Borshi, bukuria qė tė josh Nė Borsh njeriu mund tė qėndrojė me kėmbėt nė ujėt e detit, trupin nė rėrėn e plazhit, kokėn nėn hijen e portokalleve. Borshi pėrfaqėson njė amfiteatėr gjigant natyror tė vendosur buzė detit Jon.
Sapo del nė Qafėn e Shėn Thanasit, nė sheshin e Mėlqinės, tė shpaloset papritur njė panoramė e mrekullueshme me detin e pamatė, tė kaltėr nė maksimum deri nė atė blunė e tij gati tė frikshme nė distancė nga bregu. Ky ėshtė Borshi! Parė nga sipėr, tė krijohet pėrshtypja se bashkėjetesa e valėve tė tij me bregun, me rėrėn e plazhit, vazhdon e paqtė, ashtu si gjatė mijėvjeēarėve tė krijimit nga natyra. Nėn kalanė e Sopotit, rrėzė Picakut shfaqet e gjarpėron deri nė det lumi i Borshit me shtratin e tij tė zalltė e tė bardhė.
Borshi ėshtė i dėgjuar nė tėrė Shqipėrinė pėr bukuritė natyrore tė tij. Nė tė gjithė morinė e shpateve tė pjerrėt, tė ashpėr e shkėmborė qė pėrbėjnė tiparin dallues tė rivierės shqiptare, territori i Borshit pėrfaqėson njė ndėrthurrje tė shkėlqyer tė relievit fushor, kodrinor e malor. Prania e formave tė ndryshme tė relievit nė njė distancė tė vogėl nė vijė ajrore lindje-perėndim i jep njė bukuri tė rrallė peizazhit tė Borshit.
Aty formohet njė oaz klimatik, tė cilin nuk e gjen nė asnjė pjesė tjetėr tė viseve bregdetare tė Shqipėrisė, duke qenė kėshtu njė vend i privilegjuar nga natyra. Pozicioni gjeografik i Borshit, i vendosur nė mes tė bregdetit tė Jonit, lejon qė ai tė arrihet njėsoj nga tė dy ekstremet e Rivierės shqiptare, duke bėrė qė me mundėsi minimale tė realizohen nga turistėt vizitat e vendeve dhe pikave historike tė zonės.
Turizmi nė Borsh, thjesht familjar
Tė shkruash pėr turizmin nė Shqipėri provon njėherėsh dy ndjesi. Njėra ėshtė adhurimi dhe magjepsja ndaj asaj qė i ka falur natyra vendit tonė tė vogėl e tė varfėr dhe tjetra ėshtė keqardhja e mospromovimit tė kėtyre bukurive e mos shfrytėzimit tė tyre nė dobi tė njeriut dhe nė rastin mė tė keq, e shkatėrrimit tė tyre pėr pėrfitime vetjake.
Turizmi nė pėrgjithėsi nė Shqipėri bazohet nė iniciativėn private tė familjeve qė aplikojnė turizmin familjar, por tė cilave u mungon vizioni ndoshta dhe mundėsia pėr njė marketing tė atyre ēka ofrojnė. Hotelet e dikurshme ndėrkohė kanė njė rimėkėmbje dhe vazhdojnė tė funksionojnė, pėr shkak tė emrit tė dikurshėm, ndoshta jo me kapacitet tė plotė, ndėrsa hotele tė vogla tė reja janė nė pėrpjekjet e tyre tė para pėr tu promovuar. Nė kėto kushte tė mungesės sė strategjisė dhe informacionit tė plotė mbi turizmin, ka mundur tė zhvillohet mė shumė vetėm turizmi familjar, por problem mbetet forcimi kategorizimi dhe pėrfshirja nė organizmat kombėtarė, rehabilitimi dhe pėrshtatja sipas kategorive.
Aktualisht nė Borsh, edhe pse shtrihet nė rajonin e pėrfshirė nė hartėn e agjencive turistike detare tė Korfuzit, turizmi ėshtė mė shumė njė potencial se sa njė vlerė reale. Kėshtu nė vend tė komoditetit dhe standardit tė lartė tė shėrbimit turistik, aty do tė gjesh njė mikpritje tė pashoqe, bujari qė tė bėn tė ndihesh si nė shtėpi dhe gatishmėri pėr tė tė shėrbyer.
