pamjen. Pėrmes lumit qėndrojnė peshkatarė tė cilėt nė mėnyrė artistike i rrotullojnė shkopinjtė e peshkatarėve para se ta hedhin grepin nė lum. Vetėm pas disa sekondave e nxjerrin dhe sėrish e pėrsėrisin tė njėtin ritual. Kjo zgjat disa orė, ndėrsa gjithēka qė do tė kapet nė mizėn e vogėl lėshohet.

Fqinjėt tanė bėjnė shaka se peshqit nuk janė edhe ushqimi mė i dashur i tyre, mirėpo janė argėtuese pėr peshkim. Me siguri kėtė mund ta kuptojė vetėm njė peshkatar, me qė pas gjysmė ore qėndrimi nė njė ujė tė ftohtė dhe tė shpejtė do t`ju mėrzitet edhe rrotullimi i shkopit dhe teknika e hedhjes sė grepit.

Rrugėn e vazhdojmė drejt Durangos, Kollorados Jugore, mirėpo pėrmes pjesės historike tė Ganisonit dhe Sillvertonit. Ajo pėr ēka janė tė njohura kėto dy qyteza tė vogla ėshtė natyra e pabesueshme e malit dhe kanioni i thellė. Rruga nėpėr tė cilėn po ngjitemi nuk ka bankinė kėshtu qė nuk ekziston kurrfarė pengese ndėrmjet rrugės dhe vrimės e cila fillon menjėherė pastaj. Poshtė, lumi buēet nga fuēia e ujit tė ardhur nga borėrat tė cilat shkrihen.

Kėtu stinorėt e skijimit zgjasin edhe deri nė fund tė majit. Nė ēdo kthesė fiton pėrshtypje se nėse nuk del jashtė saj me siguri do tė ngjitesh nė karpet.

Ganison gjendet afėr majes sė malit, ndėrsa Sillvertoni ėshtė nė ultėsirėn. Ky vend i vogėl nė vitin 1885 ka qenė ndėr lagjet mė tė famshme minatore nė Amerikė nė tė cilėn brenda vitit nėpėr hekurudhėn deri nė Durango transportoheshin nga 300 milionė dollarė tė arit tė vlefshėm.

Fatkeqėsisht pas Luftės sė parė botėrore miniera mbyllet dhe prej atėherė qyteti fillon tė vdesė. Tani ekziston prej lumit tė turistėve tė cilėt vijnė me tren nga Durangoja. Kėtė vozitje nuk duhet ta lėshoni. Hekurudha kalon nėpėr pjesėt mė idilike tė malit, e nė disa vende hekurudha ėshtė vetėm njė linjė e ngushtė e cila bashkon dy maje.

Pas Durangos, mėnjėherė nisemi drejt Mesa Verdes dhe rajonit tė quajtur Four Corners, ose katėr kėndet me qė gjendet nė kufirin mes Kollorados, Nju-Meksikos, Jutės dhe Arizonės.

Mesa Verde ėshtė park nacional qė e pėrfshin pllajėn e ultėsirės Muntezima ku deri para 700 viteve kanė jetuar populli puebllo ose anazasė – qė nė gjuhėn navaho do tė thotė populli antik.

Sipas arkeologėve kėta paraardhės tė shumė fiseve indiane tė kėsaj pjesė tė Amerikės kanė jetuar nė pllajėn prej vitit 600 deri nė vitin 1300 nė epokėn tonė dhe prej ku pėr arsye tė pashpjeguara janė shpėrngulur.

Mesa Verde ėshtė zbuluar relativisht vonė kur njė blegtor rastėsisht duke e kullotur kopenė e ka parė lagjen e cila gjendet e fshehur nė shkėmb. Nė fakt, nėse qėndroni nė pesėn e sipėrme tė pllajės as qė do ta vėreni. Ajo mund tė shihet vetėm nga ana e kundėrt. Ajo nuk ėshtė vetėm njė lagje por i ngjan njė qyteti tė tėrė. Ka ndėrtesa ku kanė jetuar disa familje. Nė mes ka mbeturina tė kullės e cila sipas arkeologėve dhe mėnyrės se si ėshtė ndėrtuar ėshtė shfrytėzuar si orė dhe matės i hėnės. Prej atje puebllo kanė caktuar sipas pozitės sė hėnės se kur duhet tė mbillet misri, e kur duhet tė korret.

Nė shkėmbin kanė qenė tė mbrojtur nė mėnyrė tė pėrkryer prej njerėzve tė mėrzitshėm tė cilėt nuk kanė mund tė afrohen pa u vėrejtur. Nė njėrėn prej lagjeve tė quajtur Shtėpia Ballkon edhe sot e kėsaj dite arrihet vetėm nėse ngjiteni nėpėr shkallėn e gjatė 30 gradė dhe nėse kaloni nėpėr tunelin e ngushtė.

