Tatjana Isaj Parfumet? I ndėrroj si mbreti gratė Personazh Look
Ajo ėshtė e bukur dhe vitet duket sikur nuk kanė lėnė shenja mbi tė. E quajnė "kėngėtarja e qytetit tė Elbasanit", pasi veprimtarinė e saj artistike e nisi nė kėtė vend. Quhet Tatjana Isaj. Jeton nė Gjermani prej tetė vjetėsh, bashkė me familjen, por ėshtė rikthyer pėr tė marrė pjesė nė festivalin "Kėnga Magjike" dhe pėr tė pėruruar dy albume me kėngė tė lehta dhe kėngė popullore e arbėreshe tė pėrpunuara. Larg Shqipėrisė, megjithatė kėngėn nuk e largoi pėr asnjė ēast nga shpirti. Shumėkush do ta mbajė mend duke kėnduar kėngė pėr partizanėt dhe partinė e asaj kohe. Ndėrsa nė skenat e sotme ajo vjen ndryshe, jo vetėm nė pamje e nė look, por dhe nė mentalitet. Karriera
Mbaroi shkollėn e kantos, pėr mezzosoprano dhe filloi tė kėndojė nė ' 81-in, nė Festivalin e 22-tė tė Radiotelevizionit Shqiptar. Mori pjesė nė festivalet e tjera deri nė tė 30-in. Karriera e saj si kėngėtare mbizotėrohet nga kėngėt baladė, ato tė karakterit epik e dramatik. Albumet
"Nė muzikėn e lehtė unė gjej veten time, aty mund tė them se quhem Tatjana. Edhe pse kam tetė vjet qė s'kėndoj, kam mbledhur materiale dhe jam nė prag tė pėrurimit tė dy albumeve, me 21 kėngė, 11 nga tė cilat i pėrkasin rrymės sė lehtė, ku mbizotėrojnė temat e mentalitetit tė tė rinjve, dashuria mes njėri-tjetrit, asaj qė ndodh dhe asaj qė duhet tė jetė nė tė vėrtetė, njė dashuri e sinqertė, si dhe kėngėt popullore, kryesisht ato arbėreshe, me mallin e emigrantėve", tregon Tatjana. Albumi i parė, quhet "Mos ma pėrgjoni dashurinė", me kompozitor Edmond Rapin, ndėrsa i dyti "Arbėri tė qofshim falė", tekset e kėngėve janė tė ripunuara nga bashkėshorti, Nehat Sabriu, kurse kėngėt janė tė kompozuara nga ajo vetė dhe Naim Gjoshi. Tatjana i pėrket zhanrit tė "chanson-eve", tė kantos. "Megjithatė kėnga arbėreshe mė flet nė shpirt dhe nė vokal. Mundohem tė nxjerr dramatikėn time, shpirtin emocional, mallin, dashurinė e atyre njerėzve qė janė shumė larg dhe qė nuk kanė mundėsi tė shohin atdheun e tyre". Por pėr tė ardhur mė pranė shijeve tė momentit ajo ka zgjedhur njė lloj pėrpunimi mes popullores dhe modernes qė tani, siē thotė edhe vetė "janė bėrė paksa 'hit'." Grimi
"Jetoj nė njė vend ku thjeshtėsia ia ngre njeriut vlerat. Nė Shqipėri, nė ditėt e sotme, pamja ka marrė rėndėsi tjetėr dhe kjo thėnie ka ekzistuar deri dikur si etiketė, ndėrsa atje nė Gjermani vazhdon tė jetė realitet. Pothuaj trukohem shumė rrallė, mė pėlqen kėshtu dhe mbase ngjaj edhe mė e re." Veshja
