Shikoni Postime te vecuara
  #2  
Te vjeter 14-11-2003, 02:27
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
AlbShkodra AlbShkodra eshte Jashte Linje
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

MIGJENI

Vetvrasja e trumcakut

Dhe trumcaku vuente nga melankolia. U lind nė njė vend me tė vėrtetė tė shkretė. Nė vend tė barit bijshin qime e derrit e nė vend tė pemve - brinat e njė shtazės parahistorike. Dhe nė kėt natyrė - e cila nuk mund tė quhet natyrė - kush mos tė bahet melankolik? Dihet se njė trumcaku s'i duhet shumė pėr jetė, por natyra, e cila nuk ishte natyrė, s'i epte as aq. Mos pyetni si e tek u gjet trumcaku n'at vend, dhe si e tek u gjet njeriu nė kėt pike kozmike; nuk dijmė shumė. Hipoteza dhe andrra. Miliona vjetėsh dhe njė fjalė goje, si pėr shembull: "…tė bahet dritė! Dhe drita u ba!" - A shifni? Njė fjalė magjike! Hokus-pokus! Sa bukur!Dhe unė thash: tė bindet trumcaku nė njė vend ku nė vend tė barit bijnė qimet e derrit e nė vend tė pemve - brinat e njė shtazės parahistorike.Njėherė trumcaku qėndroi mbi njė brenė. U mėrzit tė shikojė qimet e derrit, u mėrzit tė fluturojė prej brenės mbi brenė. Nga mėrzia dhe idhnimi mbylli syt. Ra nė pikllim melankolik. Njeriu me temperament melankolik asht inteligjent. E inteligjenca nė kuptim ma tė hapėt tė fjalės, pakkuj i solli qetsi dhe tė mire.Dhe trumcaku, nė majė tė brenės e nė kulm tė melankolis, vendosi tė vritet. Plot ironi filozofike shikonte rreth pėrqark vetes e vendimi i patundun mirfilli pasqyrohej ndėr syt e tij tė dėshpruem. Cicrroi njė here, cicrroi dy here; cicrroi tri here. Mandej njė crrrr e gjatė e plot mallėngjim ishte porosia e tij e fundit. Testamenti i dhimave tė tij. Dhe, pa u dhanė krahve, kėcej prej brenės… ra mbi njė qime tė derrit, tė gjatė e tė mprehtė si thika, dhe u ngul mbi tė.Trumcaku i ngulun mbi njė qime tė derrit. Me krahėt dhe puplat e tij lonte era dhe e sjellte rreth qimes, si sillet dhe gjeli metalik nė majė t'oxhaqeve tona. Atbotė frynte veka janė kėto kapėrcime logjike! Ka me bėrtitė ndokush.Po, lexues i dashtun e jo i cekėt. Po! A pak po kemi kapėrcime logjike, morale dhe dogmatike nė botėn tone reale? Pse po zemrohe dhe po don me mė gjykue pėr disa kapėrcime logjike askuj damsjellje ?
Pergjigjuni me Citim