Kjo lagje ėshtė e mbyllur pėr persona mė tė moshuar tė cilėt kanė probleme me zemrėn ose frymėmarrjen, dhe pėr tė gjithė ata qė kanė frikė nga lartėsitė. Puebllo kanė jetuar si bujq, ndėrsa me rrethoja prej guri kanė arritur ta ruajnė tokėn e kuqe nga rrėshqitja nėpėr pllajėn.

Ndonėse ka shumė mbeturina nga kultura, mėnyra e tė jetuarit, puebllo megjithatė nuk kanė lėnė kurrfarė fotografi tė shkruara ose detajore pėr jetėn e tyre, ndaj misteri pėrse dhe ku kanė shkuar do tė mbetet pėrgjithmonė i varrosur nėpėr lagjet e tyre nė Mesa Verde. Pėr ta shikuar mirė kėtė pllajė duhet t`i kushtoni sė paku dy ditė tė tėra.

Kanioni dhe lumi

Nė vetė kufirin mes Arizonės dhe Jutės, rrugės drejt Grand Kanionit, hyjmė nė edhe njė park tė madh nacional – Monument Valley. Kėto janė shkėmbinjtė e kuq nga reklamat e Marllboros tė cilat gjenden nė njė shkretėtirė tė vėrtetė ku edhe era mė e vogėl tė hedh rėrė tė verdhė nė sytė tuaj.

Kėtu gjenden edhe disa rezervate indiane edhe nė Jutėn e vjetėr edhe nė Arizonė ku jetojnė fiset Navaho tė cilat turistėve u shesin stoli dhe poēe tė punuara me dorė, ndėrsa krahas ndihmės shtetėrore jetojnė edhe nga kopetė e vogla tė lopėve dhe dhenve.

Si nė ēdo rezervat edhe kėtu problem ėshtė alkoolizmi. Pėr dallim nga Kolloradoja ku alkooli mund tė blehej vetėm nė shoping qendrat e mėdha ose nėpėr baret, kėtu shitorja e likerit ėshtė menjėherė pranė pompės sė vogėl tė benzinės.

Shkojmė drejt Fllafstafit dhe kthejmė drejt Rimės jugore tė Grand Kanionit.

Grand Kanioni ėshtė njė prej ēudive botėrore tė natyrės. Pėrfshin sipėrfaqe prej gati se gjysmė milion hektarė ose 4931 kilometra katrorė. Nėse e masim sipas gjatėsisė sė lumit Kollorado qė kalon nėpėr kanionin e gjatė 446 kilometra, ndėrsa tė gjerė (prej njėrės rimės deri nė tjetrėn) prej 16 deri 29 kilometra.

Megjithatė, Grand Kanioni nuk ėshtė mė i madhi e as mė i vjetri nė botė. Pėr tė pasur pasqyrė se sa ėshtė i thellė, njė alpinisti me pėrvojė i nevojiten dy ditė qė tė lėshohet nė fundin e kanionit dhe tė kthehet. Pėr tė kaluar prej njė rimi nė tjetrin nevojiten sė paku tri ditė nė njė drejtim, ndėrsa raftingu nėpėr lumin pėrmes kanionit zgjat mė gjatė se shtatė ditė.

Krahas madhėsisė mė sė shumti pėrshtypje lėnė shkėbinjtė nė tė cilat shihen shtresat e periudhave tė ndryshme tė vendit. Shkėmbi mė i vjetėr qė ėshtė gjetur kėtu ėshtė i vjetėr 2000 milionė vjet. Pėrndryshe vetė kanioni ėshtė formuar para 5 deri 6 milionė vitesh ndaj nė aspektin gjeologjik ėshtė relativisht i ri.

Grand Kanioni ėshtė shpallur park nacional nė vitin 1919 dhe prej atėherė numri i vizitorėve gjatė vitit shėnon rritje gjithnjė e mė tė madhe. Tani brenda vitit ka mbi pesė milionė turistė.

Pėr ta pėrjetuar bukurinė e kanionit ndani disa ditė dhe tentoni qė sė paku tė arrini deri te lumi, nėse jo nė kėmbė atėherė me gomar. Para se tė filloni me lėshimin merrni mjaft ujė me qė shumė lehtė mund t`ju ndodh qė tė dehidroni. Keni kujdes nė temperaturėn. Nga mesi i prillit temperatura nė maje ishte rreth 28 gradė, por siē shkoni drejt lumit ajo rritet kėshtu qė edhe aq herėt brenda vitit nė fundin e kanionit temperatura mund tė arrijė mbi 35 gradė.

