Valentino Rosi
Gara e fundit e sezonit tė Moto Gp ėshtė firmosur sėrish nga Valentino Rosi. Piloti italian ka mbyllur nė mėnyrėn mė perfekte njė sezon qė e pa sėrish nė piedestalin botėror, duke paraprirė mbi vijėn e finishit Sete Zhiberno dhe Loris Kapirosit. Njė garė e mrekullueshme ajo e Doktorit qė nuk i ka falur asgjė kundėrshtarėve tė tij. Nė pėrfundim tė garės pezaresi ka bėrė tė ditur dhe tė ardhmen e tij e cila do tė jetė larg Hondas. Njė lamtumirė qė vjen mbas katėr vitesh triumfi dhe lavdi. Dua tė falenderoj Hondan meqėnėse nuk do tė garojmė mė sėbashku.
Kam kaluar katėr vite tė mrekullueshme ketu duke sigluar suksese tė paharrueshme. Unė do tė vazhdoj tė mbetem njė pilot i Hondas deri mė 31 dhjetor duke respektuar kontratrėn qė mė lidh me ta, mė pas do tė largohem.
Ju siguroj qė nuk ėshtė njė skuadėr e madhe por ėshtė njė sfidė qėunė e pranoj me kėnaqėsi. Pavarsisht se Rosi nuk dėshiron ta bėjė ende tė ditur sipas tė gjitha gjasave destinacioni i tij i ardhshėm do tė jetė pikėrisht Jamaha.
Njė motorr pa lavdi dhe pėr Valen pikėrisht kjo do tė jetė sfida, tė udhėheqė drejt fitoreve njė skuadėr qė nuk fiton. Pėr mė tepėr tek skuadra tjetėr japoneze ai do tė ndiqet dhe nga mekaniku i tij i besuar Xheremi Burges, qė bashke me Doktorin kėrkon tė hapė njė faqe tė re nė botėn e motorrave |