"Jam pak klasike nė veshje, edhe nėse vesh xhinse. Kėtė mbase ma ka detyruar edhe puna qė bėj si avokate nė firmėn e ndėrtimit tė burrit tim. Ēantat dhe kėpucėt sigurisht mė pėlqen qė t'i kombinoj. Kam njė dhomė me kėpucė, tė cilat numėrohen nė rreth 300, pa e ekzagjeruar. Aksesorėt mė pėlqej t'i zgjedh tė firmave, por ka gjėra shumė tė bukura qė s'janė firmė. Unė jam e sėmurė pas tė shtrenjtave, por nė Gjermani mund tė zgjedhėsh. Artistėt shpesh pėrpiqen tė mbajnė imazhin me anėn e firmave. Unė s'jam e atij mendimi. Unė blej edhe atė qė ėshtė mė pak e shtrenjtė, por qė ėshtė e bukur." Parfumet
"I ndėrroj si mbreti gratė, mund tė hap edhe njė dyqan pa frikė. Parfumi mė jep moral, kur nuk jam zgjuar ende nga gjumi ndonjėherė mė jep disponibilitet nė punė dhe mė bėn tė ndjehem mė e gėzuar. Preferoj firmat, sė fundi Bvglarin, edhe pse ėshtė paksa i shtrenjtė." Sallonet e bukurisė
"U kushtoj pak mė shumė rėndėsi se sa duhet, kjo ėshtė njė nga pikat ku nuk pėrputhemi me bashkėshortin, pasi sipas tij "rrudhat tė japin fisnikėri". Unė nuk mendoj qė jam plakur, aspak, ėshtė shpirti qė tė mban tė gjallė, por femrat duan tė ruajnė pak estetikė. Unė shkoj nė palestėr, luaj nė piano, merrem me gjuhėn gjermane, pra e shfrytėzoj kohėn, bėj njė punė intensive me tė gjithė mundėsitė e mia, nė tė njėjtėn kohė argėtoj vetveten." Bukuria
"Pėr mua rėndėsi ka shpirti, tek njė shpirt jo i sinqertė, bukuria ėshtė zero." Vajza
"Quhet Korozana dhe ėshtė 16 vjeēe. Me vajzėn time tė vetme jam si shoqe, ajo ėshtė edhe si njė motėr pėr mua. Kuptohemi shumė mirė, ėshtė shumė inteligjente, herė pas here mė jep moral, mė pranon ashtu si jam, me tė mirat dhe me tė kėqijat e mia." Bashkėshorti
"E kam mė shumė shok, punojmė bashkė dhe mė imponon tė bėj atė qė kam qejf unė tė bėj. Nė punė ne kemi marrėdhėnie zyrtare, po nė tė njėjtėn kohė jemi edhe shumė tė afėrt pėrsa i pėrket muzikės, ai ėshtė i apasionuar dhe di mė shumė kėngė se unė. Kemi kėnduar nė njė videoklip tė dy kėngėn "Kur mė vjen burri nga stani" dhe nė atė moment jam ndier me tė vėrtetė e lumtur. Ai e sheh tė bukurėn me syrin qė e shoh unė dhe mė pėrkrah pėr ēdo gjė." Vendlindja
" Dy vitet e fundit kam ardhur mė shpesh, pėr tė parė edhe vendlindjen, edhe pėr tė kaluar pushime. Nuk dua tė le pa pėrmendur edhe qytetin e Pėrrenjasit dhe Librazhdin, ku kam kėnduar me shumė pasion dhe kam kaluar vitet e shkollės sė mesme, ato i kujtoj me mall." Pushimet
Preferojmė tė shkojnė larg, nė Marok, Francė, (San Trope), Itali, (Milano), Turqi, Kroaci, nga ėshtė me nėnshtetėsi edhe Nehati, por nuk harrojnė edhe bregdetin jugor shqiptar, nga ku kanė preferuar Dhėrmiun. "Pushojmė ēdo tre muaj dhe meqėnėse Gjermania ėshtė vend i ftohtė, bėjmė gjithmonė pushime verore, edhe nė dimėr."
Emri-Mbiemri: Tatjana Isaj
Datėlindja: ?
Vendlindja: Elbasan
Vendbanimi: Gjermani
Horoskopi: Ujori
Ngjyra e preferuar: E bardha, e kuqja
Kėngėtarėt e preferuar: Tina Turner, Celine Dion
Hobi: Stilon dhe qep disa nga veshjet e saj. |