Analize. Qėndresa Romanin "Kėshtjella" (1968) Kadare e shkroi nė 500-vjetorin e vdekjes sė Skėnderbeut dhe me tė fitoi ēmimin e parė tė konkursit. Por ngasja pėr kėshtjellėn, nė njė kuptim mė tė gierė, nė veprėn e tij duket mė herėt dhe nuk mbaron me kėtė libėr. Figurativisht simboli i kėshtjellės ėshtė qysh tek "Poemė e blinduar". Njėfarė kėshtjelle ishte padyshim edhe kali i drunjtė i Gent Ruvinės dhe i miqve tė tij tė ngujuar tė novelės "Pėrbindėshi". Njė kėshtjellė gjigante ėshtė piramida nė novelėn "Ndėrtimi i piramidės sė Keopsit". Kulla e ngujimit e Gjorg Brezftoftit nė "Prillin e thyer", bashkė me shumė kulla tė tjera me njė frėngji tė vockėl tė vetė-mbrojtjes prej hakmarrjes, janė kėshtjella tė vogla qė sundonin malėsitė shqiptare. Pallati i Ėndrrave, me seksionet e tij, ėshtė ndėrtuar nė formėn e njė kompleksi kullash tė hekurta.
Vetė laboratori krijues i shkrimtarit, i pėrshkruar me hollėsi nė librin "Ftesė nė studio", ka pjesėt e rezervuara tė saj, qė mbrohen prej daljes nė dritė si nė njė burg tė heshtur. Hauret dhe steretė e shtėpive gjirokastrite nė "Kronikė nė gur", shtėpia etnografike e princit tė Mirditės (Gjomark) tek "Prilli i thyer", vila e frikshme dhe e harruar e ish-ministrit nė prag tė gjyqit tek "Koncert nė fund tė dimrit", kampi i rreptė i tė internuarve tek "Pėrēmimi", baza ushtarake e Vlorės (Pasha-Liman) tek "Dimri i madh", shtėpia me portė (detyrimisht) tė hapur e dijetarit Martin Shkreli nė Prishtinė tek "Krushqit janė tė ngrirė", janė vetėm disa nga variantet e shumtė tė simbolit tė kėshtjellės nė veprėn e Kadaresė.
Prej botimit tė parė (1968), deri tek botimi i fundit (1995); prej "Kėshtjellės" deri tek "Daullet e shiut", pėr tė cilėn shkrimtari ėshtė shprehur se nuk ka pėr tė vėnė dorė mė, ekziston njė ndryshim
i dukshėm jo vetėm artistik (si ėshtė shkruar), por edhe nė pėrmbajtje (ēfarė ėshtė shkruar). Nėse nė botimin e parė romani ėshtė quajtur si njė vepėr e qėndresės historike shqiptare, si njė pėrmendore e heroizmit kombėtar, me njė aludim tė qartė qė mund ta quanim "anti-bllokadė", theksi i sė cilės drejtohej kundėr pushtuesve tė huaj, qė nuk lanė kėrkim pa bėrė pėr t'u ndėrprerė zotėrve tė kėshtjellės "Al-Hisar" edhe ujėsjellėsin; nė botimin e dytė, ndonėse nuk ndryshon asgjė nė evokimin e trimėrisė sė arbėrve tė shekullit tė 15-tė, ndryshon pothuajse rrėnjėsisht ai qė mund ta quanim "mbitekst" apo "lexim i super-pozuar": "Daullet e shiut" nuk ėshtė romani i anti-bllokadės sė imponuar, por denoncim i vetėveēimit (izolimit) tė zgjedhur vullnetarisht.
Sido qė tė jetė vetė simboli i kėshtjellės, nė traditėn letrare shqiptare, i ka bartur historikisht tė dyja mbishtresat kuptimore: ajo ėshtė figurė qėndrese, rrethimi ose ngujimi (izolimi, nė kuptimin modern). |