Deportivo pėr kualifikim, AEK-u pėr krenari
Deportivo po pret me padurim tė fshijė nga kujtesa humbjen e turpshme 8-3 ndaj Monakos, por trajneri Havier Irureta nuk do ta ketė tė lehtė tė mbledhė bashkė 11 lojtarė, pasi ėshtė nė pritje tė lajmeve nė lidhje shumė lojtarė tė dėmtuar. Sulmuesi Diego Tristan dhe mbrojtėsi i qendrės Nuredin Najbet pothuaj janė pėrjashtuar nga ndeshja e sotme, sepse kanė pėsuar dėmtime. Nė mungesė tė Tristanit, sulmin e Deportivos do ta udhėheqė sulmuesi uruguajan i qendrės Valter Pandiani, ndėrsa Najbeti do tė zėvendėsohet nga mbrojtėsi i skuadrės pėrfaqėsuese spanjolle, Sezar. Por mė shqetėsuese pėr Iruretėn ėshtė mungesa e mesfushorit frymėzues Mauro Silva, i cili u dėmtua tė shtunėn ndaj Real Betisit. Nėse braziliani nuk arrin tė rikuperohet nė kohė, nė vend tė tij pritet tė debutojė Aldo Dusher.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |