Shikoni Postime te vecuara
  #7  
Te vjeter 14-11-2003, 02:51
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
AlbShkodra AlbShkodra eshte Jashte Linje
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

KASEM TREBESHINA

Dje, sot dhe nesėr

Qė nė fillim tė kujtesės sė tij njeriu u pėrball me vėshtirėsinė e pakapėrcyeshme tė pėrcaktimit tė kohės dhe hapėsirės. Duke mos gjendur asnjė pėrkufizim pėr tė treguar ato dy kuptime, njeriu i lashtėsisė sė hershme u nis praktikisht nga vendi ku ishte pėr tė kujtuar atė qė kishte kaluar... Dhe ai tha : - Qė nga koha kur ishim atje te Lisi i Madh. Brenda kėsaj fjalie , ne dukje jo shumė tė ngatėrruar, qėndron kuptimi praktik i kohės dhe i hapėsirės qė formėsohen, qoftė edhe nė mėnyrė tė mjegullt, pėrmes nismės tė ngritjes tė njė pėrcaktimi pėr nujė lis tė gjendur diku. Mė vonė, pas njė kohe tė bukur tė gjatė, njeriu tha dhe shkroi me shkronjat qė kishte shpikur vetė : - Qė nga koha e themelimit tė kėtij qyteti. Nga tė dyja thėniet qė shėnuam pėrcaktohen veprime tė kryera nė kohė dhe hapėsirė. Jashtė atyre veprimeve dhe veprimeve tė ngjashme koha dhe hapėsira nuk do tė kishin asnjė kuptim. Sa mė sipėr tregon se nė lėvizjen mes dukurive pėrftohet hapėsira, kurse nga kujtesa pėr diēka tė lėnė pėrfundimisht dhe pa kthim kuptohet koha. Nė pėrplasjen e vazhdueshme nė mes tė lėndės dhe antilėndės arrihet vetėm barazpesha e njė ēasti kozmik nė mbariminh e tkurrjes dhe nė fillimin e shtrirjes sė hapėsirave. E tashmja nuk mund tė kuptohet dhe e ardhėshmja nuk arrin kurrė. Njeriu mbetet gjithnjė nė lėvizje pa asnjė cast pushimi.Kėshtu, pa kohėn e shkuar, ai nuk do tė arrinte kurrė t'i kuptonte dy kohėt e tjera. Kotėsia e njė tė tashmeje tė pandalshme dhe tmerri para njė tė ardhėshmeje qė nuk dihet e kthen njeriun vazhdimisht nė ndėrtimin e pandėrprerė dhe tė pandėrtuarshėm tė asaj gjeografie tė humbur pėrfundimisht si varr i njė historie tė dhimbshme .... Dhe e gjithė kjo zhvillohet pėrmes kujtesės. Procesi i tė kujtuarit ka qenė njė zhvillim i ngadalshėm dhe shumė i gjatė.Pėr mė tepėr ai ka qenė njė process i pavetėdijshėm pėr atė qė do tė arrihej. Po tė mos ishte kėshtu, njeriu nuk do tė hynte kurrė nė fushėn tragjike tė njohjes. Paranjeriu, pa e kuptuar ēfarė po bėnte, nisi tė dallojė dukuritė dhe , duke rrotulluar gjuhėn nė mėnyrat mė tė ēuditshme, u dha atyre dukurive nė vende tė ndryshme emra tė ndryshėm dhe filloi tė dallojė njė send qė kishte parė mė parė nga njė send qė i ishte shfaqur mė vonė. Pėrmes fjalės nisėn kėshtu edhe kalendarėt e pėrshkruara nė jetėn e njerėzore. Hapi i parė i madh nė jetėn e njeriut u shėnua kur ai nisi tė dallojė kohėn e shkuar nga e tashmja dhe nga ajo qė do tė vinte. Mund tė themi pa frikė