E dashur Melisa, me vjen vertet keq per humbjen e nenes tende. S'ka humbje me te madhe ne jete, se sa kjo. Jeta na servir gjera nga me te ndryshmet dhe te gjitheve na ngelet nje peng ne zemer kur humbim dike. Jam e sigurt, qe mgjs vemendjen e keni patur me teper tek babai, edhe nena ka patur vemendjen tuaj. Dashuria qe ka nena per femijen eshte e pakufishme dhe jam e sigurt, qe ajo te bekon atje lart ku eshte. Koha s'mund te kthehet mbrapsht, rendesi ka qe te mundohesh te permiresosh gjithcka qe ka te beje me te tashmen dhe te ardhmen. Te falenderoj nga zemra, qe u hape ketu, per ate qe sia kishe thene kujt. Eshte me mire kur njeriu flet per ate qe ndjen sepse edhe dhimbja lehtesohet. Te uroj gjithe te mirat! |