Shikoni Postime te vecuara
  #13  
Te vjeter 22-11-2003, 03:10
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
AlbShkodra AlbShkodra eshte Jashte Linje
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Zeri i embel i zotit Ahmet Shqarri me ka shoqeruar nje pjese te femijerise ose me qarte nje pjese te jetes.
Kujtoj me nostalgji emisionin Nga njera ndeshje ne tjeren te cilin e degjoja plot kenaqesi e emocione.
Ahmet Shqarri eshte (edhe nese ka shume kohe qe nuk e kam degjuar) padyshim mjeshtri me i madh i mikrofonit sportiv Shqiptar.
Me kujtohen ditet e ftohta te dimrit verior ku me Radion time ''Iliria'' ne duar (behet fjale para viteve 90) bredhja poshte e larte ashtu si te gjithe femijet qe pelqenim te loznim te shetisnim etj... , por momenti qe me ''shtangte'' kudo ndodhesha ishte sigla e fllimit te ''Nga njera ndeshje ne tjeren''
Nga njera ndeshje ne tjeren - Drejton emisionin AHMET SHQARRI
Kaq mjaftonte qe une te humbja ne valet e Radio Tiranes , ne te cilen besoj se kishte shume futbolldashes tjere qe degjonin me plot kenaqesi zerin e futbollit Shqiptar , zotin Ahmet Shqarri
Pergjigjuni me Citim