Po ashtu, gjatė dimrit mund tė jetė shumė ftohtė. Mos shkoni vetė por nė grupe dhe patjetėr merrni njė paketim mė tė madh tė fashave ngjitėse pėr t`i shėrruar fshikat. Dhe mos u nisni pa mjaft filma pėr fotografim.

Nėse, nga ana tjetėr, vendosni tė shėtisni pėrgjatė kanionit pa u lėshuar poshtė kėtė mund ta bėni duke i shfrytėzuar autobusėt tė cilėt nė ēdo dhjetė minuta nisen deri te pikat e ndryshme, prej ku ka pamje tė pabesueshme. E tė tilla ka shumė – Pamja nga shkretėtira ėshtė e para nė tė cilėn do tė hasni nėse hyni prej Fllagstafit, pastaj kėtu janė pikat Mather dhe Javapai tė cilat janė pjesė e anės lindore tė Rimės jugore.

Nėpėr qendrėn kryesore turistike gjendet edhe kampi prej ku keni edhe disa pamje tė bukura nė pjesėn perėndimore si pikat Hopi, Mohave dhe Pima. Mos e humbni kuptimin e kohės dhe shikoni tė jeni nė ndonjėrėn prej kėtyre pikave qė tė kėnaqeni nė perėndimet e shkėlqyeshme tė diellit. Shkoni mė herėt qė tė zini vend tė mirė me qė disa prej tyre si Javapai janė pėrplot me turistė gjatė kėsaj periudhe.

Qyteti i kubeve

Me zemėr tė rėndė, kėmbė dhe shputa tė enjtura me fshika largohemi nga Grand Kanioni nė drejtim tė Las Vegasit. Deri atje ka edhe pesė-gjashtė orė vozitje kryesisht nėpėr luginėn e lumit Kollorado e cila na shpie deri te penda Huver.

Penda ėshtė ndėrtuar nė kohėn e depresionit prej vitit 1931 e deri nė vitin 1935 dhe sipas shoqatės amerikane tė arkitektėve edhe sot e kėsaj dite hyn nė shtatė mrekullitė bashkėkohore arkitektonike nė Amerikė.

Prej kėtu deri nė Las Vegas ka edhe vetėm 100 kilometra, ndėrsa rrugės kaloni nėpėr hotele dhe kazino si pėrgatitje pėr finalen e madhe tė udhėtimit. Me ndezjen e dritave tė reklamave hyjmė nė qytetin e kubeve. Dhe kjo ėshtė mė sa e vėrtetė. Pjesa mė e madhe e vizituesve tė Vegasit janė kėtu pėr bixhozin, e ēdo gjė tjetėr – hotele tė lira, ushqim i mirė, shfaqje interesante tė emrave mė tė mėdhenjė tė botės sė shou-biznesit janė kėtu vetėm pėr t`ju ndihmuar qė ta hapni kuletrėn.

Nuk ėshtė ēudi kur nxjerrni para prej automatėve nėpėr hotele vlera mė e vogėl tė cilėn mund ta nxjerrni ėshtė 100 dollarė – vetėm njė banknotė. Kudo qė do tė hyni hasni nė rradhė tė gjatė tė makinave nė ė cilat gjatė tėrė natės qėndrojnė plaka dhe me durim i vendosin zhetonat dhe tėrheqin dorezėn.

Pas makinave vijnė tryezat e gjelbra nė tė cilat qėndrojnė zotėrinj me purre tė mėdha nė gojė dhe duke tentuar qė ta fitojnė krupienė. Kėtu ėshtė edhe ruleti, tryezat e pokerit … T`ju merret mendja nga sasia e zhetonave me ngjyra tė llojllojshme tė shpėrndara nėpėr tryezat.

Nė rrugėn kryesore tė quajtur “The Strip” pranė ēdo hoteli mė tė madh ka nga ndonjė spektakėl. Nuk mund t`i lėshoni fontanat vallėzuese nė hotelin Bellagjio, betejėn e kusarėve pėr Ishullin e pasurisė dhe vullkanin e hotelit Mirazh.

Nėpėr egėrsinė e Kollorados dhe Grand Kanionit, Vegasi vjen si shok pėr sistemin dhe ėshtė e paevitueshme qė njė pjesė tė buxhetit tė planifikuar tė mos e vendosni nė njėrin prej automatėve pėrderisa i pushoni kėmbėt. Megjithatė mos qėndroni tepėr shumė nė kėtė qytet tė veseve. Njė mbrėmje mjafton qė tė mbeteni pa paratė.

Mėngjesin e ardhshėm nisemi prap drejt Kanzas Sitit dhe kėsaj radhe shkojmė nėpėr autostradėn me qė doemos duhet tė arrijmė mė shpejt. Buxheti mbeti nė automatet pėr poker.

''LOBI''
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg 5018.jpg (36.7 KB, 218 vezhgime)
Pergjigjuni me Citim