Shikoni Postime te vecuara
  #3  
Te vjeter 06-08-2003, 22:13
Minifotoja e anetarit Administratori
Administratori Administratori eshte Jashte Linje
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,058
Faqe ne Ditar: 2
Saranda, perla e Jonit

Saranda, perla e Jonit

Ėshtė qyteti mė i bukur bregdetar nė Shqipėri. Duket sikur vetė Zoti e ka krijuar kėtė vend me penelin e tij. Njė sipėrfaqe shumė e vogėl ku gjenden kaq shumė monumente kulturore, historike dhe natyrore. I shtrirė mes blusė sė detit, me njė breg krejtėsisht shkėmbor, rrethohet nga njė ujė i pastėr, i thellė dhe nga njė gjelbėrim i jashtėzakonshėm. Sė bashku me Vlorėn deri nė qafėn e Llogarasė, bregdeti i Jonit ėshtė 137 km dhe thellėsia e detit ėshtė 200 metra. Ėshtė qyteti mė i preferuar nė Shqipėri si nga turistėt vendas dhe nga ato tė huaj. Sot me pėrkujdesjen e qytetarėve ky qytet jeton kryesisht me turizėm, i cili nuk zhvillohet vetėm gjatė muajve tė nxehtė tė verės, por gjatė gjithė vitit. Karakteristikė e klimės sė Sarandės ėshtė njė harmonizim i mrekullueshėm mes tė nxehtit dhe freskut tė erės sė detit qė asnjėherė nuk ta lejon ta pėrjetosh tragjikisht zhegun e vapės. Temperatura nė Sarandė nė verė ėshtė 30 gradė celsius dhe ka mbi 260 ditė diell nė vit. Ėshtė stinė e lagėsht dhe me shumė jod. Ėshtė shumė e kėshillueshme pėr njėrėzit qė kanė nevojė pėr jod ndėrkohė qė ato qė vuajnė nga reumatizmat e kanė pak problem klimėn e lagėsht.

Sot nė Sarandė ka mbi 30 mijė banorė, njė popullsi e cila shtohet shumė nė muajt e verės, nga fluksi i madh i turistėve bėhet dy ose tre herė mė i madh. Vendasit, sarandiotėt kanė njė natyrė me tė vėrtetė europiane, ato janė pak a shumė natyra indiferente nė lidhje me mentalitetet, dhe krejtėsisht tė sjellshėm me turistėt dhe tė huajt. Mikpritja ėshtė karakteristike nė ēdo vend, pėr tė mos u ndjerė asnjėherė i huaj nė kėtė qytet. Prej kohėsh sarandiotėt veshjen e tyre karakteristike kanė pantallonat e shkurtra, kanotieren dhe tė folurėn me pak dialekt minoritar. Fakti qė popullsia ėshtė e pėrzier ka krijuar mė shumė harmoni mes njerėzve dhe oportunitet. Saranda ėshtė njė vend i qetė, pa skandale, njė qytet qė ruan karakteristikat e tij me fanatizėm, njė qytet qė lashtėsinė e tij e ka ngritur nė piedestal me monumente tė shkėlqyera. Sigurisht qė problemet e infrastrukturės rrugore janė akoma pėr tu zgjidhur, por biznesi vendas ka nisur me inisiativėn e tij tė pėrmirėsojė diēka. Gjithashtu problemet e ujit dhe tė dritave janė pėrmirėsuar shumė dhe nuk janė pengesė pėr pushuesit gjatė kohės sė verės. Ajo qė ndoshta ēalon pak ėshtė rruga pėr tė vajtur deri nė Sarandė, por shpejt ajo harrohet pėrpara mrekullisė sė kėtij vendi tė virgjėr tė natyrės shqiptare.

Ushqimi karakteristik nė Sarandė duke qenė njė vend peshku janė karakalecat me vezė. (Lyhen karkalecat me vezė tė rrahur dhe skuqen. Mė pas sipėr tyre hidhet pak majonezė.) Ėshtė ushqim i veēantė qė nuk shijohet nė asnjė vend tjetėr tė botės.
Njė ushqim tjetėr karakteristik janė kocat, tė cilat tė pjekura nė zgarė shoqėrohen me verėn e kuqe tė Delvinės. Pėrveē detit, natyrės, ushqimit, nė Sarandė turisti ushqehet dhe me vlera tė vėrteta kulturore. Dihet qė Butrinti ėshtė njė nga vendet mė tė bukura arkeologjike pranė Sarandės. Njėkohėsisht pranė saj gjendet Syri i Kaltėr, Manastiri nė Mesopotam njė manastir qė i pėrket viteve 1400 me njė arkitekturė shumė tė veēantė. Mund tė vizitohet dhe Shėn Vasili, ku gjendet njė kishė e vjetėr ndėrtuar nė 1600 me tiparet e njė kishe katolike nė njė vend krejtėsisht ortodoks.

