Shikoni Postime te vecuara
  #2  
Te vjeter 24-11-2003, 17:18
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
AlbShkodra AlbShkodra eshte Jashte Linje
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

TOM KRUIZ

Tom Kruiz, heroi i sushit western

Ka vene dhjete kilograme muskuj duke u stervitur me katanen, shpaten e vjeter te luftetareve. E ndan jeten midis xhirimeve, femijeve dhe dashurive duke fjetur vetem pak ore te nates. Portret i aktor- producentit me te bukur, me te pasur dhe me adrenalinik te Hollivudit.


Nje mbremje ne Los Anxheles, Tom Kruiz braktisi para kohe xhirimet e filmit te tij te ri Collateral te Majkell Manit [ku per here te pare eshte personazh negativ, nje serial killer], per te fluturuar drejt Tokjos. Duhej te prezantonte para 500 gazetareve japoneze filmin Samurai i fundit nje film i drejtuar nga Eduard Zwick, i cili bashkon mitin e kufirit me ate te samurait, nen etiketen zbavitese te sushi western. Ndenji aty per 11 ore, per te mberritur me pas per arsye peronale ne Londer, prej nga ne mbremje u nis drejt Los Anxhelesit, ku te nesermen ne mengjes e prisnin per te rifilluar xhirimet. Kur e pyetem gjate intervistes nese ndjehej i lodhur nga kjo xhiro rreth botes, u pergjigj seriozisht: Nuk kam kohe te jem i lodhur. Pastaj shpjegoi se kishte pak kohe qe kishte pare perseri filmin Predator ne te cilin, nje i forte nga ata te ish-wrestlerit dhe guvernator i ardhshem i Minesotes, Xhes Ventura, edhe pse i plagosur, qeteson shoket e tij: nuk kam kohe te derdh gjak.

Anekdota e radhes rreth palodhshmerise se Tomit, eshte se nje here mori ne nje pako te derguar nga Pol Njuman, nje konfeksion per gjashte birra, te shoqeruar nga nje pusulle: Dua qe te ulesh dhe te clodhesh aq kohe sa eshte e nevojshme per ti pire te gjashta.

Samurai i fundit i cili ka dale me 6 nentor ne SHBA, eshte vetem njeri nga projektet e shumta qe Kruiz ne petkat e aktorit dhe producentit ka neper duar. I ardhshmi, ne pranvere do te jete seria e trete e Mission impossible. E gjithe kjo, plus jetes private midis tensioneve me ish-gruan Nikole Kidman dhe love story-n me Penelope Kruz.

