MARTIN CAMAJ Krymbi i mėndafshit
Fijet e bardha te mendafshit ndahen prej zemres se krymbit qe vdiq vetem ne pallatin mbas malit. Ashte koha e korrjeve: edhe ara xhveshet perpara dimnit plak e jo ma nusja perpara djalit te ri! Ashte koha e pleqnimit me vete.
Nuk jane caqet qe percaktojne kohen, por mosha e njeriut te urte! Rremimi fillon me nje gjalm dy ngjyrash: bardh e zi. Dhe ankohet i urti: askush s“me ndihu te shoh me kohe fillimin e sosjen e fijeve ne gjalm e mbata nen hijen e sendeve. Ne vjeshte kundrova beselidhjen mes jetes e vdekjes prej punevet te pareve mij qe ruenin petkat e mira per mort dhe hynin ne nje vorr brez mas brezi: |