Qyteti i vjetėr i Sarandės quhej Pornest, ka qenė njė vend prej 10 ha, i rrethuar me mure tė lartė, i krijuar nė vitet 700-800 dhe nė trekėndėshin e saj ka patur kulla shumė tė larta. Hyrjen e ka patur nė anėn perėndimore tė qytetit. Saranda si qytet para pushtimit grek ka patur kryeqendrėn nė kalanė e Lėkursit. Mė pas ajo u shkatėrrua dhe qyteti u shtri aty ku ndodhet sot. Nė klimėn mesdhetare qė e pėrshkon Sarandėn bima karakteristike ėshtė bukovilja, njė bimė kacavjerrėse qė lulėzon gjatė gjithė vitit dhe nuk rritet nė asnjė vend tjetėr. Atė e gjen tė ēelur nė ēdo oborr dhe gati nė tė gjitha parqet e hoteleve dhe tė rrugėve. Gjithashtu karakteristikė janė edhe Fiqtė e detit. Nė Sarandė ēdo strukturė ėshtė e ndėrtuar nė mėnyrė qė pushuesi ta ndjejė veten shumė mirė. Pjesa mė e madhe e hoteleve ėshtė e pajisur me tė gjitha komoditetet duke futur kėtu dhe lodrat pėr fėmijė. Restorante, pube, Self service, piceri, disko, videogames, lojėra fati, poker, pista vallėzimi ku kėrcehet muzikė e lehtė, njė jetė qė mund ta shijosh nė pushimet e tua, 24 orė pa pushim. Disa hotele tė ndėrtuara kohėt e fundit kanė dhe pishina tė mbushura me ujė tė kripur, me ujė deti.

Nėnuji ėshtė i pasur me florė detare, dhe tė gjithė ato qė janė tė apasionuar ndaj sporteve tė ujit mund ta ushtrojnė atė.
Nė Sarandė ushtrohet shumė dhe turizmi familjar, me shtėpi qė jepen me qira. Zakonisht nė korrik dhe nė gusht shtėpitė jepen me qera 3000 lekė tė reja. Ndėrkohė qė nė shtator ēmimet bien goxha dhe koha ėshtė shumė e bukur
Brenda nė qytet tė gjitha lokalet dhe dyqanet janė tė niveleve europiane. Ndėrkohė mund tė vizitohen dhe muzeu arkeologjik nė qendėr tė qytetit. Pushuesit mund tė furnizohen me libra nėpėr libraritė e qytetit, ndėrkohė qė mund tė frekuentojnė dhe Bibliotekėn e qytetit, tė rinovuar nėn kujdesin e bashkisė sė Sarandės. Turistėt mund tė kėrkojnė dhe guida pėr kalimin e pushimeve tė tyre ose t’i drejtohen dhe agjensisė turistike Albtorus D, me filialin e tij nė Sarandė me zotin Ramiz Kasaj.


Janar, shkurt Saranda frekuentohet nga pushuesit dimėrorė dhe temperatura ėshtė 16-18 gradė celsius.
Hotelet normale e kanė ēmimin 3000-3500 lekė tė reja duke siguruar dhe mėngjesin. Nė Sarandė secili turist mund ta gjejė komoditetin e tij sipas xhepit, ka hotele nga njė yll deri tek 5 yje qė ėshtė hoteli i Butrintit. Hoteli i Butrintit 13000 lekė njė natė, ndėrkohė qė suita shkon deri tek 500 Euro nata. Ėshtė hotel me pesė yje, i quajtur njė nga hotelet mė luksoze tė Ballkanit. Pika tė tjera turistike qė mund tė shkohet pėrreth janė Borshi, Gėrneci, Ksamili, ndėrkohė qė ėshtė hapur dhe njė vend tjetėr qė quhet Pema e Thatė, njė vend i mbushur me rėrė tipike si ajo e Durrėsit, njė rėrė e bardhė si sheqer. Nisja pėr kėtu bėhet me anije nė tetė tė mėngjesit dhe kthimi nė orėn 18. Ēmimi 500 lekė pėr person.
Pergjigjuni me Citim