se nė kėtė drejtim edhe sot e kėtė ditė mendimi njerėzor nuk ka lėvizur shumė pėrpara. Ne themi : Viti X pas lindjes, pas vdekjes ose pas veprimit tė kėtij apo atij njeriu ... Mos njė pėrcaktim i tillė ka rėnė nga Qielli ? ... Jo... Atė pėrcaktim e kemi bėrė ne duke shėnuar si njė pikėnisjeje nė horizontin e jetės sonė... Dhe ashtu njerėzimi arriti, pa e kuptuar ēfarė po bėnte, te pėrcaktimi i kohės. Arriti te kalendarėt... Arritit tė shtyhej mė tej, pa e ditur ku do tė delte, te tri fjalėt e mrekullueshme : dje, sot dhe nesėr. Magjia e atyre tri fjalėve tė ēuditshme nxirrte te disa kuptime tė jashtėzakonshme qė shpesh dukej se pėrjashtonin njėri - tjetrin dhe mė shpesh dhe mrekullisht i jepnin pėrmbajtje tė kushtėzuar njėri-tjetrit. Si ishte e mundur qė kėto tri fjalė tė pėrbėnin njė shtysė aq tė madhe nė hedhjen e njeriut pėrmes hapėsirave tė panjohura ?... Duket si e pabesueshme njė magji e tillė e kushtėzuar vetėm nga tri fjalė... Por ajo ndodhi... Dhe nuk kishte si tė mos ndodhte ... Se fjala dje i dha njeriut mundėsinė e kalimit pėrmes njė tė panjohure dhe ai provoi diēka qė mund tė harrohej.E sotmja nuk kuptohej, por vinte pas diēkaje qė ai e kishte harruar... Kurse nesėr ishte dėshira pėr tė arritur diku tė pėrcaktuar nga diēka qė ishte mė parė... Kėshtu, pėrmes kujtesės dhe harresės, nė bazė tė mundėsive pafund qė pėrmbajnė lėnda dhe antilėnda nė pėrplasjene tyre, njeriu arriti tė pėrcaktonte nė mėnyrė tė kushtėzuar kohėn dhe hapėsirėn .Magjia e kėtyre kuptimeve krijoi tek njeriu dėshirėn pėr tė kaluar diku ku nuk kishte qenė dhe pėr tė pėrballuar dhembjen e papėrballueshme tė asaj qė kishte ikur pa tė kthyer... Dhe i mbėrthyer nė mes tė asaj dėshire dhe tė asaj dhėmbjeje njeriu filloi tė jepte tė gjitha shpjegimet e mundėshme qė lindnin dhe varroseshin nė mes tė harresės dhe kujtesės... Dėshira e madhe pėr tė kujtuar i ngjan lehtėsimit qė vjen nga lėndimi i njė plage tė pashėrueshme dhe qė dhėmb shumė. Procėsi i mėsipėrm nė hapėsirat kozmike mund qė pėrben njė cast tė vetėm, por nė historinė e njerėzimit kap njė periudhė kohe shumė dhe shumė tė gjatė. Nė bazė tė kalendarėve qė kemi krijuar, ne mund tė themi se ajo periudhė kohe kapi disa miliona vjet tė kohės tonė nė Tokė. Sot ne i kemi pranuar tė trija kohėt si praktikisht tė kuptueshme dhe me anė tė tyre kemi arrtiur ta nisim mendimin edhe mė pėrtej mundėsive tė kuptimit tonė... Ndaj dhe jemi nė gjendje tė ndjejmė nė mėnyrė tė pėrsėritur humbjen e vazhdueshme tė gjeografisė dhe historisė tonė, kurse jehona e asaj mė tė rėndės pėrcillet pėrmes shekujve gjer te mbarimi i kohėve dhe hapėsirave pėr atė qė ne e quajmė jetė. Nė fund nuk do tė gjendet mė njeri pėr tė harruar dhe kujtuar.
Pergjigjuni me Citim