Shikoni Postime te vecuara
  #8  
Te vjeter 06-08-2003, 22:20
Minifotoja e anetarit Administratori
Administratori Administratori eshte Jashte Linje
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,032
Faqe ne Ditar: 2
Qipro, turizmi i zbavitjes 24 orė non stop

100.000 banorė
Grupet etnike: grekėt 79%, turqit 18%, armenėt 3%
Mali kryesor: Olympos 1953m
Lumi kryesor: Pedias 100 km
Liqeni kryesor: Bacino di Kouklia
Ishulli kryesor: Qipro 9253 km katrore
Klima : Mesdhetare
Gjuhėt : greke, turke
Besimet fetare: ortodoksė 77%, muslimanė 18%
Monedha: Stėrlina qipriote dhe Lira turke

Qipro ėshtė njė ishull me bukuri natyrore tė pakrahasueshme. Ndodhet mes ujrave blu tė Mesdheut oriental rreth 70 km nga brigjet turke, 100 km nga Siria dhe rreth 500 km nga Egjipti. Mitologjia tregon qė pikėrisht kėtu lindi Afėrdita, perėndesha e dashurisė.

Perėndimi mbi det
Po tė niseni pasdite vonė nga porti i vogėl i Agia Napa pėr tė lundruar gjatė bregut tė Capo Greko keni mundėsinė qė tė bėni njė banjė nė njė nga perėndimet mė piktoreske dhe romantike tė bregdetit. Mirėsjellja dhe ndjenja e mikėpritrjes sė popullsisė sė kėtij ishulli, bukuritė natyrore tė ruajtura tė virgjėra, hapėsira tė mėdha, kilometra tė tėra brigjesh shkėmbore dhe ranore me njė klimė tė qėndrueshme pėrgjatė gjithė vitit, e bėjnė Qipron njė nga vendet mė tė vizituara tė Mesdheut. Sidomos nė Qipron e Veriut tė duket sikur koha ka ndaluar dhe pėrkrah kohės duket sikur ka ndaluar dhe popullsia: plazhe tė virgjėr mrekullisht tė artė qė tė futin nė rrjedhėn e njė tė shkuarė romatike dhe misterioze. Mijėra vite histori, mijėra hotele dhe lokale. Gjurmė tė tė gjitha qytetėrimeve dhe njė natyrė e jashtėzakonshme.
Ishulli ka 10 mijė vjet histori dhe tė gjitha kėto vite duken nė pamjen e tij. Provat mė tė lashta tė banimit tė kėtij ishulli nga njerėzit shkojnė deri 8 mijė vjet para krishtit dhe janė banesat e rrumbullakta nė gurin Choirokoitia. Pėr ta shndėrruar Qipron nė njė muze tė vėrtetė natyror gjatė rrjedhės sė viteve, kanė ndikuar grekėt, fenikėt, persianėt, romanėt, arabėt, venecianėt dhe anglezėt.

Ēdokush ka lėnė njė gjurmė nė arkitekturė ashtu si dhe nė gjuhė apo gatim dhe kjo pėrzierje ndikimesh i ka dhuruar Qipros njė identitet kulturor shumė tė fortė. Pamja e Qipros ka ndryshuar shumė gjatė 30 viteve tė fundit. Nė 1974 pjesa veriore e Qipros u mor nga ushtria turke dhe u krijua njė divizion. Tė paktėn 200 mijė persona u detyruan qė tė braktisin banimet e tyre. Ja pėrse nė kohėt e mėparshme disa zona kanė patur njė zhvillim turistik tė jashtėzakonshėm deri aty sa kanė arritur qė tė bėhen njė rrezik pėr zonat e tjera. Disa mbrėmje The Square, sheshi mitik i qytetit qė mban gjallė jetėn e natės nė ishull, ėshtė kaq i mbushur me njerėz sa ėshtė e pamundur qė tė kalosh nga njėra anė nė tjetrėn. Turistėt vijnė nga e gjithė Evropa sidomos nga Britania e Madhe, Gjermania dhe Zvicra. Mbajnė veshje tė ērregullta, pijnė litra tė tėra birrė, pas saj ndonjė tabletė dhe vazhdojnė tė bėjnė rrėmujė gjersa tė gdhihet. Nė dy-tre vitet e fundit ky ishull ėshtė shndėrruar nė njė fenomen tė vėrtetė. Klubet mė tė njohura tė Londrės gjatė verės transferohen aty. BBC nga qershori deri nė gusht transmeton nga Agia Napa njė nga programet e saj radiofionike mė tė ndjekura, ndėrsa MTV organizon festa tė mėdha nė plazh


Ku mund tė ushqehesh nė Qipro?
Ja disa nga restorantet e kėtij vendi:

Taverna Napa
Njė tavernė e mrekullueshme me taracė ku mund tė shijohen gatimet tipike tė kuzhinės qipriote. Atmosfera ėshtė romatike dhe familjare.

Vassoi
Gjendet afėr portit dhe ėshtė njė tavernė e specializuar nė gatimet e peshkut tė freskėt, por menuja pėrmban dhe gatime tė mishit dhe sallatave.
Restorante tė tjera janė: Porta, Markos, To Vrysi, Spondas, Apothiki, Akamas Fish Taver, Sanouto Tavern, Kalemies etj.

