AGIM BACELLI "Enkelė - Kurbani i paqes" Kjo histori thonė se ėshtė e vėrtetė dhe ka ndodhur atėherė kur toka, kafshėt dhe njerėzit shkatrroheshin nga luftrat e pandėrprera grabitqare tė fiseve tė pazhvilluara njerzore. Nė atė kohė, nė tė dy anėt e liqenit tė bukur tė Enkelės (Ndoshta Poradeci i sotėm, por liqeni duhet tė kete qenė shumė herė mė i vogėl se ē'ėshtė sot), jetonin dy fise qė ishin nė luftė me njėri tjetrin. Kjo luftė nuk mbahej mend se kur kishte filluar dhe askush nuk mund ta pėrcaktonte dot se kur do tė pėrfundonte. Ndoshta do tė merrte fund kur tė ishin shuar tė gjithė ata qė e mbanin tė ndezur kėtė atė. Nė fakt tė dy fiset flisnin tė njėjten gjuhė dhe kishin tė njėjtat zakone qė rridhnin nga i njėjti fis pellazgjik por, lakmia, egoizmi i prijėsve i kishin ndarė nė dy kampe kundėrshtarėsh pėr jetė a vdekje. Nėse dikush haste kundėrshtarin nė pyll, rrugė apo nė sinoret e veta, duhet ta vriste pa asnjė mėdyshje. Ky qe ligj i vendosur njėherė e pergjithmonė dhe askush nuk mund ta ē'bėnte atė.
Njė ditė, njė vashė e re dhe shumė e bukur qė kulloste qingjat nė kodrat pėrreth tokave tė Fisit Perėndimor, kaloi pa e ditur sinorin duke hyrė nė pyllin qė ishte pronė e Fisit Lindor. Kur ajo e kuptoi se qe nė njė vend tė huaj, menjėherė u kthye nga kishte ardhur por qe vonė, njė djalė azgan i Fisit Lindor i kishte prerė rrugėn. Vajza qė quhej Demnė, mbylli sytė dhe mendoi fundin e saj tė pashmangshėm. Nė mendje i erdhėn fjalėt e gjyshes qė shpesh i thoshte nėse binte nė njė situatė tė till ajo duhej t'i lutej armikut qė tė mos e mundonte por t'i fuste thikėn direkt e nė zemer. Pėr qudi goja nuk i hapej njėlloj si edhe sytė. Pas pak ndjeu hapat e djaloshit qė i afrohej dhe mė pas njė dorė tė lehtė mbi flokėt e saj. Askush se kishte ledhatuar atė nė ketė mėnyrė. Trupi iu rrėnqeth dhe njė fllad i ėmbėl i mbushi shpirtin e saj tė trazuar. Hapi sytė e bukur dhe pa njė djalė simpatik qė i buzeqeshte kaq ėmbėlsisht sa asaj iu duk se nuk kishte parė kurrė njė njeri kaq tė pashėm, kaq tė ėmbėl, kaq tė dashur. A thua kėshtu tė ishin armiqtė e tyre?! Iu duk sikur njihej me ketė djalė simpatik qė nga fillimi i jetės sė saj tė brishtė. Gjaku i ngrirė zuri tė shkrijė dhe tė ngrohet duke vėnė nė punė rrembat e gjakut qė sa vinin e mė shumė fryeshin...Nė gjoks ndjeu ngrohtėsi dhe shpirti i psherėtiu nga njė lehtėsirė qė i erdhi ashtu vetvetiu. Sytė e djalit shkėlqenin si dy yje nė qiell tė pastėr, por sepse ishin paksa tė turbullt si ata yje qė reflektoheshin nė sipėrfaqen e Liqenit Enkelė kur s'frynte era. Pa e kuptuar as vetė tė dy morėn rrugėn pėr nga sinoret e vajzės. Pothuajse ata nuk folen fare por, qė tė dy ndjenin tė njėjtėn gjė - dashuri pėr njėri tjetrin.- Mė quajnė Illy - theu heshtjen djali - dhe jam nga Fisi Lindor. Si tė quajnė dhe prej nga je?- Mė quajnė Demnė dhe jam armikja jote...Pėrsėri ra heshtje e gjatė.- Demnė! - E prishi heshtjen pas pak djali. - Qė nga ky moment ti do tė jesh drenusha e jetės sime dhe jo armike.- Po. - Tha goja e saj qė i dukej se nuk komandohej prej qenies sė saj por prej ketij djali Yll qė edhe emrin e kishte po Illy.- Dėgjo drenusha ime, - vazhdoi Illy, - unė mendoj qė ne tė takohemi pėrsėri, si thua?- Pėrsėri?!- Po pėrsėri. Tė takohemi ēdo natė kur Hėna tė jetė e plotė, si thua?- Po.Ai e percolli deri tek sinjori armik dhe u ndanė me mall nė gji qė do t'i pėrvėlonte pėr 28 ditė rjesht. Kėshtu ata nė ēdo 28 ditė takoheshin dhe qėndronin bashkė nėn dritėn e bukur tė Hėnės sė Plotė nė Bregun Perėndimor, pra nė anėn e vajzės ku djali vinte pėrmes liqenit me njė varkė tė vogėl qė e mbante tė fshehur nė njė vend sekret diku nė Bregun Lindor dhe ata kurrė nuk i treguan kujt pėr kėtė qė bėnin. Kaluan muaj dhe erdhi dimri, por ata asnjė ēast nuk e lan premtimin dhe ne ēdo 4 javė shtrėngoheshin nė krahėt e njėri tjetrit. Njė natė me Hėnė tė Plotė, si pėrherė, djali i thotė vajzės: "Ne duhet t'u themi njerzėve tanė pėr kėtė qė po bėjmė dhe t'u marrim lejen pėr martesė."