Tema: Intervista!
Shikoni Postime te vecuara
  #6  
Te vjeter 19-12-2003, 03:48
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
AlbShkodra AlbShkodra eshte Jashte Linje
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Bleona Qereti

Bleona: Miqėsia ime me politikanėt

Jam njė njeri i prirur drejt perfeksionit. Ndoshta kjo prirje mė bėn tė ndryshoj edhe pse nuk besoj tek idiotėsirat kirurgjikale. Difekte? Ēdo njeriu i pėlqen tė thotė qė jam shumė e mirė. Nga viti i kaluar nuk jam rritur mė asnjė centimetėr. Kam mbetur njė e 74 e gjatė dhe 56 kg e gjysėm, me numrin e kėmbės 37 pėr 38. E gjej shumė veten tek pantallonat. Kam nisur t'i kthehem sportives, sepse jam lodhur nga gjėrat elegante, nga tė ndenjurit kreko. Jam telepatike dhe i dua shumė qentė pėr sinqeritetin nė sytė e tyre tė verdhė. Pengu mė i madh i jetės mbetet humbja e qenit tim para disa muajsh. Mė pėlqen komoditeti dhe kam punuar shumė pėr tė. I pėrkas shenjės sė demit dhe jam shumė instiktive. Mamaja ime duke qenė mėsuese matematike mė gjen gjithnjė tė meta. Jam tip i nxituar, i lė gjithė gjėrat pėr momentin e fundit. I kam qejf vonesat, po kjo nuk do tė thotė qė nuk jam korrekte.

- Ēfarė e karakterizonte Bleonėn qė tė vogėl?
- E vogėl kam dashur qė gjithnjė tė isha nė qendėr tė vėmėndjes. Shumė herė i rrėmbeja mamasė kordonin e hekurit dhe kėndoja, ose hipja nė taracėn e dajės dhe bėrtisja duke shurdhuar nga veshėt gjithė komshinjtė e dajės. Mė ka pėlqyer tė evidentohem tek tė tjerėt me mėnyrėn si jam sjellė. Ish katėr vjeēe, nuk kisha hyrė nė shkollė dhe i merrja gazetėn tim eti. Bėja sikur lexoja. Njė mėnyrė pėr tė thėnė qė jam dikushi.
- Kjo mahnia juaj pėr tu evidentuar deri ku i ka kufijtė sot?
- Jam tipi i personave qė duan tė bien nė sy. Kjo ka qenė deri nė moshėn 15 vjeēe kur kam dalė nė skenė dhe u popullarizova. Nė fillim ndjehesha shumė mirė. Njerėzit mė thoshin: Oh ti je ajo vajza e re, shumė mirė. Je e bukur, je e keqe, je e mirė, sepse njerėzit kanė ēdo lloj opinioni. Po kohėt e fundit mė ėshtė bėrė shumė problem. Njerėzit janė ato qė mė mbushin me jetė, sepse janė publiku im, mirėpo e shoh qė mė bėjnė analizėn nė ēdo vend qė shkoj.
- Me kėngėt e interpretuara ju keni dalė si njė pėrfaqėsuese e njė brezi qė po e kundėrshton dhe po e hedh poshtė nga themeli mentalitetin, me njė mėnyrė shumė tė hapur. Njė mėnyrė e paparė mė parė nė Shqipėri. Nga e ka burimin?
- Nuk e di. Nė pėrgjithėsi unė kam qenė tip i hapur nė jetė. Nė momentin qė kam qenė e nervozuar me dikė, ja kam thėnė nė fytyrė qė ai nuk vlen dhe duhet tė mė largohet. Nė momentin qė mė ėshtė afruar njė temė e tillė e kam pritur mirė, dhe mė pėlqen ta vazhdoj.
- Kush ju ka shtyrė?
- E para ka qenė Mimoza Ahmeti, me kėngėn "Lermėni", e cila mė intrigoi me poezinė e saj, dhe desha apo nuk desha unė u krijua njė stil i imi qė mė pėlqeu ta vazhdoja. Kulmi ka arritur sivjet, me kėngėn "Ik mėso si dashurohet", ku unė dal si profesoreshė dhe i them tė tjerėve tė mėsojnė tė dashurojnė.
