Tema: Arkeologjia
Shikoni Postime te vecuara
  #14  
Te vjeter 09-12-2003, 13:33
Minifotoja e anetarit just_me
just_me just_me eshte Jashte Linje
Veteran/e
 
Reg: 28-10-03
Lokalizimi: rimini
Postime: 353
Kryesore

Ugolini, italiani qė vdiq duke gėrmuar nė Butrint

Butrinti u injorua deri nė vitin 1920, kur misioni italian me nė krye Luixhi Ugolinin mbėrriti nė Shqipėri. Nė vitin 1924 Ugolini zgjodhi majėn e kodrės ilire, Foinik, 20 milje nė veri tė Butrintit, pėr fushatėn e tij tė parė. Por kjo ishte mė pak premtuese nga ē’e priste Ugolini, kėshtu nė vitin 1928, me shpresėn e zbulimit arkeologjik tė kohės sė Eneas, e cila lidhej direkt me qėllimet propagandistike tė Romės, ai filloi punėn nė Butrint. Nė atė kohė Butrinti ishte njė kodėr nė njė peizazh shkretėtire. Brenda tre muajve Ugolini kishte zbuluar zgjatime tė mėdha tė mureve tė poligoneve grekė rreth qytetit si dhe porta tė mėdha dhe tepėr fine.
Gėrmimi mė i madh megjithatė ishte nė faqen lindore tė kodrės, ku ai zbuloi teatrin. Teatri i shekullit tė IV, me ndenjėset e spektatorėve tė ruajtura mirė dhe me skenėn, pėrbėnin njė sensacion sidomos kur u pasuan nga zbulimi i statujave, zotave tė Butrintit dhe nga njė kokė e Apollos.
Duke punuar me ritme tė shpejta, Ugolini gėrmoi dhe nxorri nė pah Tempullin e Asclepulus-it pas teatrit, njė bllok banjash romake pėrballė tij, pjesė e njė pallati tė hershėm bizantin; pėrbri kanalit Vivari njė vend pagėzimi i ruajtur mirė dhe kjo e bizantit tė hershėm, e cila kishte njė dysheme mozaik tė shekullit tė V dhe shumė monumente tė tjera. Ugolini punoi me pasion deri sa vdiq nė vitin 1936 nga malarja.
__________________
love & peace
Pergjigjuni me Citim