Reportazh. Nga Tirana nė vullkanin Etna nė Siēili SHENIME UDHETIMI MES ARBERESHEVE TE ITALISE Piana, nė Siēili, e populluar nga Arbėreshė
Me tė mbėrritur me traget nė Palermo, viz itėn e parė e bėmė nė Kolegjin Arbėresh. Kaluam asaj rruge pėr tė nderuar njė nga shkollat e para tė gjuhės shqipe. Dhe pastaj, drejt e nė Piana dei Albanesi, nė qytezėn shqiptare ku u ulėm nė barin e qendrės pėr tė pirė njė kafe, mes atyre njerėzve qė shqipen e flasin si tė jenė poetė, me fjalė tė zgjedhura, herė herė tė harruara nga ne, Shqipėri-banuesit. Mes arbėreshėve tė Pianės na duket sikur jemi brenda njė makine kohe, me tė cilėn kemi zbritur pesė shekuj prapa ndėr vite. E reja nė Piana ėshtė kėnaqėsia qė shprehin pėr ligjin e Republikės italiane nė bazė tė tė cilit, nxitet mėsimi i gjuhės amėtare nė shkollat publike, si edhe tė mburrurit me muzeun e ri etnografik. Nga Piana duhen 280 km mes pėr mes Siēilisė pėr tė mbėrritur nė Katania, rrėzė vullkanit Etna, qytet nė tė cilin jemi tė ftuar pėr tė marrė pjesė nė aktivitetet e shoqatės Acquaterra, e cila merret me nxitjen e edukimit qytetar nė Siēili, nėpėrmjet organizimit tė sporteve dhe shėtitjeve nė natyrė. Nė kėtė shoqatė, prej dhjetė vjetėsh ėshtė formuar si guidė alpine ndėrkombėtare, Genti, djali im me tė cilin bashkėudhėtoj. Misioni ynė ėshtė pėr tiu pėrgjigjur pyetjes: Pse jo njė punė e tillė edukuese edhe nė Shqipėri? Rrugės mes ishullit tė diellit kujtohemi se jemi duke udhėtur nė drejtim tė kundėrt me drejtimin e ngulimeve tė arbėreshėve shekujve tė shkuar. Pėr mua qė jam i interesuar edhe pėr gjurmimin e dėshmive tė lashta tė kulturės mesdhetare nė kulturėn shqipe, udhėtimi i arbėreshėve tė shek XV tė detyruar nga shfarrosja otomane, nuk kishte si tė ishte i parė nė kėto anė. Nė Siēili, ende sot gjenden dėshmi tė tilla brenda legjendave si: ajo gjuhėsore, e popullimit tė ishullit fillimisht nga dy popuj: nga sikul-ėt me sy tė errėt dhe siēelėt me sy tė ēelėt, prej tė cilėve, kėtyre tė dytėve, mori emrin edhe ishulli. Nė Katania, na pret Stefano Arnese, presidenti i shoqatės, dhe pėrnjėherė nė mjediset e tyre brenda njė ndėrtese tė viteve njėmijėetetėqind nė qendrėn historike tė qytetit e ndjejmė vehten midis miqsh, disa prej tė cilėve kanė qenė edhe nė Shqipėri. Njė prej miqve ėshtė arbėreshi Stenio di Stefano, i cili ndėr tė tjera, mė njė bujtinė tė vogėl tė Katanias ku darkuam mes gjellėve fantastike mesdhetare dhe kėngėve tė njė grupi qė disa ditė mė parė kishte shoqėruar BB King, na tregon pėr mbėrritjen nė Siēili tė familjes sė vet. Ai flet shqipe tė mėsuar nga e ėma, ndėrsa gjyshja e vet ėshtė nga tė fundmet arbėreshe qė ende ėshtė e veshur me kostum popullor nė Piana. Tabela rrugore nė Piana, nė 2 gjuhė, italisht dhe shqip
Erdhėn dhe zbritėn nė Giarre, nė atė vend buzė detit nga ku duken mė sė miri zjarret e Etnės kur vullkani shpėrthen. Ecnin pėrpara duke mbajtur nė dorė ikonėn e shenjtores sė tyre tė cilės i besonin se iu gjendej pranė nė shtegtimin e mundimshėm, dhe tė cilės i faleshin nė kor. Edhe sot e kėsaj dite kujtohet shenjtorja e arbėreshėve tė Siēilisė me emrin Madona di Otigjindia. Pastaj u ndalėn dhe formuan fshatin e tyre tė parė qė sot mban emrin Biancavila dhe mė tej u zhvendosėn e shkuan nė Piana. Pas darke na ēuan nė qendėr tė Katanias. Ty miqtė katanezė na shpjeguan se elefanti prej mermeri i ngritur nė pjedestal ishte simbol i qytetit, meqenėse dikur pėr herė tė parė elefantėt nė Itali ishin dukur nė Katania. Miqtė u befasuan kur morėn vesh se ėshtė fakt historik pėr ato kafshė tė sjella nė ato anė nga Pirro i Iperisė (Iperi pėr ēamėt, vend i ipeve fjalė me tė cilėn ata quajnė zogun e qiellit qė nė Krujė i thonė shqipe, Ipeiros pėr grekėt dhe Epir pėr latinėt). Ditėn e nesėrme morrėm pjesė nė ngjitjen shkėmbore rrėzė Etnės, nė vendin e quajtur Acquarroca. Aty, pėrveē ne dy shqiptarėve kishin