Shikoni Postime te vecuara
  #6  
Te vjeter 14-11-2003, 02:48
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
AlbShkodra AlbShkodra eshte Jashte Linje
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

MIMOZA AHMETI

Fantazma nė rėrė
(fragmente)

Njė boshatisje e thellė mbretėron globin. Mbetem me atė qė ky tė jetė sensasioni im. Pėrse u dashka tė kridhemi atėherė nė senasione individuale, do tė thoshit, pėr mė tepėr nė njė situatė tė tillė?Githsesi ky sensasioni im njė veti e ka: merr nė supozim anė tė panjohura. Pra midis meje dhe meje tanimė ekziston njė distancė, e cila pret dhe nė pritje jeton pritshmėri.Nuk mund tė them se nė kėtė distancė sundon ndofar koshience. As qė bėhet fjalė. Do tė isha Zot po tė pohoja diēka tė tillė. Mbetem me atė qė tashmė kjo ndarje mė pajton mua "pėrsosurisht" me gjėrat, megjithatė s'mund tė mburrem se e zotėroj pėrgjithmonė kėtė ndarje.Shumė shfaqje tė miat kanė qenė dhe mbeten reagim. Unė isha njė njeri nė reagim e sipėr si tė gjithė tė tjerėt. Ē'ėshtė e vėrteta reagimi ėshtė kaq i pėrhapur, saqė pothuaj ende s'kam njohur qenie jashtė tij. Pafundėsisht reagojnė.Fėmijėt, pėr shembull, reagojnė nė mėnyrė energjike- pra nuk ėshtė gjithmonė kėnaqėsi kur reagojnė kėshtu.Isha nė kompartimentin e trenit kur u shfaq Fantazma qė tė largon nga reagimi.- Quhem Vdekja- tha ajo (pėrshėndetja e rastit u supozua).Bėra njė lėvizje nga vendi dhe i buzėqesha me sy.- Nuk keni frikė- konstatoi ajo. Pra nuk ishte pyetje.-Jam tepėr elegante- i thashė pa folur.-Keni filluar- pohoi ajo.Pėr njė kohė tė dyja vėshtronim peisazhin. Ishte i lagėt, i gjelbėr, vetėm vagullia ishte afėr, gjė qė e largonte edhe mė shumė. Po bluaja me mėndje nėse ajo "Keni filluar" lidhej me elegancėn, apo ishte diēka nė lidhje me vetė atė... Po fundja s'ėshtė ndonjė ndryshim, mendova.-Pėrjetėsia fillon kur mbaron tė vėnit re si detaj.-Ju perceptoni kohėn absolute?- pyeta me interesim tė montuar nė vetull, por zemrėn e kisha tė zbrazur nga ēdo lloj kureshtje.- Zemra juaj nuk troket, qė kur nuk kap ndryshimin, ndėrsa po vdireni pėr t'u kompaktėsuar me cilėsinė e tij.-Ju po mė ēmendni- mund t'i thosha sakaq, po tė mos ishte paralelja tjetėr qė tha-Ju po mė zbavisni- dhe pėrsėri nuk fola.Nė tė vėrtetė nuk e doja Vdekjen. Aftėsia perceptive e qenieve tė gjalla mė bėnte iluzionist ndaj jetės. Por nė mėnyrė tė veēantė mė trondiste koincidenca e kėsaj aftėsie me Unė. Pra koincidonte ekzistenca e tė qenit tim si koshiencė perceptive, por pėrsėri si diēka mbi tė gjitha kėto: atė qė vetėm unė isha unė. Unė jam unė. A do tė mė jepet edhe njėherė mundėsia qė unė ta ndiej kėtė? A do tė kem tjetėr jetė?- Ju e doni shumė jetėn- tha e pranishmja tjetėr.Ndėrkohė treni qėndroi. Ajo mori valicėn hije dhe nxitoi pėr tė zbritur. Nė ikje sipėr unė ndieva dashamirėsinė e saj.Dua tė vazhdojė iluzioni! Dua tė vazhdoj iluzionin, insistoi tėrėsia ime kundėr kėsaj dashamirėsie.Hapėsirat zbulonin peizashe tė squllura shkurti. Ishte Francė. Treni ikte me shpejtėsi. Mė lėkundeshin peizazhet nė stomak, ndėrsa pėrpiqesha tė fokusoja. Nė tė vėrtetė kjo gjendje mė shkaktohej nga truri. Isha pėrpjekur me kohė ta minimizoja efektin e tij mbi organizmin tim. Nuk e kuptoja qė kėrkoja njė gjendje pa gjendje. Ēdo obligim edhe mė i parėndėsishmi mė shkaktonte lodhje. Vetė reagimi mė lodhte. Pėrballimi i reagimeve mė lodhte. Ideja e reagimit mė lodhte. Isha njeri i lodhur, humus njerėzor. Kisha dėshirė tė humusoj diku qenie tė tjera qė prisnin tė rriteshin. Por ndėrkohė, pėr fat tė pashpresė, dėshiroja diēka tė tillė edhe pėr veten time.Ngadonjėherė shoh Zotin tė vuajė pėr pak shije. Rrėnoi Lashtėsinė pėr tė krijuar qytetėrimin tonė, shkatėrroi skllavėrinė pėr tė ēliruar krijesėn, por kjo krijesė e tij e zhveshur nga skllavėria dhe Lashtėsia mė tmerron po aq sa njė fėmijė i braktisur qė ha tė ndoturėn e vet.Hapėsirat inerte ravgonin nė ikje duke formuar gjithfarlloj botėrash qė jepnin iluzionin e pafundėsisė. Tė kapėsh ndryshimin ėshtė si tė kapėsh Zotin. Por mua kjo s'mė tėrheq. Unė jam