Nėse nisesh pėr tė kaluar disa ditė nė Borsh, nuk ėshtė e nevojshme tė shfletosh asgjė, pėr faktin e thjeshtė se informacioni mbi hotelet dhe resurset me adresat pėrkatėse nuk ekzistojnė dhe nė fakt nuk ka hotele tė mirėfillta tė regjistruara. Vendin e tyre e zėnė vila private 2-3 katėshe e ndėrtime tė vogla intime, me kapacitet tė vogėl e tė pėrshtatshme pėr njė turizėm elitar. Borshi, vendi i sopotarėve trima e tė ditur
Shekujt e mbuluan me pluhurin e harresės emrin e qytetit. Por shkrimtarėt e historianėt e lashtė skishin si ta linin pa pėrmendur qytetin bregdetar. Midis Orikut dhe Onhezmit (Saranda) ato bėjnė fjalė vetėm pėr njė qytet, Panormusin. Rrėnoja tė ndonjė qyteti tjetėr nuk ka.
Historia e Borshit dhe e borshiotėve ėshtė e lidhur pazgjidhshmėrisht me historinė e Sopotit, nė themelet e tė cilit jeta ka evoluar nė formėn e njė qyteti tė vjetėr antik, tė rrethuar me mure, qė nėn peshėn e shekujve janė kthyer nė rrėnoja, mbi tė cilat filluan tė hidhen themelet e Kalasė sė Sopotit rreth shek IV p.e.s. Kalaja e Sopotit kishte njė pozitė gjeografike tepėr tė favorshme pėr zhvillim. Ajo ndodhej nė kryqėzimin e rrugėve qė fillonin njėra nga Dyrrahu nė Foinike (Finiq) e Nikopol (Artė) mbi malet Akrokeraune (Llogara). Kalaja nuk i shpėtoi djegies, plaēkitjes dhe rrėnimit nga legjionet e konsullit romak Paolo Emili nė vitin 167 p.e.s.
Nė perandorinė e Bizantit, perandori Justinian e vuri atė nė listėn e fortifikimeve nė vitet 527-565. Ndėrsa nė vitin 1458 na shfaqet nėn Despotatin e Epirit me emrin Arhonteja e Sopotit (Arcontea Sopotu) dhe nė vitin 1266, Sopoti gjendet nė pushtetin e Karlit I tė Azhuinėve francezė e mė pas nė duart e kalorėsve gjermanė e mė vonė pėr shumė kohė nėn Republikėn e Venedikut.
Nė 1431 nė regjistrin otoman figuron si nahija e Sopotit, ku pėrfshihej Kudhėsi, Piluri, Lukova dhe lugina e Borshit deri nė kufi me ****eleshin. Mė pas, nė luftrat shqiptaro-turke, kalaja binte herė nė duart e njėrės palė herė nė duart e tjetrės derisa nė 1492 u bė pėrfundimisht pronė e sulltan Bajazitit. Nė 1571, pas shtypjes sė kryengritjes sė Bregut, vendasit e hodhėn nė erė me municion sė bashku me kalanė. Kėtė vit Borshi nė regjistrimin e ri osman figuron me 80 shtėpi. Nė 1679 Bedo Zeneli u vu nė krye tė fshatit pėr meremetimin e kalasė dhe vendbanimeve dhe mė pas i biri e lidhi kalanė me pashallėkun e Janinės. Nė vitet 1845-1865, falė emigracionit ushtarak, fshati u zhvillua shumė, nga jashtė vinte mall e pasuri, bėheshin ndėrtime madje dhe hane ku bujtnin falas nevojtarėt, tė vobektit dhe rrugėtarėt.
Vitet e socializmit u shoqėruan me reformėn agrare nė vitin 1957, tė cilat pas rėnies sė komunizmit u shpėrbėnė nė mėnyrėn mė tė gabuar nė vitet 1990. Periudha 97-00 ėshtė njė nga mė tė errėtat pėr Borshin, pėr dėmet nė fushėn ekonomike, sociale, demografike e tė mjedisit.
Si mund tė shkohet atje?
Borshi i ka mundėsitė dhe perspektivėn pėr tė potėsuar tė tre mėnyrat e transportit, tokėsor, detar dhe ajror, nė distancė tė afėrt, edhe pse cilėsia dhe niveli i tyre sot lėnė pėr tė dėshiruar. Ato qė mund tė shfrytėzohen mė shumė janė rrugėt automobilistike nga Saranda (38 km) dhe Vlora (96 km).
Me perspektivė ėshtė edhe transporti detar me anė tė terminaleve tė vogla portuale nė Porto Palermo (4 km), Himarė (12 km), Vlorė (70 km). Nė tė ardhmen do tė vihet nė efiēencė aerodromi i Vrionit, 30 km larg Borshit, rreth 10 ha, i mjaftueshėm pėr aviona ēarter dhe turistikė si dhe pėr helikopterė. Kjo do tė bėjė tė mundur lidhjen e Borshit me basenin mė tė fuqishėm turistik nė botė, pellgun e Mesdheut. Kėshtjella e Sopotit, mesazh i botės sė lashtė
Teknika dhe ndėrtimi i mureve si dhe qeramika me vėrnik tė zi e datojnė kalanė e Borshit nė shek IV-III para erės sonė. Rreth 2400 vjet mė parė nisi dhe nuk pushoi pėr muaj tė tėrė zhurma e vareve tė rėnda, qė godisnin daltat e hekurta qė shkėputnin prej malit bl**** tė mėdhenj tė rėndė sa njė kamion. Sipėrfaqja e rrethuar arrin nė 5 hektarė (50 000 m2), e mjaftueshme pėr tu quajtur qytet.