ardhur tė ftuar edhe nga Franca, Gjermania dhe Holanda. Nė shkėmb mė ngjitėn edhe mua. Aty kuptova jo vetėm kėnaqėsinė qė tė jep ky aktivitet mes natyrės, por edhe mundėsinė qė ka rrėzė Dajtit pėr veprimtari tė tilla. Kur e pėrballoj unė fizikisht, mendoja ngjitur pas shkėmbit prej bazalti tė vullkanit, pėr tė rinjtė e Tiranės kjo ėshtė punė fare e lehtė. Atyre u duhet dhėnė vetėm shembulli dhe mundėsia. Tė nesėrmen aktiviteti i rradhės ishte pėrshkimi nė kėmbė i Grykave tė Alkantarės. Nė gjuhėn teknike dhe turistike kjo veprimtari sportive quhet me njė fjalė angleze: canioning. Veshur me rroba tė pėrshtatėshme si ato tė zhytėsave, iu futėm lumit tė vrrullshėm nė kėmbė mes shkėmbejve tė lartė e tė pakapėrcyeshėm. Pamja mahnitėse mė kujtoi Grykėn e Kllojkės nė Tiranė, aty ku lumi Erzen del nga malėsitė e Priskės pėr tė ēarė drejt Petrelės. Edhe kėtu i vura vehtes qėllim zhvillimin e njė aktiviteti tė tillė plot emocione nė Kllojkė. Brenda kanionit, je mes forcave tė natyrės, ujit tė vrullshėm dhe shkėmbit. Pėr ti pėrballuar duhet vetėm kujdes dhe besim te shokėt me tė cilėt je. Dita e tretė kaloi e tėra nė shpatet e Etnės pranė grykave tė vullkanit nga tė cilat del tym, sepse Etna ėshtė vullkan i gjallė. Vjet ka qenė njė nga shpėrthimet e saj tė mėdha, mbi llavėn e tė cilit ne ecėm. Nga llava del ende tym. Duhen disa vjet qė tymi tė pushojė nga ajo masė plot minerale, e zemrės sė planetit, dalė mbi sipėrfaqe. Pastaj duhen dhjetra vjet qė mbi tė tė formohen myshqet, dhe me radhė bimėt e quajtura pioniere, ndėr tė cilat gjineshtra, qė atė masė ta kthejė nė tokė pjellore, ashtu si ėshtė e gjithė rrėza e Etnės. Nė Etna, nė lartėsinė mbi 3000 m, gjatė dimrit bie borė dhe ne nuk u ēuditėm kur kalonim mes pėrmes njė qėndre dimėrore skishė, teksa mendonim se ajo masė e bardhė uji, e ftohtė pėrpiqej mė kot tė ndalonte zėmėrimin e zjarrtė tė vullkanit mes detit dhe qiellit. Legjenda thotė se mali i tymtė Etna (Etymta do ti thonim shqip) ėshtė njė prej titanėve tė mitologjisė mesdhetare, i cili sa herė qė zėmėrohet nxjerr zjarr e flakė ndaj kundėrshtarėve, llavėn e shkrirė nga mushkritė. Vizita mbi Etnė ėshtė njė nga mė mbresėlėnėset nė Siēili. Ky mal ėshtė njė nga simbolet e ishullit dhe mė i madhi vullkan nė Europė. Veprimtaria e fundit ishte tė nesėrmen. Bėhej fjalė pėr kayak nė valėt e detit para Katanias. Pėrveē ngjyrės sė errėt tė rėrės, formuar nga coptimi i shkėmbejve prej bazalti tė Etnės, azgjė nuk ndryshonte mes ngjyrave tė peisazhit tė atyre brigjeve me peisazhin e bregdetit tė Durrėsit. Miqtė na ēuan pėr tė bėrė kayak pranė shkėmbejve, qė legjenda thotė se i ka hedhur mijėra vjet mė parė ciklopi Polifem, kundėr Odhiseut, qė e verboi dhe e mashtroi. Aty mendja mė shkoi te pėrqasimi i fjalės qiklop, nė shqip katallan me emrin e qytetit pranė gurėve tė katallanit : Katania. A tė ketė vallė gjasė njė pėrafėri e tillė? Unė mund tė them se pėrveē zbavitjes qė mė jep ndėrtimi i njė hipoteze, tė gjetjes sė gjurmėve tė vjetra tė kulturės mesdhetare si mbijetesa nė kulturėn shqipe, veēanėrisht nė gjuhėn e saj, elemente tė tillė tė bėjnė tė mendosh edhe pėr kėrkimin e fakteve gjithandej nė Mesdhe, pėr vėrtetimin e hipotezės tė rėndėsishme tė njohur shkencėrisht, se gjuha shqipe ruan brenda vehtes dėshmi tė lashta tė kulturės sė mesdheut. Me mbresa tė pashlyeshme tė Siēilisė, kaluam tė nesėrmen ngushticėn e Mesinės, dhe nga Reggio pėrshkuam gjithė Kalabrinė dhe Basilikatėn pėr tė zėnė tragetin nė Bari, plot pesėqind kilometra, dhe pėr tu rikthyer aty ku balta ėshtė mė e ėmbėl se mjalta dhe vendit i thonė Shqipėri, plot besim se bijtė e shqipes nuk ia kanė zili kėrkujt nė Mesdhe, pėr bukuritė qė natyra iu ka falur. Mjafton vetėm pak, vetėm pak dėshirė pėr tu zbavitur dhe edukuar, si tė gjithė nė Europė mes asaj natyre dhe kulturės qė pėrfaqėsojnė. (Ilir Mati ''Reportazh'') |