- Ti ke pasqyruar kėtė vajzė tė guximshme qė po lufton kėtė realitet. Cili ėshtė mendimi pėr femrat nė kohėn e sotme, dhe cili ėshtė mendimi i tyre pėr ty?
- Nė pėrgjithėsi opinioni pėr artistėt ėshtė pak i lehtė. Ėshtė e vėrtetė qė nė fushėn e artit disa njerėz kanė abuzuar me kėtė emėr, me tė qėnit tė famshėm duke bėrė shumė idiotėsira. Kjo nuk ka lidhje me shpirtin e artistit apo me atė qė ndjehet brenda. Nga ana tjetėr shoh gjimnazistet apo studentet vajza qė bėjnė namin, ndoshta nuk gjeta fjalėn mė tė saktė, por janė njerėz qė abuzojnė nė mėnyrė tė tmerrshme me veten e tyre, duke harruar qė jeta nuk ėshtė as njė vit dhe as dy vjet. Brezi i ri ėshtė goxha i shthurur, i mendojnė gjėrat sot pėr nesėr, pa u thelluar mė gjatė. Kur unė kam qenė nė shkollė tė mesme, ka qenė ndryshe. Kam ndenjur me njerėz mė tė mėdhenj nė moshė dhe kjo mė ka bėrė tė piqem pak pėrpara kohe. Shpresoj qė kėto gjėra qė dėgjojmė tė mos jenė tė vėrteta. Artistėt nuk mund tė pėrgjithėsohen asnjėherė. Kam respekt pėr shumė prej tyre qofshin kėta kėngėtarė, poetė, balerinė. Artisti nuk ka lidhje me shthurjen morale qė egziston momentalisht nė Shqipėri.
- Bleona, sa larg ėshtė atij modeli qė krijon me kėngėt e veta?
- Shumė larg sepse nė kėngėt e mia ka gjithnjė njerėz qė mė ndjekin, qė mė ngacmojnė, qė unė i shaj, sepse gjoja nuk dinė. Nė jetėn private timen kjo nuk ndodh. Unė jam nė kėrkim tė njė dashurie tė fuqishme. Ndėrsa nė kėngėt e mia unė shtyj njerzėit, nė jetėn time reale ndodh e kundėrta.
- A jeni e lumtur sot?
- Pi kafe me shumė miq, por momentalisht nuk jam e lumtur. Njerėzit kanė idenė qė kjo ėshtė Bleona dhe kushedi me kė mund tė jetė kjo. Harrojnė qė Bleona ėshtė njeri qė fle, ha, ushqehet, bėrtet, qan, qė ėshtė vetėm. Shoh njė lloj distance nga njerėzit, qė krijohet mes njė njeriu qė ėshtė i njohur dhe njerėzve normalė. Mua nuk mė pėlqen aspak ta krijoj kėtė lloj distance.
- Ėshtė pėrfolur shumė miqėsia juaj me politikanėt. Sa tė vėrtetė ka nė ato qė thuhen?
- Problemi nuk ėshtė se ėshtė pėrfolur miqėsia ime vetėm me politikanėt, por pėrfliten tė gjithė njerėzit me tė cilėt rri nėpėr tavolina, sepse natyrisht unė marr nga jeta atė qė kėrkoj. Mė pėlqen tė rri me njerėz tė cilėt kanė arritur diēka nė jetė dhe tė mėsoj nga to. Detyrimisht do rri me njerėz qė janė fytyra tė njohura dhe sigurisht qė llafet do lindin. Unė nuk rri vetėm me politikanė, por dhe me biznesmenė apo vipa tė fushave tė ndryshme. Miqėsia me politikanėt ka lindur nga fushatat elektorale. Dhe me koncertet qė janė shoqėruar, si dhe nga lidhjet e vjetra tė babait tim i cili ka punuar nė Ministrinė e Rendit. Ka mbetur gjithnjė njė lloj respekti dhe frekuentimi mes nesh. Nė miqėsitė e mia hynė z.Sali Berisha, Aleksandėr Meksi, z.Rexhep Mejdani, z.Mustafa Muēi, z.Luan Rama, z.Nikollė Lesi.