Sigurisht qė pėr tė kaluar pushime sa mė tė mira duhet dhe njė vend sa mė i pėrshtatshėm pėr tė fjetur. Ja disa nga hotelet ku mund tė qėndroni gjatė pushimeve tuaja nė Qipro:

Grecian Park Hotel
Hotel me pesė yje i vendosur pranė detit pak minuta larg nga Agia Napa. Janė tė shumta shėrbimet qė ofron ky hotel. Ēmimi pėr njė dhomė ēift fillon nga 80 stėrlina qipriote.

Adams Beach
Ėshtė njė hotel me katėr yje por ėshtė njėlloj sikur tė kishte pesė. Ai ka 310 dhoma dhe ēmimi pėr njė dhomė dopio fillon nga 80 stėrlinat qipriote.

Cyprus Villages
Ėshtė njė ide e mirė pėr pushime paksa ndryshe. Cyprus Village ofron 10 mundėsi tė ndryshme pėr tė zgjedhur strehimin tuaj nė lokalitete tė ndryshme.
Janė dhe mjaft hotele tė tjerė ku mund tė pushoni si: Nissi Beach, Annabelle, Hellas, Anassa, Natura Beach, Four Seasons, Paphos Amathus Beach, Curium Palace.

Jeta e natės nė Qipro

Bedrock Inn
Njė bar sureal i dominuar nga shiprti i adoleshencės, gati njė park argėtimi qė ndodhet pothuajse nė gjysmė tė rrugės midis Jurassik Park dhe Flintstones. Ndodhet benda njė veze gjigane dinosauri. Bari fton rregullisht Dj tė njė niveli ndėrkombėtar.

Marinellas
Ėshtė njė bar me dy kate. Vendi me ideal ku mund tė marrėsh vesh gjithēka qė ndodh nė qytet, tė shijosh njė pije dhe tė dėgjosh Dj mė tė njohur anglezė.
Bare tė tjera janė: Napa Dreams, Memphis, Kashmir, Kahlua, Black &White, Titanic etj.
Dėshironi tė keni njė kujtim nga pushimet tuaja qipriote? Ja disa nga dyqanet ku mund tė blini diēka:

Planet Sound and Vision
Ėshtė njė dyqan me disqe shumė i furnizuar. Aty mund tė gjesh tė gjitha tė rejat muzikore nga Anglia dhe muzikėn mė tė zgjedhur me tė cilėn krenohen grekėt.

Mukta
Ėshtė njė dyqan veshjesh dhe aksesorėsh etnikė, suvenirėsh dhe CD. Gjithashtu ėshtė dhe njė bar ku mund tė shijosh llojin e kafesė qipriote.

Christakis Themistocleus
Nė qoftė se dėshironi njė veshje tradicionale qipriote qė tė jetė pėr masėn tuaj mund tė zgjidhni copėn qė dėshironi dhe brenda 3-4 ditėve veshja juaj ėshtė gati.


Vende pėr t’u vizituar:

Larnaka
Ky qytet i vogėl me 60 mijė banorė ėshtė porta kryesore pėr tė hyrė nė Qipro. Vitet e fundit ėshtė zhvilluar me shpejtėsi nė drejtimin turistik i cili ka ndikuar dhe nė njė urbanizim kaotik tė zonės. Sidoqoftė meritojnė tė shikohen kisha e Agio Lazaros (legjenda thotė se Shėn Lazari e kaloi kėtu jetėn e tij tė dytė pasi u dėbua nga Jezusi). Pėrgjatė vijės bregdetare ėshtė muzeu i Fondacionit Pierides i cili ka mjaft objekte nga periudha neolitike dhe ajo romane.

Agia Napa
Ky vend ėshtė pak Rimini dhe pak Ibiza qipriote. Nuk ka shumė gjėra pėr tė parė por ėshtė njė qendėr e mirėorganizuar qė i ofron turistėve tė saj ēdo lloj argėtimi. Por mjafton tė spostohesh vetėm pak kilometra nga aty dhe mund tė hasėsh pamje interesante dhe fshatėra autentikė.

Kėshtjella e Kolosėve
14 kilometra nė lindje tė Lemesos nė rrugėn pėr nė Pafos ėshtė kjo kėshtjellė ushtarake e ndėrtuar fillimisht nė shekullin e XIII dhe e rindėrtuar nė formėn e saj aktuale dy shekuj mė vonė. Ka qenė njė vend strehimi pėr kavalierėt qė ktheheshin nga kryqėsimet e fundit nė Tokėn e Shenjtė. Nga bedenat e saj shikohet njė pamje e mrekullueshme. Kėshtjella qėndron e hapur ēdo ditė nga ora 9-19.30

Pafos
Ėshtė mė interesantja midis lokaliteteve turistike qipriote, dhe ėshtė pėrfshirė nė pasuritė botėrore tė UNESKO-s. Rrėnjėt e saj gjendet para mijėra vitesh dhe kudo dėshmohet historia e saj e lavdishme. Ajo ka mozaikė tė shumtė tė ruajtur mrekullisht. Pėr t’u vizituar janė dhe varret mbretėrore, kėshtjella bizantine, kisha Panagia Chrysopoliytissa dhe muzetė e ndryshėm arkeologjikė bizantinė dhe etnografikė.
Pergjigjuni me Citim