Valentino Rosi firmos pėr Jamahan
Skuadra japoneze nė orėt e para tė ditės sė sotme ka zyrtarizuar arritjen e njė marrėveshje me pezaresin pėr sezonin 2004-2005. Mė nė fund doktorri ka hedhur firmėn e tij mbi kontratėn dy vjeēare tė hartuar nga drejtuesit e Jamahas duke pėrfituar njė shumė prej 12 eurosh nė sezon. Ai do tė garojė mbi Jamaha YZR-M1, mbi tė cilin do tė ndėrmerren modifike tė mėdha pėr ti garantuar kampionit italian njė motorr sa mė kompetitiv. Megjithatė deri mė 31 dhjetor Rosi do tė vazhdojė tė jetė pjesė e Hondas ndėrkohė qė me skuadrėn e re do tė bashkohet vetėm mė 1 janar duke mos pasur mundėsi ta provoj motorrin e tij tė ri gjatė kėtij muaji nė testet e pėrgjithshme qė do tė zhvillohen mbi psitėn e Sepangut.
Ndėrkohė qė vetė drejtori i pėrgjithshėm i skuadrės japoneze Lin Jarvis ėshtė shprehur i lumtur pėr arritjen e kėsja marrėveshjeje me kampionin e botės: Jemi tepėr tė lumtur qė Rosi sezonin e ardhshėm do tė garojė pėr ne. Nga kontaktet qė kemi pasur me tė deri nė kėto momente kemi kuptuar se dėshira e tij ėshtė fitorja, e njėjta dėshirė qė ekziston dhe nga ana jonė.
E dimė qė nuk kemi njė mottor tė jashtėzakonshėm megjithatė besoj se me Rosin do tė arrijmė tė bėjmė diferencėn. Ėshtė zyrtarizuar gjithashtu dhe piloti i dytė i skuadrės qė do tė jetė Karlos Ēeka ndėrsa Marko Melandri do tė garojė pėr Tim Tek 3 Jamaha qė drejtohet nga Herve Ponkaral. |