- Kė do veēonit ju nga kėta politikanė. Mė saktė me cilin nga kėta duke hequr mantelin e politikės ju ndjeheni si me njė mik tė ngushtė...
- Ato janė tė gjithė tė martuar. Politikanė tė pamartuar nuk njoh. Kanė familjen dhe jetėn e tyre, kanė privacyn e tyre dhe unė nuk kam tentuar ndonjėherė t'i futem. Kam miqėsi dhe me gratė e kėtyre njerėzve. Unė i shoh tė tėrė si miq. Nė momentin qė ulem me ta nė tavolinė nuk flasim as pėr problemet e Ministrive dhe as tė Parlamentit, diskutojmė pėr familjen, gruan, fėmijėt dhe tė rejat, pėr gjithė botėn qė na rrethon.
- Ēfarė preferojnė ata nga ty?
- Me duket sikur po teprohet disi. Bleona ėshtė njė artiste e cila mund tė flasė, dhe ndoshta preferojnė faktin qė s'u kėrkoj ndonjėherė ndere. Unė jam njeri me probleme dhe nevoja qė ato mund tė mi zgjidhin, por s'mė ka rėnė rasti. Nuk i shqetėsoj, por i jap vetėm kėnaqėsi. Nuk i them kurrė, mė bėj njė pashaportė, mė bėj njė vizė. Ndoshta mund tė jetė dhe kjo.
- Nė stadin qė ju keni arritur sot, si e ndjeni veten nė krahasim me artistet e tjera shqiptare?
- E ndiej veten nė pozita krejt normale. Unė mendoj qė njeriu merr nga jeta atė qė meriton dhe merr frytet e asaj qė investon. Kam preferuar qė paratė e mia t'i investoj gjithmonė. Nuk kam para nė dorė, shumė tė tjerė mund tė kenė shumė herė mė tepėr. Gjithnjė paratė i kam harxhuar pėr veshje dhe videoklipe tė reja. Kjo nuk do tė thotė qė tė tjerėt janė mė poshtė dhe unė mė lart. Unė kam investuar dhe vazhdoj. Pėr mua i rėndėsishėm ėshtė publiku.
- Duke parė gjendjen e muzikantėve tė sotėm ju jeni shumė fatlume. Keni krijuar mirėqėnie nga tė kėnduarit. Cilat janė prioritetet e tua. Pse ka patur Bleona sukses?
- Nuk ka lidhje fatlumizmi. Ēdo gjė e kam fituar me punė tė jashtėzakonshme. Shumė nuk mė besojnė, por unė kam punuar gjithnjė shumė dhe pak me dhunė. Jo duke rrahur njerėz, nuk diskutohet. Kam hyrė me forcė. Fillimisht nuk mė kanė pranuar rrjetet artistike.
- Ēfarė thoshin pėr ju?
- Nuk mė ka interesuar asgjė se ēfarė kanė thėnė pėr mua, mė ka interesuar tė kryeja punėn time, ndoshta ato vazhdojnė tė flasin dhe sot, po unė bėj sikur nuk dėgjoj. Unė kam parė qė publiku i diasporės ėshtė njė publik pėr tė cilin duhet investuar shumė pa lėnė mėnjanė dhe publikun shqiptar. Dje kam qenė nė njė koncert nė Fier dhe gjithė publiku ėshtė ngritur nė kėmbė. Kėnaqėsia qė mė jep publiku shqiptar ėshtė mė i madh se ai nė diasporė sepse dhe ata kanė kėngėtaret e tyre. Kjo nuk mė demoralizon aspak. Unė vazhdoj tė kėndoj dhe tė pėrpiqem pėr mė tė mirėn, qė ato tė mė pėlqejnė. Paraja gjendet mė shumė atje.
- Si ėshtė gjendja juaj ekonomike sot?
- E kėnaqshme. Kam investuar gjithēka, dhe duke punuar shumė kam shumė oferta. Kėtė gjė qė kam bėrė unė mund ta bėnte ēdo person tjetėr.
- Sot biznesmenėt a kanė besim tek ju nė kėtė stad qė jeni?