- Kam frike se mos tė humbas pėr fare , - i thotė Demnė Illyt.- Por duhet bėrė, - ia kthen djali, - duhet bėrė se s bėn. Ndoshta bashkimi jonė sjell edhe bashkimin e dy fiseve dhe ne jetojmė nė paqe me njėri tjetrin.- Por sikur tė ngjajė e kundėrta, qė pėr fajin tonė tė shuhen fiset...? - Thotė ajo e trembur.- E lėmė pėr njėherė tjetėr pasi tė takohemi pėrsėri dhe ta kemi menduar gjatė.- Dakort.U ndanė pėrsėri si pėrherė me dhimbje dhe mall tė pa shuar e me padurimin e takimit tė ardhshėm.Radhės tjetėr kur Illy shkon tek vendi sekret pėr tė marrė varkėn, nuk e gjen atje. Mė kot kėrkoi kudo por asgjė. Nata po kalonte dhe Hėna po rrėshqiste ngadalė pėr t'u fshehur nė anėn tjetėr tė liqenit. Djali s kishte kohė as tė mendohej dhe as tė kėrkonte tjetėr varkė qė do t'i linte nė dyshime njerėzit e vet, por as tė mos shkonte nuk bėnte se kushedi se ē'farė do tė mendonte Demnė e cila e priste atje tek bregu tjetėr, ne vendin e tyre sekret, siē pret vesa dritėn e mėngjezit. Ai vendosi tė notojė. Hyri nė ujė por uji ishte tepėr i ftohtė se qe muaji i parė i dimrit. "Megjithatė do tė nxehem duke notuar" - mendoi dajaloshi dhe bėri tutje nė ujė. Rruga qe shumė e gjatė dhe ftohtėsia e tij e bėri qė t'i paralizohen kėmbėt dhe muskujt e trupit, vetėm krahėt i punonin disi. Kishte bėrė vetėm pak mė tepėr se gjysmėn e rrugės. Ndėrkohė vajza qė priste u shqetėsua shumė se koha e ardhjes sė tij kaloi. Me sytė nė liqen ajo po dridhej e tėra dhe sikur zemra t'ia ndjente tė keqen ajo nuk duroi dhe u hodh nė ujė. Mirėpo llapuqitjet e ujit bėnė qė dikush ta shohė dhe me pishtar nė dorė tė afrohet. E njohu. Menjėherė ai shkoi nė fshat pėr tė lajmėruar. I gjithė fisi pėr pak minuta u ndodhen nė breg. I jati vajzės kėrkoi varkėn e tij dhe pas pak kohe erdhėn tė gjithe ata qė kishin varka dhe filluan tė vozitin nė liqen. Asgjėkund nuk dukej asgjė.Tė gjithė me pishtarė nė duar bėnė qė liqeni tė dukej sikur kishte marrė flakė dhe i shqetėsoi shumė armiqtė e tyre nė anėn tjetėr tė cilėt u armatosėn dhe u nisėn nė atė drejtim...Kur iu afruan fisit tė vajzės panė se tė gjithė qenė pa armė.- Hej! Ē'farė kėrkoni ju aty? - Pyeti kryetari i fisit Lindor por nuk mori asnjė pėrgjigje.Djemtė e rinj dhe tė fuqishėm zhyteshin nė brendėsi tė liqenit me radhė duke e kontrolluar pėllėmbė pėr pėllėmbė liqenin...Mė nė fund ata e gjetėn vajzėn e ngrirė qė mbante tė shtrėnguar pėr qafe njė djalė qė askush nuk e njihte.- Hej! Mos ėshtė i juaj ky njeri? - Pyeti dikush armiqtė e vet. Dikush afrohet dhe e njohu Illyn.-Po, ėshtė i joni.U munduan t'i ndanin qė secila palė tė merrte tė veten por nuk munden.- Le t'i varrosim bashkė - tha dikush.Tė dy palėt armike qenė pėrzier bashkė pa e kuptuar shumė armiqesinė e tyre shekullore dhe me pikėllim shikonin dy viktimat e fatit tė tyre tė hidhur. Dy mė tė bukurit e mė tė mirėt e fiseve. Tė gjithėve u qante zemra dhe pikėllimi i madh bėri qė tė bashkohen dhe t'i varrosin ashtu siē edhe tha dikush, tė dy bashkė nė teritorin Perėndimor. Dikush tha nėpėr dhėmbė: "U dashka njė Enkelė qė ne tė vėmė mend dhe tė pajtohemi." Vėrtetė ashtu. U desh vdekja tragjike e ketij ēifti shumė simpatik qė fiset mė nė fund tė ulnin "unin" e tyre kapricios dhe t'u linin brezave tė ardhshėm paqe midis tyre. Qė nga ajo kohė, liqeni u quajt Enkelė qė nė gjuhėn pellazge do tė thotė "Kurban Paqe". |