Jeta lindi aty nė shek IV-III. Iliria nė atė kohė mbulohej nga njė rrjet i dendur qytetesh, dhe nuk mund tė mos lindte edhe kėtu njė i tillė, sepse klima ishte e butė, toka pjellore, ujėra tė shumta burimesh dhe kryqėzim rrugėsh. Kalaja pėrmendet nė shumė libra historianėsh bizantinė, dijetarėsh venecianė, por edhe nė regjistra fiskalė turq. Ajo ka njė histori shumė interesante, ėshtė djegur e shkatėrruar dhe ėshtė ringritur nga dheu, si simbol i qėndresės sė shqiptarėve dhe dėshirės pėr ringjallje.
Kalaja e Badhrės, vendbanim 3400 -vjeēar
Nė tė majtė tė rugės automobilistike Piqeras- Borsh, mbi njė kodėr jo fort tė lartė, gjendet kalaja prehistorike e Badhrės, nė rrėnojat e sė cilės ruhen gjurmėt e njė vendbanimi 3400- vjeēar. Nė pjesėn mė tė ngritur tė kodrės gjenden muret e kalasė me gurė tė papunuar njėri mbi tjetrin me gjerėsi 2-2.20 m, kurse lartėsia nė pjesėn mė tė ruajtur arrin 1m.
Kalaja e Badhrės si nga teknika e ndėrtimit tė mureve ashtu edhe nga materiali arkeologjik, paraqet njė nga fazat mė tė hershme tė ndėrtimit tė vendbanimeve tė fortifikuara, tė detajuara nė epokėn e bronxit nė vendin tonė duke hedhur kėshtu dritė mbi organizimin fisnor patriarkal tė shoqėrisė ilire, nė mijėvjeēarin e dytė para erės sonė. Shėrbime tė ndryshme
Shėrbimet tregtare plotėsohen me anė tė disa dyqaneve tė tipit minimarket tė mbledhura nė qendėr tė fshtatit dhe tė tjera tė shpėrndara nėpėr lagje, duke plotėsuar kėrkesat e tregut. Shėrbimi telefonik mbulohet nga filiali i Sarandės me anė tė njė centrali automatik, por shumė e pėrhapur ėshtė edhe telefonia celulare. Ekziston edhe spitali nė njė ndėrtesė tė mjaftueshme pėr njė shėrbim cilėsor.
Gjenden disa bar-restorante tė kėndshme me kuzhinė tė pasur, ku gatimi tradicional shqiptar ndėrthuret me kuzhinėn greke dhe italiane. Ushqimet janė tė freskėta dhe tė prodhuara nga vendasit si agrumet, ullinjtė, perimet e frutat. Peshku dhe frutat e detit janė gjithashtu tė preferuera, tepėr tė shijshme dhe tė sapozėna nga peshkatarėt borshiotė.
Nėse dėshironi pushime absolutisht tė qeta, tė preheni nė gjirin e natyrės tė ushqeheni me frutat e saj, larg zhurmės e pluhurit tė qyteteve, ku veshi tė dėgjojė vetėm dallgėt e detit dhe fėshfėrimėn e gjetheve tė pemėve aty pranė, nėse do ti shpėtoni rutinės pėr pak vetmi, Borshi do tė ishte njė zgjidhje e shkėlqyer. 180 ditė banjo dielli
Pėr Borshin tempetura e ujit 18 gradė dhe e ajrit 20 gradė si temperatura komforte pėr banjo vendosen nė mėnyrė tė qėndrueshme qė nė dekadėn e parė tė majit deri nė dekadėn e parė tė nėntorit pėr ujin, dhe dekadėn e parė tė tetorit pėr ajrin. Banjot e ujit arrijnė deri nė 180 ditė, kur Mesdheu i ka 150 ditė. Kripshmėria e ujit ndryshon midis 39-40 pėr mijė nė varėsi tė stinės. Ka ujėra alkaline me fortėsi ph. 8.08-8.40 me pastėrti tė madhe, tejdukshmėri tė mirė, tė pandotur akoma me sasi oksigjeni brenda normave 8-9mg/l pa aromė e shije anėsore. Borshi. |