- Unė 90 pėrqind tė gjėrave i kam bėrė vetė sepse biznesmenėt nuk e kanė idenė qė duhet ndihmuar arti. Mahnia e tyre shkon tek drekat e tek ofertat e dėmshme. Mė mirė vetė...
- Si e jetoni tė pėrditshmen?
- Prej dy vjetėsh unė kam njė kontratė nė Gjermani. Kam udhėtuar gati ēdo uikend. Ėshtė kthyer nė njė rutinė tė jetės fakti qė unė duhet tė udhėtoj gjithnjė. Njerėzit mė shumė mė gjejnė nėpėr aeroporte sesa nė Tiranė. Nisem tė premten, jap koncert tė shtunėn dhe tė dielėn. Kthehem tė hėnėn dhe fle nja dy ditė tė mira pėr tė harruar gjithēka. Dy ditėt qė mė mbesin nė dispozicion, i pėrdor pėr tė bėrė ndonjė punė tė vockėl. Pėrfundimisht jam nė ajėr. Mė vjen pak keq qė e kam humbur shoqėrinė time.
- Turneu juaj i ardhshėm...
- Do doja ta bėja nė Shqipėri dhe nė Kosovė, duke u shoqėruar me teknikė mė tė arrirė dhe me njė grup baleti. Si koncerti qė u bė nė Tiranė dua tė bėj dhe gjashtė koncerte tė tjera nė Kosovė, nė Maqedoni, Greqi dhe Itali. Dua tė lėvroj tregun e paprekur, qė sigurisht tani janė shqiptarėt qė ndodhen nė emigracion. Europa Perėndimore nuk ėshtė mė njė tokė e virgjėr.
- Fansėt mė tė shumtė i pėrkasin Shqipėrisė apo diasporės?
- Nė Shqipėri. Publiku i diasporės ka dashurinė e vet, por sigurisht mua mė etiketojnė me idenė Bleona nga Shqipėria dhe jo si e tyrja. Megjithatė unė ngelem e huaj atje. Shqipėria ėshtė tjetėr gjė.
- Duhet tė jeni shumė e preferuar nga burrat. Tė veshurit me pushtet, ju kanė kėrkuar pėr flirte?
- Para disa kohėsh njė diplomat i ri dhe mbi tė gjitha beqar, mė kėrkoi tė martohesha, po unė ēmendesha mbas portierit tė ambasadės. Mė tėrhiqte mė shumė.
- Cili ka qenė propozimi mė simpatik...?
- Ka qenė viti 1999 dhe unė kam patur tė prishur njė makinė tė vogėl "Tipo", tė cilėn shumė herė e sillja nė shtėpi pa parakolpo, pa derė, si tė qėllonte, sepse ecja shumė e shkujdesur. Isha pa makinė dhe dal nga Akademia e arteve pėr tė shkuar nė shtėpi nė kėmbė. Shoh njė fuoristradė shumė tė bukur qė mė ndalon tek kėmbėt dhe ai qė i kish hipur mė thotė qė mė kish ndjekur pėr shumė kohė nga pas dhe do vinte tė mė kėrkonte dorėn nė shtėpi. I them si pėrgjigje: A e shet autostradėn? Jo, mė thotė ai. Atėherė tė lutem zhduku!
- A ju kanė bėrė dhurata meshkujt?
- Si jo. Llamarina, por jo tė shtrenjta. Llamarina dhe gjėra kavanozi kam plot.
- Kush kanė mė shumė preferencė pėr Bleonėn, djemtė beqarė apo burrat e martuar?
- Gjyshėrit. Burrat e martuar shkojnė gjithnjė me parimin "dhe qarin dhe zararin". E kanė njė grua nė shtėpi dhe duan gjithnjė ta provojnė.
- Nė opinionin institucional shqiptar ju konsideroheni si njė kėngėtare marketingu qė egzistoni si modė flu. Ju ku do arrini?
- Nė 2004 unė mbush dhjetė vjet karrierė. Shablloneve tė Ministrive, arkivave dhe partitaturave donkishoteske unė i lė nė vendin e vet dhe i rri indiferente. Mungesėn e dashamirėsisė e kam ndjerė dhe unė. Tė gjitha juritė tona tė nderuara vijnė nė aktivitete pėr tė marrė dyqindmijėlekėshin dhe jo pėr tė vėnė ēmimin e saktė. Pėr mua ėshtė e rėndėsishme qė shkoj nė sallė dhe njerėzit tė dalin tė kėnaqur nga koncerti. Kjo mė mjafton.
