Roman Gjenerali i ushtrise se vdekur (fragment) Nė hotel "Dajti" gjenerali e ndjeu veten mirė. Ai shkoi nė dhomėn e tij dhe ndėrroi uniformėn. Pastaj zbriti nė holl dhe porositi njė bisedim telefonik me shtėpinė.
Gjenerali, prifti dhe tre shqipėtarėt u ulėn nė njė tavolinė. Ata biseduan pėr gjėra tė ndryshme dhe tė parėndėsishme. U shmangeshin bisedave politlke dhe shoqėrore. Gjenerali ishte shumė serioz dhe i sjellshėm. Prifti fliste pak. Gjenerali dha tė kuptonte se ai ishte kryesori, megjithėse prifti fliste mė pak. Ai foli pėr traditat e bukura qė ka krijuar njerėzimi nė lidhje me varrimin e ushtarėve. Pėrmendi grekėt e trojanėt, qė varrosnin njerėzit me aq madhėshti nė pushimet midis luftėrave. Ai ishte shumė entuziast pėr misionin e tij. Do ta kryente shumė mirė kėtė mision tė rėndė dhe tė shenjtė. Mijėra nėna prisnin bijtė e tyre. Ato kishin njėzet e ca vjet qė prisnin. ėshtė e vėrtetė se kjo pritje ndryshonte pak nga ajo pritja tjetėr, kur ato shpresonin, t'u ktheheshin tė gjallė bijtė e tyre, por, sidoqoftė, edhe tė vdekurit priten. Ai do t'u ēonte nėnave eshtrat e bijve tė tyre, qė gjeneralėt budallenj nuk ditėn tė udhėhiqnin nė luftė. Ai ishte krenar pėr kėtė. Ai do tė bėnte ēmos.
- Zoti gjeneral, telefoni... Gjenerali u ngrit plot gjallėri. - Mė falni, zotėrinj. - Me hapa tė gjatė dhe madhėshtorė shkoi nė portinerinė e hotelit.
Po aq madhėshtor u kthye. Shkėlqente i tėri. Nė tryezė pinin konjak dhe kafe. Biseda ishte mė e ngrohtė. Gjenerali pėrsėri dha tė kuptohej se ai ishte kryesori nė kėtė mision, sepse prifti, megjithėse kishte gradėn kolonel, nė kėtė rast ishte vetėm njė pėrfaqėsues shpirtėror. Ai ishte kryesori dhe mund tė hapte ēfarė bisede qė tė donte: pėr konjakėt, kryeqytetet, cigaret. E ndiente veten shumė mirė nė kėtė sallon hoteli, me kėto perde tė rėnda, me kėtė muzikė tė huaj, bile, mė tepėr se tė huaj. Ai u habit dhe vetė nga i erdhi kėshtu papritur kjo dashuri pėr konfortin, pėr tė gjitha objektet qė shikonte rreth e rrotull nė sallonin e hotelit, duke filluar nga kolltukėt e rehatshėm e gjer te zhurma e kėndshme qė bėnte makina e ekspresit tė kafes. Mė tepėr se dashuri, ndoshta ishte njė ndjenjė malli e parakohshme pėr diēka qė e ndiente se do ta braktiste pėr njė kohė tė gjatė.
Gjenerali ishte i gėzuar. Shumė i gėzuar. As vetė nuk e dinte pėrse i erdhi kjo valė gėzimi e papritur. Ky ishte gėzimi i udhėtarit qė gjen njė strehė pas njė udhe tė rrezikshme nė mot tė keq. Ajo gota e vogėl e verdhė e konjakut nisi t'i dėbonte pėrherė e mė shumė pamjen e irnosur e kėrcėnuese tė maleve, qė edhe tani nė tavolinė e shqetėsonte herė pas here. "Si njė shpend krenar i vetmuar... " Befas e ndjeu veten tepėr tė fuqishėm. Trupat e dhjetėra mijėra ushtarėve, tė futur nė tokė, pritėn kaq vjet ardhjen e tij dhe ja, ai erdhi qė t'i ngrinte ara nga balta dhe t'ua kthente prindėrve dhe tė afėrmve. Ai erdhi si njė Krisht i ri, i pajisur me harta, lista dhe shėnime tė pagabueshme. Gjeneralėt e tjerė i udhėhoqėn kėto kolona tė pafundme ushtarėsh drejt disfatave dhe asgjėsimit, kurse ai erdhi qė t'ua shkėpuste harrimit dhe vdekjes atė diēka qė kishte mbetur prej tyre. Ai do tė endej varrezė mė varrezė, kudo, mbi ish-fushat e luftėtarėve, me qėlllm qė t'i gjente tė gjithė tė zhdukurit dhe tė humburit. Nė luftėn e tij me baltėn nuk do tė njihte disfatė, sepse ai ishte pajisur me forcėn magjike tė statistikave tė pėrpikta.
Ai pėrfaqėsonte njė vend tė madh e tė qytetėruar dhe prandaj puna e tij do tė ishte madhėshtore. Nė punėn e tij kishte diēka nga madhėshtia e grekėve dhe e trojanėve, diēka nga funeralet homerike. O, si do tė mbeteshin me gojė hapur shqiptarėt, qė mbanin kaq shumė ombrella nė duar.
Gjenerali ktheu edhe njė gotė. Dhe qė atė natė e tutje, ēdo ditė, ēdo mbrėmje, atje larg nė vendin e tij, tė gjitha ata qė prisnin, do tė thoshin pėr tė: Ai tani kėrkon. Ne shkojmė nėpėr kinema, nė restorante, nė kafe, ndėrsa ai i bie kryq e tėrthor tokės sė huaj dhe kėrkon. Kėrkon, hap varre. Oh, punė tė rėnda ka, por ai do tė dijė t'ia dalė mbanė. Jo mė kot dėrguan atė. Zoti e ndihmoftė! |