Si perfunduat brenda nje parzmoreje samurai qe peshon 20 kilograme?
Prej vitesh kam qene kureshtar per kulturen japoneze. Gjithmone kur shkoja ne Tokjo per te prezantuar ndonje film, provoja te njejten ndjenje: interes per nje qyteterim mijeravjecar, te mbyllur brenda nje realiteti modernist, thuajse futuristik.
Pra jeni nje tip instiktiv?
Kur bej zgjedhjen fillestare, po. Pastaj vjen pjesa ime e ndergjegjshme, ajo e Tom Kruizit te quajtur kerkuesi. Me skenarin e Samurai i fundit te cilen e ka shkruar Xhon Logan, autori i Gladiatori-t, une dhe regjisori punuam per pothuajse nje vit. Skena, personazhe, sfonde, dialogje: rolin tim me pelqen ta ndertoj me te vertete mbi veten time, si nje veshje, dhe te mos ti le asgje rastesise.
Ka qene e veshtire te transformoheni ne nje hero reflektiv, introvers dhe fjalepak, ju qe jeni i famshem per buzeqeshjen dhe bisedat?
I ndryshem dhe argetues. Si te kthehesh ne shkollen e aktrimit ku te mesonin se duhet te flasesh edhe me veshtrimin dhe gjestet. Heshtja e personazhit tim, eshte e motivuar nga ajo qe ka jetuar.
Jeni frymezuar nga ndonje aktor?
Takimi me Pol Njuman ne moshen 24 vjecare ne filmin Ngjyra e parave, ka ndryshuar jeten time profesionale. Qysh atehere pyes gjithmone veten: si do ta kishte bere Poli kete skene?. Por kesaj radhe kam ndjekur edhe keshillar e Zwick-ut i cili me perseriste: te lutem, bej pak si Stiv Mek Kuin.
Te flasim per katanan e samurait. Ne nje Kill Tom hipotetik, kush do te fvitonte midis jush dhe Uma Thurmanit?
Nuk e di. Me duket nje tip i hekurt e cila per Kill Bill-in e Kuentin Tarantinos eshte stervitur seriozisht. Qyshkur vendosa te bej kete film, e kam marre katanan ne dore cdo dite te Perendise.
Rezultati?
Ne fillim e shikoja veten te rrethuar nga gjithe keta aktore japoneze qe me ngjanin si samuraje te lindur dhe me dukej vetja qesharak. Ata kane nje sjellje natyrore, nje elegance te vetvetishme. Arsye kjo per te cilen e kam vene zilen e zgjimit cdo dite dy ore me heret per tu stervitur ne menyre fakultative. Keni mesuar ndonje gje te re per veten?
Jam dyperdorimsh, mund te luftoj me te dyja duart. Nese qe ne kopesht nuk do me kishin korrigjuar, tani do isha mengjerash.
Si do ta pershkruanit trupin tuaj te ri?
Deri tani e kisha prej notari, pishina ishte palestra ime e preferuar. Tani kam shtuar nja dhjete kilograme muskuj, sidomos ne krahe, me rezultatin se nuk me bejne me menget e kemishave dhe xhupave. Por forca nuk eshte gjithcka: sekreti i vertete qendron tek fleksibiliteti. Per te mos folur per elegancen.
Te vret me shume pena apo shpata?
Duke pare ato qe shkruajne gazetat per mua, do te thoja: pena. Me kane detyruar shpesh te mbrohem ne menyre ligjore: dhe nuk kam humbur kurre asnje ceshtje.
Koleget tuaj thone se ju ne xhirime keni qene gjithmone pak samurai.
Tek Bushido, kodi kalorsiak i samurajeve, kam gjetur disa nga konceptet me ane te te cilave synoj te rregulloj jeten time: nderin, ndershmerine, besnikerine, por mbi te gjitha pergjegjshmerine.
Qe do te thote?
Te jesh aktor eshte nje privilegj; te paguhesh me dhjetera milione dollare, shans. Ky eshte motivi pse mundohem te jap gjithcka nga vetvetja per realizimin me sukses te nje filmi dhe kesaj radhe desha te jem edhe producenti.
Do te tundoheni ndonjehere nga regjia sic kane bere shume kolege tuajt?
Mendoj se ky eshte nje proces rritjeje natyrore. He per he, ndjehem me fat pasi kam punuar me Shpilberg, Zwick, Mann, Kubrik. Mund te kem me te miren.
Ne plot kater filma: Mission impossible, Eyes Wide Shut, Minority Report dhe Vanilla Sky, ju keni vene nga nje maske. Kesaj radhe fshiheni pas nje mjekre. Probleme me identitetin?
Nuk me kishte vajtur mendja. Do ju pergjigjem intervisten tjeter.
Cila eshte pika juaj e forte?
Jam nje person shume serioz.
Po defekti juaj?
Jam nje person teper serioz.
Po ndonje sekret tuajin te pathene?
Nuk i shoh filmat ne premiere ose ne shtepi, sic bejne shume nga koleget e mi; shkoj ne kinema, ku njerezit kane paguar bileten per te kuptuar reagimet autentike.
Ka ndonje gje qe mund tju heqe nga obsesioni qe keni per punen?
Femijet e mi. Mundohem te adaptoj jeten time me oraret e tyre. Edhe hobby-t e mi, si motocikleta, kacavjerrjet, fluturimet etj, vertiten rreth tyre. Per fat, nuk kam nevoje te fle shume. Per mua relaksi eshte te besh dicka.
Cfare filmash u lini te shohin femijeve tuaj?
Jam shume i kujdesshem: televizori ne shtepi rri gjithnje i fikur. Nga filmat e mi, ata kane pare vetem Top Gun dhe Zemrat rebele. Por kesaj radhe kane qendruar gjate edhe ne xhirimet e Samurai i fundit.
Plot nente filma nga tuajet i kane kapercyer 100 milione dollaret e arketimeve. Si i perdorni ju kaq shume para qe fitoni?
Psikologjikisht. Ky eshte nje pohim.
Ish-gruaja juaj, Nikole Kidman ka fituar nje Oskar, ndersa ju akoma jo. Ndonje problem?
Ate nate ishte radha ime te qendroja me femijet dhe isha ne shtepi me ta. Festuam se bashku. Sipas meje, Nikola e meritonte nje Oskar qysh ne kohen e Per vdekje.
Po ju?
Po erdhi, une jam i gatshem, por Osk.ari im eshte te zgjedh filmat qe me pelqejne.
Po te kishit qene ju gazetari, cpyetje do ti benit vetes?
Pavaresisht nga nderlikimet e fundit, a mendon se jeta jote po permiresohet?.
Po pergjigja?
Po, eshte shume e nderlikuar, eshte e vertete, por nuk mendoj se kam qene ndonjehere me i lumtur.
Nese nuk do ishit bere aktor?
Do isha bere pilot. Kam tre avione personale. Si dhe nje sllogan jete: te ngrihemi fluturim se pari, per zbritjen mendojme me vone.

Marre nga revista ''Klan''
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg 039_41212.jpg (19.8 KB, 218 vezhgime)
Pergjigjuni me Citim