Timetraveler dhe Melisa ju falenderoj te dyve per mbeshtetjen dhe komentet tuaja. Gjithashtu falenderoj edhe anetaret e tjere, qe kane shkruajtur komentet e tyre per shkrimet e mia. Dhe kete falenderim e bej vertete me zemer. Ndoshta une kam gjetur nje mundesi shume te mire ketu ne kete forum per te folur per hallet e mia, duke qene se anonimati eshte dicka qe te favorizon per lishmerine e te shprehurit. Sikur te mos flisja per brengat e mia, do te kisha plasur. Sepse jam edhe tip, qe s'qaj ne syte e te tjereve. Gjithnje kur jam e trishtuar, shkruaj cfare ndjej ne copa letrash dhe me pas i gris ato per te mos mi lexuar mami, se s'dua te shqetesohet. Boll halle ka e shkreta. Me te vertete, qe ketu ne kete forum kam gjetur miq te mire, te cilet me japin kurajo, per te cilen kam aq shume nevoje. Eshte e vertete, qe nuk ju njoh dhe as emrat nuk jua di(vetem epitetet), por c'rendesi ka kjo. Rendesi ka qe me jeni gjendur prane me fjalet tuaja dhe kjo eshte gjeja me e bukur. Ju falenderoj te gjitheve me gjithe shpirt. |