Citim:
Origjinali i Postuar nga letrari Agim METBALA
HIJA JITE MĖ NDJEK JUDO
Tim eti
Sa herė nė ecjen time tretem dhe harroj Zotin
Fjalėt e tua mė kapin pėr veshi
E unė zgjohem nga ėndrra e keqe...
Sa herė dielli nė horizont
Ma gjen kokėn tė mbuluar me jorgan
Shati yt mė ēon peshė...
Sa herė fjalėn
E hedh pa menduar
Urtėsia jote ma pren gjuhėn...
Dhe, nuk i ftikėsohem
Jetės sė mbetur me gabime
Hija jote mė ndjek kudo...
06.12.2003
SHPIRTI NĖ SHUPLAKĖ
Kurrė nuk do tė isha trembur
Nga askush dhe nga asgjė
Po tė mos ishte syri im
Qė ma shpalos shpirtin nė shuplakė...
Durrės,03.08.2203 |
Agim METBALA
TE SHKĖMBI I KAVAJĖS
Marrė frymė ngadalė pėr tė mos e trazuar imagjinatėn
Historia shpalos kujtimet nga libri faqe pėr faqe
Tė ruajtura ndėr shekuj me xhelozi
Refreni pėrsėritet:"Ke shkėmbi i Kavajės"...
E mbi shkėmbin e Kavajės
E shtrinė nė shuplakė Durrėsin me gjithė horizontin
Puhia t'i kreh flokėt...
Papritmas diafragma ērregullohet
Syri pa dashje kap bunkerat
Tė renditura nė mėnyrė gjeometrike
Dhe arėsyeja humb drejtpeshimin...
Rrezja e shpresės mund ankthin pėr vdekje
Rrokaqiejt e pallate buzė plazhit
Prekin qiellin e ardhmėrisė
Rėrės sė plazhit dėgjohen dialektet
Nga tė gjitha viset
Pėshpėrisi zėshėm:ani pse u zbardha
Nė Durrės i pashė tė gjitha ėndrrat e mia nėpėr mote...
Durrės, 02,08.2003
LEHTAS ZGJOHEN TĖ GJITHA MUZAT
Nė Durrės dita ėshtė fare e shkurtėr
Pėr t'i parė tė gjitha mrekullitė
Ajo tė shalon nė ngarendje
Ngarendja t'i dhuron mijėra panorama
Dhe bebėzat bymohen...
Nuk di ē'tė josh mė parė
Ekspēonatet nė muzeun e qytetit
Ēartazi tė pėrshpėrisin nė vesh
Tė hedhin nė botėn e ėndrrave
Halucinacionet paraqiten nė mesditė
Ėndrrat rreshtohen njėra pas tjetrės
Nė portin e vjetėr tė Durrėsit
Dhe ti si princ me kurorė ilire nė kokė
Kaluron krenar...
Mbi Durrės edhe nata nuk fle
Gjumi harron se ē'duhet bėrė
Akrepat humbin gravitacionin nėn kėmbė
Buzė bregut ēdo valė qė vie nga largėsia
Tė pėshpėrit nga njė melodi me harfė
Dhe lehtas zgjohen tė gjitha muzat...
Durrės, 29.08.2003