Kafarani 99% nė Olimpiadė, i 8- nė Botėror
Ilir Kafarani ka zėnė vendin e tetė, ndėr 35 pjesėmarrės, nė dygarėsh nė Kampionatin Botėror nė peshėngritjes nė Vancouver tė Kanadasė, nė peshėn 85 kg. Sportisti shqiptar ka ngritur 165 kg nė stilin e shkėputjes dhe 200 kg nė shtytje, me njė rezultat tė pėrgjithshėm prej 365 kg. Me kėtė rezultat, sipas Federatės Shqiptare tė Peshėngritjes, me 99 pėrqind ai ėshtė i kualifikuar pėr nė Lojrat Olimpike tė Athinės nė vitin e ardhshėm. "Kafarani ėshtė 99 pėrqind i kualifikuar, - tha dje Sekretari i Pėrgjithshėm i kėsaj federate, Ilir Kraja, - sepse, ndėrsa 7 sportistėt e parė nė renditje shkojnė direkt nė Olimpiadė, Iliri ėshtė i pari ndėr ata qė do tė pėrzgjidhen, sepse ai zuri vendin e tetė. Pėr mė tepėr, Ilir vazhdimisht ka pasur rezultate tė larta". Sidoqoftė, nė rast tė ndonjė befasie, Kafarani do tė ketė edhe njė mundėsi tjetėr pėr tė shkuat nė Olimpiadė, nė Kampionatin Europian qė do tė zhvillohet nė Kiev tė Ukrainės vitin e ardhshėm. Nė peshėn e tij, kampion i botės doli rumuni, Valeriu Calancea me rezultatin 382.5 kg (167.5+215), ndėrsa nėnkampion doli kinezi Yuan Aijun, me tė njėjtin rezultat, por me peshė trupore mė tė rėndė pėr 80 gram. Duke iu kthyer renditjes, Kafarani la pas po pėr peshė trupore, iranianin Hadi Sayed Panizvan dhe polakun Mariusz Rytkoėski, qė arritėn tė njėjtin rezultat si ai. Shqiptari peshonte 83.95 kg, iraniani 84.38 kg, ndėrsa polaku 84.36. Kafarani ka ngelur 5 kg poshtė rezultatit tė tij mė tė mirė arritur kėtė vit nė Europian, ku zuri vendin e tretė nė stilin e shtytjes me 205 kg dhe vendin e pestė nė dygarėsh. Iliri dha edhe njė herė provėn e njė sportisti shumė tė qėndrueshėm dhe me vazhdimėsi tė admirueshme aq mė tepėr pėr moshėn 33-vjeēare. Ai ka zėnė vendin mė tė mirė nga garuesit shqiptarė nė Botėror, ndėr tė cilėt Erkand Qerimaj u rendit nė vendin e 28-tė nė peshėn 56 kg, me rezultatin 227.5 kg. |