- Ju keni ndėrmend tė merrni pjesė nė festivale apo koncerte kombėtare qė zhvillohen nė Shqipėri?
- Festivali ėshtė degjeneruar nė aspektin e mirė tė fjalės, ėshtė monopolizuar. Unė jam pėrpjekur ta thyej pak. Jam futur me idenė qė tė shoh se ēfarė bėhet. Ma kanė futur nė mėnyrėn mė tė paturpshme. Njė nga arėsyet qė bėra turneun nė Shqipėri ishte dhe pėrgjigje ndaj mllefit tė akumuluar nga festivali i 2001-it.
- Ju Bleona keni bashkėpunuar me emra shumė tė mėdhenj, si jeni njohur me ta?
- Me dhunė. Me dhunė e kam arritur autorin e teksteve dhe kompozitorin. Ju kam dalė pėrpara dhe ju jam lutur. Mė pas lindi njė simpati reciproke dhe njė partneritet qė ka zgjatur deri sot.
- Nė videon e kėngės "Ik mėso si dashurohet" keni patur ndonjė flirt me atė djaloshin e videos?
- Jo, as qė bėhet fjalė. Ka qenė njė periudhė e mbushur me stres. Kam qenė nė kohėn e marrjes sė diplomės pėr arktrim dhe isha duke u pėrgatitur pėr koncertet e mia. Jemi parė shumė pak. Dhe teksti i asaj kėnge ėshtė bėrė nė telefon.
- Pėr tė arritur majat mė tė larta shumė herė femrat pėrdorin seksin ose bukurinė e tyre. Ē'mendoni ju, dhe a e keni pėrdorur ju njė armė tė tillė?
- Ėshtė njė fjalė e urtė popullore "Prite sipas paraqitjes dhe pėrcille sipas mendjes". Natyrisht nėse njė femėr ėshtė e bukur ka pėr ta pėrdorur paraqitjen e vet, pėr tė krijuar lehtėsira tė vetat. Nėse ajo nuk di ta rrotullojė njė mashkull pėr tė kryer punėt e saj, ėshtė mangėsia e saj psiqike. Nuk mendoj se kėto femra janė viktima, ato janė shumė tė zgjuara. Unė e kam pėrdorur, pse ta fsheh kot. Kur kam patur ndonjė takim pėr tė kryer ndonjė punė timen e kam pėrdorur. Jam veshur bukur, kam mbaru punėn dhe i kam thėnė harroje kėtė numėr se funksioni jot ishte deri kėtu. Vetėm kaq.
- Sot ke arritur gjithēka. Ēfarė tė mungon momentalisht?
- Mė mungon njė njeri i cili tė jetė permanent ulur nė sedilien time tė parė dhe t'i them hajde ti me mamin se mė duhesh. Je i bukur dhe i menēur. Pėr tjetėr gjė nuk duhet tė interesohesh.
- A mendon se njė mashkull i tillė mund tė ketė gjak shqiptari?
- Unė mendoj se ka. Zakonisht nė ēifte bashkohen dy njerėz ku njėri punon dhe tjetri rri. Dhe kėshtu qė barra pėr tė punuar do mė bjerė mua. Atij i takon tė mos jetė budalla dhe kaq. Pse mos e kem unė njė tė veēantė!?
- Pas disa vitesh a e sheh veten me njė familje nė krah?
- Momentalisht jam e lidhur shumė me prindėrit, me vėllain, mamin, babin dhe nuk kam krijuar iluzione se zhgėnjehem pastaj. Gjėrat duhet tė vijnė spontanisht. Familja ku jetoj ėshtė e pėrkryer.
- Kujt i ngjan mė shumė Bleona?
- Babi kur ndonjė mė lėvdon thotė se i kam ngjarė atij, kur unė bėrtas mė thotė qė nervat i kam tė mamit.
- Ku do i kaloni kaloni pushimet?