mė patriark se gjyshi im kalorės, princ kuajsh. Dua tė jetoj prej gjėrash tė bėra prej meje. Mundėsisht tė shoh prekjen time nė ēdo formė. Tė kap jetėn si njė send timin. Tė kundėrmoj nė shijen e gjėrave tė mia si nė thellėsitė e kafeve tė sapoziera, qė avullojnė nė pasdreken e butė midis mendėsisė universale, ku tė qenit tim nė lidhje me mua ėshtė njė grimcė aq e ēmuar, ngopur me avuj shijesh, ku gjithēka ėshtė kėnaqėsi mė nė fund dhe humb funksioni. Vitin e kaluar ishte luftė. Edhe njė vit qė kaloi para vitit tė kaluar ishte luftė. Mos mendoni se unė do tė mund tė lejoja tė shqisoja luftėn.. Madje unė nuk arrij ta konceptoj luftėn sepse unė nuk e shqisoj dot, por...Ishte e pranishme. Histeria dhe rropama e saj ėshtė diēka qė tė hutojnė. Ti harron tė mbyllėsh rubinetin e shqisave, si njė rojė qė e ka rropatur pagjumėsia, ty tė ka rropatur paskrupullsia. Dhuna. O zot, edhe njė herė mė huton mendimi pėr tė.Ishte luftė vazhdimisht ndėrsa pritet pėrsėri tė jetė. Nuk mund tė dini si humbin miqtė, tė dashurit, tė njohurit, kur ėshtė luftė. Nuk ėshtė vdekja qė i merr, nuk ėshtė pafundėsia.I merr njė zvogėlim i pikėllueshėm, zhvlerėsimi, mungesė rėndėsie.A ishim ne qeniet e brishta? A mundet shqisa qė shqisoi gjak tė shqisojė lule? Rėnia, rėnia na shoqėron. E menjėhershme na pėrfshiu, u rrėmbyem si tė ishim pluhur. Njė kaotikė e pashpresė ku tė mbijetuarit ėshtė thuajse turp. Do gjetur kurajė, por ku? Ishte mėngjes. Menjėherė u bė ditė. Brenda njė kohe tė tillė u krye imagjinimi i plotė. Ngadonjėherė mė duket se i mbaj peng tė gjithė me paaftėsinė time pėr t'u kėnaqur.Ngadonjėherė mė duket se sorollatem kot, se do t'i vi botės rrotull pa mundur tė matem qoftė dhe njė herė tė vetme me tė.Nė prag tė luftės shoqėria ishte mė e lumtur se kurrė. Njerėzit putheshin nė buzė dhe kjo ishte njė dashuri e hapur, pa domethėnien mediokre qė ka e puthura nė buzė zakonisht. Ēuditėrisht putheshin mė shumė ata qė mendohej tė kishin natyra tė papajtuara. Hierarkia klasore ia la vendin sė bukurės dhe jeta lundronte nė akord shpirtėror. Nuk mund tė mendohej mė njė jetė e konfliktuar. Konflikti vetė dukej si njė djallėzi infantile, zvillimi i tė cilit nuk gjente as supozim.Sigurisht, njerėz nė mbarim e sipėr, tė suprimuar nga mosha dhe diktatura patėn shpėrthime seksuale nga mė tė pakuptueshmet, shpėrthime libidosh qė kapėrcenin shėmtitė fizike dhe pragjet e moshės, e drejtė morale qė kėrkohej me njė imoralitet tė pafytyrė, tė vetėdijshėm deri nė plasje cipe.Tė gjitha kėto sigurisht,dhe shumė tė tjera si kėto, forma tė shlira qė nuk arritėn tė krijonin kurrfarė identiteti, lulėzonin si shkuma dhe diēka tjetėr e largėt dhe e pėrkryer, njėherėsh mund tė them e gjitha, pėrhapej nė formė e zhvillim. Ajo ishte ideja se bota nuk ėshtė pėr rrezik, por pėr kėnaqėsi. Jeta vetė ishte njėfarlloj argėtimi. Ndėrsa karakteri, vetėmbrojtja si tė thuash, ishin ēėshtje sqime. Pra gjithēka varej nėse tė vinte ndot apo jo. Dhe qė tė jem mė e qartė, gjėrat vinin kaq natyrshėm sa nuk arrije tė tė vinte as ndot. Pra ishte ēėshtje pėrtese. Si tė thuash, megjithėse dukej orgji, askush nuk qinte, ishte njėfarė pėrtese si me thėnė, qė i jepte njė sharm tė pashoq mbrėmjeve, lokaleve, birrave; dashuria, kjo grackė nė vetvete nuk funksiononte mė si e tillė. Ajo ishte gjėndje e pėrgjithshme. Edhe makinat rrugės ecnin me kėtė dehje (makina e shpreh krejtėsisht gjendjen e shoferit).Ē'tju them tjetėr! Piceritė punoni ditė natė sikur gjithė qyteti martohej, kafenetė punoni 24 orė. Veshje tė pėrkryera: "Italian Brothers", Benetton", sa e sa firma qė nuk ua mbajta dot emrin ndėrmend.Njeriu! Kjo ishte lumturi njeriu. Njerėz hesapi, si tė thuash. Njė dorė jetė dhe... Dhe tani qė kam filluar tė besoj te zoti, e kuptoj se nga mėshira e tij ditėn e gjygjit, s'do tė marr dot njė thėrrime.Ndoshta ia vlen tė dėnohem. Gjithė jetėn kam qenė i kthjellė. Ishte qeliza e parė e shėndoshė. Trashėgimia e gjyshėrve. Ishte kalorėsish.Por kjo dėshirė imja pėr tė mbetur i pacėnuar, do tė rrėnojė Botėn.
Pergjigjuni me Citim