Qyteti antik i Butrintit,
njė udhėtim nė historinė e lashtė
Askush nuk mund ti shpėtojė magjepsjes nga bukuria dhe qetėsia e kėtij vendi, ku rrethimet natyrore plotėsojnė aq bukur rrėnojat antike.
Butrinti, ose me emrin e lashtė Buthrotum, shtrihet nė jugperėndim tė Shqipėrisė, 20 km nė jug tė portit modern tė Sarandės. Pozicioni i tij ėshtė spektakolar: Qyteti i lashtė okupon pjesėn kryesore tė kodrės qė lagej nga kanali Vivari, njė rrugė e ngushtė ujore qė sot lidh Korfuzin, 4 km nė perėndim tė Butrintit, me liqenin e brendshėm me ujė tė kripur. Rrėzė njė pllaje nė jug tė kanalit shtrihet njė tokė djerrė e tharė nga ujėrat qė ndan Butrintin nga njė sėrė malesh, tė cilat shtrihen pėrgjatė kufirit jugor shqiptaro-grek.
Riviera ėshtė pa dyshim njė nga zonat mė tė bukura dhe mė tė paprekura tė tė gjithė Shqipėrisė. Brigjet e Adriatikut dhe Jonit kanė njė bukuri shokuese. Palmat dhe pemėt me ullinj dominojnė peisazhin duke i dhuruar njė bukuri karakteristike mesdhetare. Panorama e detit, varieteti i florės, i favorizuar nga klima e butė, e bėn Sarandėn njė qendėr tė preferuar pėr pushime dhe rikrijim dhe njė qytet tė rėndėsishėm turistik. Turistėt nga Korfuzi zbarkojnė kėtu me tragete. Ka njė linjė tė pėrditshme autobuzash nga Saranda nė Butrinit. Nė vitin 2000 Butrinti priti mėse 30 mijė vizitorė tė huaj. Qyteti antik, ėshtė padyshim njė nga bukuritė mė me vlerė tė rivierės shqiptare dhe njė nga destinacionet mė tė rrahura, jo vetėm nga turistė tė huaj, por edhe nga vetė shqiptarėt. Historia, gėrshetohet kėtu me artin antik dhe rrethohet nga njė bukuri e mahnitshme mesdhetare, duke zėnė njė vend tė rėndėsishėm nė kujtimet e atyre qė e kanė shijuar nga afėr dhe nė ėndrrat e atyre qė kanė dėgjuar tė flitet pėr tė.
__________________ love & peace |