- Problemi ėshtė se nuk kam kohė pėr pushime. Kam qenė nė janar nė Kubė, ndoshta javėn e parė tė qershorit nėse gjej ndonjė spacio tė lirė do shkoj diku, dhe gjatė verės jam nė Ulqin.
- Ju nė skenė dilni me veshje shumė ekstravagante. Ku i zgjidhni ato?
- Nuk gjenden nė ēdo lloj dyqani. I blej nė Gjermani .
- Ushqimi qė preferoni?
- Tė gjitha llojet. Unė jam hamėse e tmerrshme.
- Si shpjegohet kjo linja juaj atėherė?
- Vėrtet jam hamėse e tmerrshme, por kjo s'do tė thotė qė ha shumė. Kur ndihem mirė ha bukė, kur ndjehem keq nuk ha fare.
- A dini tė tiganisni njė vezė?
- Hiē fare.
- Cila ėshtė ėndrra juaj mė e madhe?
- Tė jem Jenifer Lopez i dytė. Ajo ka fatin e Hirushes.
- Sot udhėtoni shumė dhe harxhoni shumė. Vini ndonjė gjė pėr tė ardhmen?
- Dje kam mbyllur njė koncert dhe pa i parė akoma paratė mendova se ku do t'i harxhoj. Ka raste qė ngelem pa njė dyshkė si tė gjithė njerėzit.
- Kur jeni me meshkujt, s'ma merr mendja qė t'ju vijė radha tė pagoni...
- Zakonisht unė paguaj. Meshkujt mundohen ta ruajnė atė traditėn e kafepaguesit tė pėrhershėm, por mua nuk mė pėlqen. Ėshtė parim perėndimor. Pastaj qyli me njė kafe ėshtė i tmerrshėm.
- Keni rrahur ndonjėherė ndokėnd?
- Unė jam tip hallahu na ruajt, po mund tė ketė ndodhur vetėm kur kam qenė e vogėl.
- Kur shpėrthen Bleona, ndaj kujt padrejtėsie...?
- Ndaj gėnjeshtrave.
- A keni thėnė ndonjėherė tė tilla...?
- Sa tė duash, por gėnjeshtra tė bardha, jo gjėra me zarar. Nuk mė pėlqen pabesia.
- Keni patur tė dashur mė parė?
- Artisti ka njė jetė tė vetėn, duke qenė nė qendėr tė vėmėndjes, pėrfolja e shkatėrron jetėn private. Unė jam njė njeri si gjithė tė tjerėt, pajtohem, ndahem, dashurohem, lėndohem. Nuk dua tė flas pėr kėtė temė.
- Ju keni qenė gjithnjė shumė bombastike nė veshje, nė tė shprehur nė xhestomimikė dhe agresivitet. A mendon se Bleona do ketė sukses duke qenė mė e thjeshtė, mė sportive dhe pa tė gjitha kėto qė thashė mė sipėr?
- Natyrisht, kjo ėshtė ajo qė dua tė eksperimentoj. Dhe mė duket sikur komplimentat mė bėhen mė shumė nė jetėn e pėrditshme. Kjo s'do tė thotė qė do dal nė skenė me atlete, sepse atletet janė bėrė pėr tė vrapuar, pėr jogging. Skenėn kam qejf ta respektoj. Njė pjesė artistėsh dalin nė skenė si palaēo.
- Sa ka ndikuar seks apeli yt pėr tė patur kėtė sukses?
- Pamja ndihmon por nuk ėshtė gjithēka. Ėshtė hunda qė ka dikush pėr tė bėrė biznes dhe zgjuarsia. Zė ka dhe gomari, por truri ėshtė gjėja mė e rėndėsishme pėrfundimisht.
- Po tė ishit mashkull a do dashuroheshit me Bleona Qerretin?
- Po tė isha mashkull, nuk do e doja Bleonėn pėr bukurinė e saj, do e doja pėr botėn dhe atė qė se ka zbuluar askush. Kur ulem nė tavolinė, njerėzit mendojnė se unė do nis tė thyej gota dhe pjata. Nėse atyre nuk u ka krijuar respekt ekrani, pėrpiqem t'ja imponoj me sjelljen time.
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg 002.jpg (14.5 KB, 1278 vezhgime)
Pergjigjuni me Citim