Shikoni Postime te vecuara
  #5  
Te vjeter 18-12-2003, 19:25
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
AlbShkodra AlbShkodra eshte Jashte Linje
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Poezi

Gjuha Shqipe

Kur nė sulm hodhėn turqit
Hordhitė e pambaruara,
Kėshtjellat e sintaksės
S'i muar, qė s'i muar.

Nė bedena poemash
Popullore mbetėn
Kufoma divanesh e
Kufoma bejtesh.

Kur panė se gjuhės
S'i hodhėn dot prangat,
Lėshuan drejt saj
Gjithfarė merimangash...

Nė pėrēartje ta kthenin
Nė delir nė jerm,
Ishin vite tė rėnda,
Ishin shekuj plot helm.

Tė tė bėnin ty, donin
Shqipėri memece,
Po ja erdhi Naimi,
Si yll mbi ty ecte.

Dorėn e zbehtė
Mbi ballė tė vuri,
Tė tė hiqte zjarrllėkun
Prej tė sėmuri.

Dhe vdisnin pjesėzat,
Thaheshin merimangat,
Ndriste si perlat
Poezia e madhe.

Kjo gjuhė, qė provoi
Akrepėt e shkretėtirės,
Ē'do tė thotė pėrēartje
E di, oh, e di mirė.
E di ē'do tė thotė

Kllapi hermetizėm,
Qoftė e ardhur nga Roma,
Qoftė e ardhur nga Parisi.

Kjo gjuhė martire,
Lehonė e pėrjetshme
Qė lindi mes dhimbjesh
Art tė pavdekshėm.


Nė fillim qe fjala! Zor se mund tė ketė poet me tė vėrtetė tė shquar qė tė mos i ketė kushtuar njė shkrim gjuhės sė tij.Ismail Kadareja ka pasur rastin tė shprehė disa herė vlerėsinłn e tij per gjuhėn shqipe, duke veēuar sidomos karakterin e saj tė dyfishtė, tė pėrzier, si gjuhė me elemente analitike e sintetike njėherėsh, gjė qė i jep asaj mundėsi tė pakufizuara shprehjeje, pasurimi. Nė njė rast, madje. e ka parė atė edhe nė raport me shumė gjuhė tė tjera tė mundshme komunikimi duke pranuar pėr njė ēast hipotezėn e ekzistencės sė qytetėrimeve jashtėtokėsore nė galaktikat e tjera tė universit. Poezia "Gjuha shqipe", e bashkėrenditur me shumė vjersha tė tjera nė vėllimin "Koha", ėshtė kushtimi mė i rėndėsishėm i Kadaresė pėr shqipen. Ėshtė pėr t'u vėnė re se kėtė vjershė ai e krijoi nė kulmin e njohjes e tė lavdisė nė rrethet letrare ndėrkombėtare, atėherė kur kritikėt tanė i kishte zėnė meraku se mos fama e jashtme do ta joshte sė tepėrmi autorin pėr t'i marrė mendtė. "Gjuha shqipe" e prishi traditėn e vjetėr. Ajo nuk ėshtė poezi himn, si kushtimet e poeteve tė mėparshėm Kadareja e sheh gjuhėn si qytetėrim.