Une nuk doja, qe me temen, qe hapa te hedh poshte Zotin, i cili eshte nje dhe i vetem. Besoj ne Zot, por pa qene ekstremiste ne besimin tim. Gjithashtu ne asnje menyre nuk doja qe te lindnin kontraditat mes anetareve. Gjithsecili ka mendimin e tij, i cili duhet respektuar. Me vjen mire i dashur modest, qe te zgjova kujtimet e femijerise, qe te zgjova nostalgjine e atyre koheve. Edhe mua kur isha e vogel, qe te haja ushqimin me trembte gjyshja duke me thene erdhi gogoli, te cilit nuk e di pse e quante "kalaveshi me kater veshe". Sa per bestytni te tjera, po permend dis: Kur krushqit niseshin per te marre nusen, gjate rruges se kthimit devijonin nga rruga, qe ishin nisur, sepse mendohej se mund te dilnin shpirtrat e keqinj, te cilet mund t'i benin keq nuses. Edhe sot e kesaj dite, ka ngelur si tradite qe makina me nusen dhe makinat e tjera me krushqit, te bejne nje xhiro verdalle, perpara se te shkojne tek shtepia e dhendrit. Mgjs ne na duket se behet thjesht per te treguar nusen e re dhe gezimin e dasmes, por ne fakt kjo behet thjesht si rrjedhim i kesaj tradite. Apo dicka tjeter, kur gruaja lind femijen e saj, quhet lehone 40 ditet e para dhe femija dhe te dy mundohen ti shmangen sa me shume te tjereve, si per tiu shmangur syrit te keq. Te tjerat po iu a le te tjereve t'i komentojne dhe t'i permendin. |