Shikoni Postime te vecuara
  #8  
Te vjeter 18-12-2003, 19:32
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
AlbShkodra AlbShkodra eshte Jashte Linje
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Analize

Dilema ndermjet ures dhe keshtjelles

Bashkė me njė varg veprash tė tjera, "Ura me tri harqe" bėn pjesė nė njė cikėl romanesh e novelash, qė Kadare i ka shkruar me njė qėllim tė qartė pėr tė krijuar imazhin e njė "Shqipėrie tjetėr", e cila ndryshon shumė nga ajo qė shihet me sy, njė Shqipėri me princa, kontė, dukė, ipeshkvinj, udhėtarė tė ditur, prelatė tė shkolluar, qė gati ishin tė pėrjashtuar nga letėrsia si figura me misione pozitive. Autori, nė pamundėsi pėr tė shprehur hapur mendimin e tij mbi zhvillimin e avancuar tė qytetėrimit perėndimor, pėrpiqet t'ua tregojė kėtė lexuesve duke gjetur nė traditėn e "Shqipėrisė tjetėr" atė fazė tė historisė kur vendi, edhe sipas dijetarėve, ecte nė njė hap me fqinjėt e tij pėrtej Adriatikut. Shkrimtarin nuk mund tė mos e shqetėsojė fakti i njohur se balada shqiptare ėshtė e vetmja nė Ballkan qė bėn fjalė pėr njė murim kryesisht nė kėshtjellė. Ai ėshtė i vetėdijshėm se kjo ėshtė kushtėzuar nga rrethanat kritike historike qė kanė shoqėruar fatin e popullit tė tij. Eshtė e vėshtirė qė njė popull vazhdimisht nė rrudhje tė vendosė pėlqimin e urės para kėshtjellės. Kjo, ndoshta, ėshtė njė nga dilemat mė tronditėse qė kanė pėrjetuar shqiptarėt. Ura ėshtė pėr ta edhe e dėshiruar, por njėkohėsisht edhe e frikshme, sepse "nė urė kalon i miri dhe i keqi, miku dhe anmiku". Rreziku i ekspansionit, qė mund ta kthejė urėn e Ujanės sė Keqe nė njė kuēedėr, ndihet nė gjithė romanin, si njė kontekst historik i domosdoshėm pėr tė treguar se edhe nė "Shqipėrinė tjetėr" marrja e vendimit ka qenė e vėshtirė.
Sikurse nė rrjedhat e historisė, edhe nė kėngė, populli i ka ngritur urat, duke u kushtuar edhe flijimin njerėzor, sa herė qė kanė fryrė erėra paqeje dhe miqėsie. Por shumė shpesh ėshtė mbyllur nė kėshtjella, madje me tri-katėr rrethime, pikėrisht pėr shkak tė erėrave tė frikshme qė i kanė zėnė vendin paqes. Kėto ndėrrime lidhen jo me gjurmė vitesh, por me prurje kohėrash historike. "Shtatqin vjet do t'i djeg kullat", i kėrcėnohet njė prej heronjve kreshnikė tė eposit shqiptar kundėrshtarit tė vet.
Nė veprėn e Kadaresė dilema midis urės dhe kėshtjellės ėshtė po aq tronditėse sa nė vetė historinė e popullit. Nė formėn mė tė pjekur artistike kjo dilemė shprehet nė romanet "Kėshtjella" dhe "Ura me tri harqe". Nė njė farė mėnyre ato janė vazhdim i njėri--tjetrit.
Ai qė krijoi kėshtjellėn e qendresės nė kushtet e darės sė armiqėsisė nuk mund t'i lejonte vetes tė mbetej pa urė i ndarė dhe i vetmuar nga bota. Kėtė ide Kadare e arriti duke krijuar "Urėn me tri harqe", vėshtruar nė shumicėn e rasteve si njė ēmitizim i legjendės.